• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e gjyqtarit Arbër Çela

11:05 : 03/11/2023
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 3 nëntor vendimin për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Shkodrës, Arbër Çela.

Gjyqtari Çela u konfirmua në detyrë më 7 dhjetor 2022, por Komisionerja Publike, Irena Nino e gjeti të pabazuar vendimin e KPK. Bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ajo e ankimoi çështjen në Kolegj duke ngritur shkaqe për kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit. Në konkluzionet përfundimtare më 26 tetor, Nino kërkoi shkarkimin e Çelës për deklarim të pamjaftueshëm dhe mungesë të burimeve, që u kundërshtua si i pabazuar nga subjekti që pretendoi se provat i përmbysin shkaqet e ankimit.

Gjatë shpalljes së vendimit, kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Rezarta Schuetz paraqiti në mënyrë të përmbledhur argumentet mbi të cilat është bazuar lënia në fuqi e konfirmimit të këtij subjekti rivlerësimi.

Lidhur me një apartament me sipërfaqe 91.91 m2 në Tiranë, të blerë nga Çela në bashkëpronësi me një kushërirën e tij, Schuetz tha se Kolegji ka shqyrtuar deklarimet e tij për këtë pasuri, shpjegimet e dhëna dhe provat, prej nga është arritur në konkluzionin se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë lidhur me mosdeklarimin e një huaje 30 mijë euro si burim për pagesën e pjesës së tij takuese.

Lexo edhe:

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

10 arsye, përse anëtarët e KPA nuk mund të bëhen gjyqtarë Apeli

Ndërkohë, KPA, e ka gjetur të drejtë konkluzionin e KPK se kontributi i subjektit në këtë pasuri është 50 % dhe jo 78 % sa pretendoi Nino, e cila u bazua në vlerën e paguar në bankë nga gjyqtari Çela.

Mbështetur në këtë konkluzion, është verifikuar mundësia e huadhënësit dhe u çmua se ai ka pasur mundësi për dhënien e vlerës 30 mijë euro, duke e rrëzuar edhe këtë pretendim të Komisioneres.

Lidhur me dyshimin për fshehje të pjesës së apartamentit në emër të kushërirës, KPA vëren se Komisonerja është tërhequr nga ky dyshim dhe për rrjedhojë e bënë të panevojshme verifikimin e mundësisë së ish-bashkëpronares për pagesën e pjesës së saj takuese. Megjithatë, KPA u shreh se ka verifikuar mundësinë e bashkëpronares prej nga ka rezultuar se me të ardhurat nga puna dhe huatë që ka marrë, të paguante pjesën e saj takuese 50 %.

Në përfundim, pasaktësia për mosdeklarimin e huasë, nuk është konsideruar penalizuese.

Po ashtu, KPA nuk ka gjetur probleme penalizuese as në pretendimet e ngritura nga Komisionerja në kriterin e figurës dhe profesionalizmit, duke vendosur lënien në fuqi të konfirmimit të gjyqtarit Arbër Çela./Reporter.al

Etiketa: Arbër ÇelagjyqtarKolegji i Posaçëm i Apelimitkpakpk

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

11:40 : 06/05/2026
AKTUALITET

10 arsye, përse anëtarët e KPA nuk mund të bëhen gjyqtarë Apeli

11:34 : 01/04/2026
AKTUALITET

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

09:01 : 21/03/2026
AKTUALITET

Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador /EMRI

09:55 : 20/03/2026
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e arrestuar, Aurel Zarka

19:11 : 05/03/2026
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Albana Palaj

17:39 : 04/03/2026
Para

EMRI/ Kush është miku i Aldo Bares i arrestuar për trafikun e 300 kg drogë, iu sekuestruan dhe 2 resorte

TË GJITHA

Scaloni ul tensionet para Angli-Argjentinë: Është vetëm një ndeshje futbolli

16:04 : 15/07/2026

“Belinda në qendër të skandalit të Bankers”/ Kallëzim i ri në SPAK për Ballukun

16:01 : 15/07/2026

Kosovë/ Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku

15:49 : 15/07/2026

Pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit, rriten sërish çmimet e naftës

15:43 : 15/07/2026

Tragjedi në Gjirin e San Franciskos/ Një i vdekur dhe dy të zhdukur pas fundosjes së një varke

15:37 : 15/07/2026

Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij/ EMRI

15:23 : 15/07/2026

Boçi: Reforma Territoriale nuk mund të bëhet me etapa të kapërcyera, të shtyhet afati i Komisionit

15:14 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişCasibomjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş