• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gati 12 mijë shqiptarë iu drejtuan BE-së për azil për 9-mujorin, në shtator fluks kërkesash

15:05 : 21/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Ndonëse me ritme më të ngadalësuara në krahasim me dy vitet e mëparshme, shumë shtetas shqiptarë vijojnë të kërkojnë azil në një nga vendet e Bashkimit Europian edhe në 2023.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se për periudhën janar-shtator, aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil ishin gati 12 mijë (11,865). Në krahasim me vitin 2022, kur u shënua niveli më i lartë i pas pandemisë, kërkesat për azil kanë rënë me 32%, duke treguar për një ritëm më të ulët të ikjeve në raport me vitin e mëparshëm.

Gjithsesi, në shtator u konstatua sërish një rritje e fluksit në krahasim me muajt e mëparshëm. Në shtator, kërkesat për azil arritën në 1240, që është niveli më i lartë që nga muaji mars, kur kishte mbi 1500 aplikime. Në gusht niveli i aplikimeve kishte rënë në rreth një mijë.

Përgjithësisht, rreth 60% e atyre që kërkojnë azil aplikojnë për herë të parë, ndërsa pjesa tjetër janë riaplikime.

Lexo edhe:

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

Franca vijon që të jetë shteti kryesor ku drejtohen shtetasit shqiptarë që duan të kërkojnë azil, si rrjedhojë e politikave më sociale që ai ndjek.  Në vend të dytë është Gjermania, e ndjekur nga Italia.

Kërkesat për azil në Europë

Sipas Eurostat në muajin shtator të këtij viti 98 240 shtetas jo të BE-së aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së, një rritje prej 10% krahasuar me shtatorin 2022 (89 370).

Kishte gjithashtu 5 265 aplikime të përsëritshme, një rënie prej 20% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar (6 555).

Shtetasit sirianë mbeten grupi më i madh i azilkërkuesve

Ashtu si në muajt e mëparshëm, në shtator 2023, sirianët vazhduan të ishin grupi më i madh i njerëzve që kërkonin azil (19 220 aplikantë për herë të parë). Pas tyre vinin turqit (10 200), ndjekur nga afganët (9 215), venezuelasit (5 290) dhe kolumbianët (5 230).

Gjermania, Spanja, Franca dhe Italia morën 67% të të gjithë aplikimeve për azil për herë të pare

Ngjashëm me muajt e mëparshëm, në shtator 2023, Gjermania (27 885), Spanja (13 395), Franca (13 100) dhe Italia (11 930) vazhduan të marrin numrin më të madh të aplikimeve për azil për herë të parë, duke përbërë 67% të të gjithë aplikantët për herë të parë në BE.

Në shtator 2023, totali i BE-së i aplikantëve për herë të parë për azil ishte 21.9 për njëqind mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2023), shkalla më e lartë e aplikantëve të regjistruar për herë të parë në shtator 2023 u regjistrua në Austri (87.6 aplikantë për njëqind mijë njerëz), e ndjekur nga Qiproja (79.3) dhe Greqia (74.7 ). Ndërsa shkalla më e ulët është vërejtur në Hungari (0.03).

4 055 të mitur të pashoqëruar që aplikojnë për azil në vendet e BE-së

Në shtator 2023, 4 055 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE, kryesisht nga Siria (1 575) dhe Afganistani (980).

Vendet e BE-së që morën numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishin Holanda (910), e ndjekur nga Gjermania (775), Austria (705), Bullgaria (490) dhe Greqia (380)./Monitor

Etiketa: AzilBEemigrante shqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10:06 : 25/06/2026
AKTUALITET

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

09:25 : 25/06/2026
BOTA

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026
BOTA

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

18:26 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Shapi dhe sheqeri”/ Çfarë tha në të vërtetë Parlamenti Evropian për Vjosë-Nartën?

15:52 : 19/06/2026
AKTUALITET

Antonio Costa: Ballkani Perëndimor është në axhendën e Këshillit të Europës

13:20 : 19/06/2026
Para

Shkodër - Policia kap "mat” një 36-vjeçar duke tentuar t'i grabisë me dhunë paratë shitëses në dyqan

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet