• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Edhe me BE-në, edhe me Rusisë, Baerbock-Serbisë: Nuk mund të ulesh në dy karrige

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock shprehu “shqetësim të madh për tendencat e propagandës nacionaliste” në vend.

08:58 : 06/12/2023
në RAJONI

Ministrja gjermane e jashtme, Annalena Baerbock, dhe homologia e saj sllovene, Tanja Fajon, duan të promovojnë integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimornë BE.  Por edhe vendet duhet të kryejnë reformat e tyre në këtë drejtim, thanë dy kryediplomatet pas një takimi të tyre të martën, 5.12.2023, në Lubjanë.

“Nuk mund të ketë zona gri në Evropë”, tha Annalena Baerbock. “Në një kohë kur presidenti rus, i cili në çmendurinë e tij perandorake po sulmon jo vetëm Ukrainën, por edhe rendin e paqes në Evropë, duhet të jetë e qartë se ne mbrojmë këtë paqe”, tha ministrja e Jashtme. Këtë e demonstruan 55 shtetet në takimin e fundit të OSBE-së në Shkup dhe kjo vlen edhe më shumë për Bashkimin Evropian.

Ballkani Perëndimor në BE – një domosdoshmëri gjeostrategjike

Ministret e Jashtme të Gjermanisë dhe Sllovenisë, Baerbock dhe Fajon, siguruan se duan ta shtyjnë përpara anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. “Ky zgjerim është një domosdoshmëri gjeostrategjike,” tha Tanja Fajon. Zgjedhjet e ardhshme në Serbi do t’i shtojnë një dinamikë të veçantë procesit.

Lexo edhe:

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

Është shumë e rëndësishme që në të njëjtën kohë me procesin e anëtarësimit në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, Ballkani Perëndimor të mos lihet anash. “Agresioni në Ukrainë ka rritur ndjeshëm rreziqet e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Fajon. Ajo u ankua për largimin e shumë të rinjve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, çka është pasojë e mungesës së perspektivës. “Ata nuk kanë më besim në historinë e këtij procesi të zgjerimit”, tha Fajon.

Tanja Fajon tha më tej se shpreson që zgjedhjet parlamentare në Serbi të jenë “demokratike dhe transparente”, por shtoi se edhe “BE-ja të dërgojë sinjale të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit. Fajon pret mbi të gjitha progres në negociatat e anëtarësimit me Bosnje-Hercegovinën dhe lehtësimin e vizave për Kosovën. “Deri në fund të dekadës ne duhet të ndërmarrim disa hapa të mëtejshëm në lidhje me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor”, tha ministrja e Jashtme sllovene.

Serbia të ndjekë rekomandimet e OSBE-së

Në lidhje me sjelljen e lidershipit në Beograd ndaj BE-së dhe marrëdhënieve të ngushta me Rusinë, Baerbock tha: “Kur flasim tani për zgjerimin, është e qartë se nuk mund të ulesh njëkohësisht dy karrige”. Prandaj, bisedimet e anëtarësimit duhet të shoqërohen me një angazhim për paqen, sigurinë dhe vlerat brenda Bashkimit Evropian. “Prandaj jam jashtëzakonisht e shqetësuar për zhvillimet e fundit, veçanërisht në Serbi, në lidhje me tendencat propagandistike nacionaliste”, tha ministrja e Jashtme gjermane.

Vucic me syze, kostum, i mbuluar nga një mori flamujsh të vegjël serbë.
Vuçiç në eufori zgjedhore: Presidenti i Serbisë duke përshëndetur simpatizantët e vet në një miting.Fotografi: Darko Vojinovic/AP Photo/picture alliance

Qëndrimi i Serbisë ka ndikim edhe në çështjen e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet Serbisë dhe BE-së. “Kjo do të thotë gjithashtu se ne po i ndjekim nga afër zgjedhjet e reja në Serbi”, tha Baerbock. Qeveria serbe duhet të zbatojë rekomandimet e OSBE-së në lidhje me institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut nga zgjedhjet e fundit në vitin 2020, paralajmëroi Baerbock. Politikania e Partisë së Gjelbër përmendi në mënyrë specifike “dështimin për të garantuar qasje të barabartë në media për të gjithë kandidatët politikë në të kaluarën” dhe foli për presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e funksioneve dhe burimeve publike nga qeveria serbe.

“Kjo është arsyeja pse është po aq e rëndësishme që t’i shikojmë nga afër këto pika me synimin për zgjedhjet e reja,” tha Baerbock. Edhe nëse disa nga këto pika janë në të kaluarën, ato janë ende një problem sot.

Baerbock ishte në Lubjanë për një vizitë të shkurtër dypalëshe. Atje ajo foli me kolegen e saj sllovene Tanja Fajon dhe me kryeministrin Robert Golob. Ministrja e Jashtme gjermane vizitoi edhe Qendrën Kombëtare të Logjistikës, e cila u pajis rishtazi për situata krize pas përmbytjeve të fundit. Gjermania ishte vendi që i dha Sllovenisë ndihmën më të shpejtë pas katastrofës së përmbytjeve./Dw

Etiketa: Analenna BaerbockBERusiSerbi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10:06 : 25/06/2026
AKTUALITET

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

09:25 : 25/06/2026
BOTA

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026
BOTA

Demaskoi vite më parë lidhjen romantike të Putin, gjendet i vdekur gazetari rus

10:08 : 23/06/2026
BOTA

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

18:26 : 22/06/2026
BOTA

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krime

09:09 : 22/06/2026
Para

Rritet një tjetër taksë/ Sa do paguajnë më shumë bizneset e familjet në Tiranë

TË GJITHA

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:53 : 25/06/2026

Rrezikohet samiti i NATO në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026

Kreu i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë: Rama dhe Berisha e kanë kapur Shqipërinë prej fyti

19:35 : 25/06/2026

“Balluku i ka vjedhur paratë tona!”, qytetari: Duam dorëheqjen e Ramës pa negocim

19:34 : 25/06/2026

Sot protesta e 26-të, nis grumbullimi i qytetarëve te sheshi Skënderbej

19:19 : 25/06/2026

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

19:12 : 25/06/2026

RSF: Gazetarët në Shqipëri nën presion, qeveria nuk po mban premtimet

19:08 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibommeritbetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet