• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Tensione te Kryesia, garda u mbyll derën deputetëve të PD. Ata futen nga dritarja. PS kalon online

12:20 : 06/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Tensione këtë të hënë te kryesia e Kuvendit, ku punonjësit e gardës bllokuan hyrjen në godinë të deputetëve demokratë.

Paraditen e sotme, deputetët e PD kishin parashikuar të zhvillonin një mbledhje grupi në ambjentet e kryesisë Kuvendit. I pari që mbërriti ishte kryedemokrati Sali Berisha, i cili pas një prononcimi për gazetarët, hyri në oborrin e instititucionit.

Pas kësaj, punonjësit e gardës mbyllën portat për të ndaluar hyrjen e disa ligjvënësve demokratë, ndaj të cilëve Komisioni i Etikës vendosi me votat e socialistëve përjashtimin me disa ditë nga punimet parlamentare. Megjithatë, me mbylljen e kangjellave të hrekurta, garda la jashtë dhe ligjëvënësit demokratë ndaj të cilëve nuk ka ndalim. Deputeti Flamur Noka gjeti si zgjidhje të kalojë kangjellat për tu futur në oborrin e kryesisë duke iu bashkuar Berishës.

Deputetë të tjerë u përplasjen verbalisht dhe fizikisht, duke u shtyrë me punonjësit e gardës të cilët bllokuan hyrjen.

Lexo edhe:

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

Kjo situatë vijojë për disa minuta, derisa garda lejoi kalimin e deputetëve demokratë ndaj të cilëve s’ka masë ndaluese për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

Më pas, disa prej deputetëve të prekur nga masa e ndalimit, u futën në godinë nga një prej dritareve të institucionit.
Screenshot_7
Screenshot_8

Berisha: Akt i pashembullt në historinë 32-vjeçare të pluralizmit. Bardhi: Ndalimi nuk përjashton mbledhjet e grupit

Teksa garada kishte bllokuar hyrjen për deputetët demokratë, kreu i PD Sali Berisha tha se ky është një akt i pashembullt në historinë 32-vjeçare të pluralizmit.

“Ky është parlamenti i Edi Ramës. Ky është parlamenti i Spiro Kolekës. Ky është parlamenti i një organizate kriminale të strukturuar. Shikoni çfarë ndodh, deputetët nuk lejohen të vijnë në zyrën e tyre. Ky është një akt i shëmtuar, ky është një akt i pashembullt në historinë 32-vjeçare të pluralizmit. Ky akt tregon tmerrin e Edi Ramës, tmerrin e organizatës së tij kriminale. Deputetët nuk mund të ndalohen në zyrat e tyre. Deputetët nuk mund të ndalohen të mblidhen në grupin e tyre. Kjo që bën Edi Rama, është akti më i shëmtuar, më i paprecedent. Të kërkon kohën kur dajo i tij kërkonte të fuste tanket dhe ushtrinë në protestën e studentëve. Kjo është fytyra më e turpshme e këtij institucioni, që në vend që të mbrojë interesat e qytetarëve, mbron interesat kriminale të Edi Ramës dhe bandës së tij. Ju nuk mund të bllokoni deputetët të shkojnë në zyrat e tyre. Ky Kuvend kaloi në klandestinitet”, tha Berisha.

“U bëj thirrje qytetarëve që të kuptojnë se cili është regjimi i Edi Ramës sot. U mbyll dyert deputetëve për të kaluar në zyrat e tyre, ndërsa deputetët e vet i kalon në klandestinitet në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Nuk ka akt më të shëmtuar, kurrë nuk ka ndodhur, as në Bjellorusinë e Lukashenkos. Ky është parlamenti Rama-Linda! Deputetët e opozitës janë të vendosur të përmbushin detyrimet e tyre. Edi Rama i ka hyrë lepuri në bark, i është kallur data nga krimet dhe pasuritë e paligjshme”, shtoi ai.

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11

Ndërkohë, Gazment Bardhi, pasi u lejuan kolegët demokratë pa masë ndalimi të futen në ambientet e brendshme të kryesisë së Kuvendit, mbajti një prononcim për gazetarët. Kreu i grupit parlamentar demokrat dënoi veprimet e gardës, duke u shprehur se masa e ndalimit dhënë nga “Etika” ndalon pjesëmarrjen në komisionet parlamentare dhe jo në mbledhjet e grupit.

“Deputetët e opozitës nuk lejohen të marrin pjesë në mbledhjen e grupit, sepse ky është vendimi i regjimit të Edi Ramës. Nuk lejohen të aksesojnë zyrat e tyre në kryesinë e Kuvendit, duke e trajtuar kryesinë e Kuvendit si vilën e Lindita Nikollës, e blerë me paratë e korrupsionit. Kryetarja aktuale e Kuvendit është i vetmi njeri, ministre arsimi, që është akuzuar nga kolegët e vet, që çonte badigardin për të marrë 3 mijë euro për një vend pune. Me lekët e korrupsionit bleu shtëpinë e saj, tani po e trajton edhe godinën e shtetit si shtëpinë e saj. Kolegët që lejohen do jenë aty për të treguar se ky është Kuvendi privat i Edi Ramës. Deputetët e opozitës kanë qenë dhe do jenë në betejë me këtë regjim. Kaq punonjës garde dhe punonjës të ruajtjes së sigurisë nuk u çohen bandave më të rrezikshme kriminale, i kanë vendosur përballë deputetëve të opozitës,” tha Bardhi i revoltuar.

Ai paralajmëroi kallëzim penal ndaj kryetares së parlamentit, Lindita Nikolla.

PS kalon online

Teksa opozita ka përshkallëzuar aksionin opozitar, PS ka vijuar me zhvillimin e mbledhjeve online. Komisioni për Ekonominë dhe Financat nisi në këtë formë, me prezencën virtuale të ligjvënësve socialistë. Një veprim që u aplikua edhe javën e kaluar, ndërsa opozita e cilëson jo ligjor.

PD, duke iu referuar rregullores së Kuvendit, është shprehur se mbledhjet online mund të kryhen vetëm “në rastet e masave të jashtëzakonshme që mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore”.

Berisha flet nga dritarja e kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve nisi me prani fizike të deputetëve, por u ndërpre. Vendimi i mor nga kryetarja e komisionit Klotilda Bushka pasi deputetë demokratë mësynë në sallën ku po mbahej mbledhja dhe debatuan me deputetët socialist, prezentë aty. Më vonë e njëjta skenë solli ndërprerjen e komisionit të Shëndetësisë dhe atij të Veprimtarisë Prodhuese. Komisioni i ligjeve u rimblodh online në 12:30. Online vijuan dhe mbledhjet në komisionet e tjera.

Deputetët demokratë janë angazhuar në bllokimin e punimeve të Kuvendit pasi shprehen se të drejtat e tyre po shtypen nga mazhoranca. Sipas opozitës, në mënyrë antikushtetuese, PS po pengon ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara nga PD si dhe po tenton të ‘përcaktojë’ opozitën duke refuzuar ndryshimet në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.

Etiketa: Kryesia e KuvenditparlamentPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025
AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

18:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Murrizi: Do të jem kandidat, nëse hapet gara për kryetar të PD-së

15:56 : 06/08/2025
AKTUALITET

Letra e Igli Hasanit, Berisha: Reagimi i “narko-ministrit” fakton farsën zgjedhore të 11 majit

13:33 : 05/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon videon: Vëzhguesit e PS kanë votuar në emër të qytetarëve

14:07 : 04/08/2025
Para

Vijojnë sulmet në Gazë, më shumë se 200 të vrarë gjatë natës

TË GJITHA

Zyrtare/ Kontratë 5 vjeçare, Armando Broja firmos te Burnley

18:24 : 08/08/2025

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025

Milani nis bisedimet me Man.United, tenton të huazojë Hojlund

18:03 : 08/08/2025

Video/ Cristiano Ronaldo shënon tre gola në fitoren e Al Nassr

17:54 : 08/08/2025

Radhën e ka kali

17:43 : 08/08/2025

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com