• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi, Veliaj i jep 50 mln lekë ish-drejtorit të IKMT-së të arrestuar për korrupsion

08:52 : 24/11/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një ish-zyrtar i arrestuar për korrupsion ka arritur të fitojë një tender nga Bashkia e Tiranës. Në fakt, Veliaj njihet për afrimitet apo edhe bashkëpunim me eksponentë të krimit, të akuzuar për vepra penale të ndryshme me të cilët vepron në fshehtësi. Por, kësaj herë ai ka dalë haptazi, pasi tenderin me vlerë 50 milionë lekë ia ka dhënë një ish-drejtori të IKMT-së të arrestuar në vitin 2021 në Burrel për korrupsion.

BoldNews.al ka siguruar dokumente nga Bashkia e Tiranës apo edhe Agjencia e Prokurimeve që faktojnë se Veliaj i ka dhënë firmës “Lurimi”, me pronar Lutfi Miftari, tenderin për pyllëzime në Zall Herr. Por, z.Miftari është arrestuar dhe më pas proceduar nga policia për korrupsion, gjatë kohës që ka drejtuar IKMT-në e Burrelit. Kur ishte drejtor, Miftari ia dhuroi aksionet vajzës së tij. Ndërkohë, kohët e fundit ai i ka rimarrë të gjitha aksionet dhe është pronar me 100 % të aksioneve.

Faksimile: Shpallja e njoftimit të fituesit të tenderit për pyllëzime në Zall Herr, tender i fituar nga firma “Lurimi”

Në shtator të vitit 2021, Policia e Shtetit lajmëroi se kishte finalizuar operacionin “Bankomati”. Në pranga ra Lutfi Miftari, 56 vjeç, i cili u arrestua në atë kohë për korrupsion, pasi mori ryshfet nga kompania private e kromit për të mos raportuar shkeljet e kryera nga kjo firmë. Policia lajmëroi në atë kohë se ryshfeti ishte 50 mijë lekë, ndërsa shuma u sekuestrua nga policia. Madje, në banesën e drejtorit u sekuestruan edhe 29.500 euro, 1300 dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

Ndërkohë, koha kaloi dhe emri i z.Miftari ka dalë sërish në “dritë”. Kësaj herë lidhet me tenderin e Bashkisë së Tiranës, që në datën 17 nëntor 2023 e ka shpallur fitues firmën “Lurimi” në procedurën “shërbim konsulence” për objektin “hartimi i planit të mbarështimit të ekonomisë pyjore Zall Herr-Priskë” në pronësi të Bashkisë Tiranë. Firma “Lurimi” me NUIS J68403912U ofroi 4.529.000 lekë pa TVSH, ose mbi 50 mijë euro, ndërsa firma tjetër në garë është s’kualifikuar nga tenderi.

Lexo edhe:

SPAK: Gentian Sula tentoi të fshehë apartamentin sekret të Veliajt te “Kodra e Diellit”

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Faksimile: Firma “Lurimi” ka pronar z.Lutfi Miftari, ish-drejtor i IKMT-së në Burrel

Dokumenti i mësipërm është ekstrakti i Qendrës Kombëtare të Biznesit të firmës “Lurimi” që fitoi tenderin 50 milionë lekë të vjetra për shërbim konsulence në Bashkinë e Tiranës. Pronar dhe administrator është z.Lutfi Miftari, që ka emërim deri në nëntor 2027.

Ndërkohë, në dokumentet shoqëruese që janë mosha dhe të dhëna të tjera, mësohet se bëhet fjalë për të njëjtin person, ish-drejtorin e IKMT-së të arrestuar në 2021-shin për korrupsion. Në atë kohë, z.Miftari nuk ishte pronar i firmës, pasi aksionet ia kishte dhuruar një të afërmi. Kohët e fundit ai ka rimarrë të gjitha aksionet në formën e dhurimit. Dhe më pas do të bëjë konsulencë te Lali Eri për të pyllëzuar zonën e Zall Herrit.

Etiketa: bashkia tiraneErion VeliajLurimiLutfi Miftaritender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK: Gentian Sula tentoi të fshehë apartamentin sekret të Veliajt te “Kodra e Diellit”

18:05 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

15:20 : 05/08/2025
AKTUALITET

Në 5 muaj, bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët

08:07 : 05/08/2025
AKTUALITET

Çudira shqiptare! Ndoc Kulla merr 5.5 mln € tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

15:17 : 04/08/2025
AKTUALITET

Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës. Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat

12:07 : 04/08/2025
AKTUALITET

“Erion Veliajn e kanë keqtrajtuar”, Berisha tregon prapaskenat: Ja kush e vizitoi në burg bashkë me Ulsi Manjën

10:54 : 04/08/2025
Para

Ja si do të eliminohen turbulencat në fluturimet me avionë

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 6 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:14 : 05/08/2025

Miliarda me tenderat e AKSHI-t/ BKH ushtron kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” të Ermal Beqirit

23:07 : 05/08/2025

Paradoksi/ Greqia me numrin më të madh të bizneseve të vogla në BE, por me produktivitetin më të ulët

22:49 : 05/08/2025

Kualifikueset e Champions/ Rangers fiton në shtëpi, surprizën e bën kampioni i Qipros

22:45 : 05/08/2025

Krenar Çoçaj “harron” Luana Vjollcën, e zëvendëson me miss-in Endi Demneri. Kapen “mat” në Ibiza

22:38 : 05/08/2025

“Klub me drejtorë e këshilltarë fantazëm”/ “Guerrilsat” vijojnë reagimet kundër situatës te Partizani

22:23 : 05/08/2025

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

22:21 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com