• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjak dhe armë për pronat në Kepin e Rodonit, policia vetëm mbledh gëzhojat!

15:05 : 29/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Mesditen e së dielës, më datë 29 tetor 2023, në hyrje të Parkut të Kepit të Rodonit në Durrës, ka ndodhur një përplasje me armë. Disa persona janë gjakosur, ndërkohë që është përdorur edhe arma. Nga pamjet që ka siguruar redaksia e BoldNews.al, shikohet që personat kanë përdorur edhe armë, tip pistoletë.

Konflikti mësohet se ka ndodhur mes një personi të quajtur B.Kaculi, i cili ka edhe një pronë në hyrje të Parkut dhe rojeve të Parkut të Kepit të Rodonit. Këta të fundit dyshohet se kanë përdorur edhe pistoletat, në tentativë për të larguar familjen Kaculi. Por, nga burime të redaksisë mësohet se i gjithë konflikti është për një pronë, e cila ka dy certifikata pronësie. Një nga familja Kaculi dhe një tjetër nga Kisha Francceskane. Por, në “lojë” janë futur edhe të fortët e zonës, të cilët janë kundër familjes Kaculi, pasi në pronën e tij synojnë që të shkojnë në det, për të ndërtuar edhe një mol. Pra, një skemë e pastër, ku në lojë janë futur një mori institucionesh, që nga Kadastra, Policia e Shtetit, Njësia Administrative, Bashkia e Durrësit apo edhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Lexo edhe:

Kapen me drogë dhe armë, arrestohen tre shqiptarë në Selanik

Zhupa: Policia e shtetit po dështon në garantimin e rendit dhe sigurisë në Sarandë

Në foto: Makinat e policisë në hyrje të Parkut të Kepit të Rodonit dhe gëzhoja e gjetur në vendngjarje

Redaksia e BoldNews.al ka siguruar disa foto nga vendngjarja, ku atje kanë shkuar mjete të policisë dhe ambulanca. Disa persona janë shoqëruar në polici dhe të tjerë të dëmtuar do të shkojnë për mjekim në Spitalin e Durrësit. Por, nga ajo që shihet është se konflikti ka ndodhur në hyrje të Parkut, atje ku është vënë një tra për të mbledhur lekët e vizitorëve Në krahun e djathtë kur kyn në këtë park, është prona e familjes Kaculi, ku nga ana e rojeve të armatosur është tentuar që të rrethohet. Janë vendosur disa shtylla betoni, ndërsa janë hapur edhe kanale. Por, për atë pronë janë dy certifikata.

“Sot, kanë filluar të punojnë përsëri duke rrethuar tokën e familjes Kaculi. Në këto momente po rrihen dhe po përdoret edhe arma. Policia duhet të jetë tani rrugës duke shkuar. Janë gjakosur katër vetë. Këtu janë për burg në radhë të parë policia që i mbron” tha një person për BoldNews.al. Më tej pohon se, në vendngjarje shkoi policia në momentin që u lajmërua Salla Operative.

“Oficerët dhe të plotfuqishmit e zonës nuk ndërhyjnë. Bashkëpunojnë me ata që kanë armë” thotë një banor, që denoncoi.

Në foto: Projekti i ndërtimit në Kepin e Rodonit, ku prona Kaculi kërkohet që të ketë një “dalje” në det

Ndërkohë, redaksia e BoldNews.al mësoi se i gjithë konflikti është për një tjetër projekt madhor. Disa metra larg tokës së z. Kaculi janë ndërtuar vilat e para, për të ashtuquajturën “Cape of Rodon Resort”. Është një projekt i ngjashëm e ato që po ndërtohen në Jug, ndërsa sipas informacioneve do të ndërtohen vila individuale, dyshe apo katëshe. Disa janë ndërtuar, teksa synohet që projekti të zgjerohet.

“Shikoje pse bëhet lufta. Duan të garantojnë këtë mini port/ dalje në det (foto më sipër). Janë disa persona nga veriu që kanë ndërtuar në atë zonë dhe rojët e Parkut janë po nga veriu, të vënë disa javë më parë. Po bashkëpunojnë që të largojnë me forcë familjen Kaculi, nga fshati Shetaj. Edhe projekti që është ndërtuar ka qenë pronë e Kishës, madje në atë vend kanë qenë edhe varrezat dhe një kishë e vjetër. I prishën dhe po marrin pronat e banorëve të zonës me forcë që të bëjnë resorte” thanë banorët për redaksinë e BoldNews.al.

Nën zë, të gjithë banorët e fshatit Shetaj pohojnë se pas këtij projekti qendron një deputet. Por, asnjëri nuk pranon që të japë emra apo edhe përkatësi politike.

“Po e bëjnë me forcë. Po na marrin pronat me forcë” përfundojnë ata.

Etiketa: Armekepi i rodonitkonfliktpolicisherr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kapen me drogë dhe armë, arrestohen tre shqiptarë në Selanik

13:00 : 19/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Policia e shtetit po dështon në garantimin e rendit dhe sigurisë në Sarandë

12:05 : 19/10/2025
RAJONI

Operacion policor në Zveçan dhe Zubin Potok

08:14 : 19/10/2025
AKTUALITET

U konfliktua me disa persona dhe i kërcënoi me armën e shërbimit, nis hetimi ndaj policit të Kamzës

15:19 : 18/10/2025
AKTUALITET

EMRI-VIDEO/ Me armë poshtë sediljes së makinës, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

11:26 : 18/10/2025
AKTUALITET

E godet me kosore në kokë dhe i thyen krahun, 56-vjeçari “masakron” një 39-vjeçar në Bushat

10:10 : 18/10/2025
Para

Serie A/ Çfarë përmbysje fantastike! Cagliari po humbiste 0-3, triumfon në limite 4-3

TË GJITHA

Uefa Youth League/ Rezultat historik në Europë, Skënderbeu i të rinjve reziston ndaj Aston Vilës

18:54 : 21/10/2025

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

18:48 : 21/10/2025

Aksident në Qafë Plloçë/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, njëra shpërthen në flakë

18:31 : 21/10/2025

Tronditëse në Greqi, 18-vjeçari mbyt nënën e tij me peshqir

18:30 : 21/10/2025

Hiqet termi “gjithpërfshirëse”/ Miratohen në komision ndryshimet e projektligjit për Barazinë Gjinore

18:15 : 21/10/2025

Tom Doshi del nga SPAK pas 2 orësh: Kolegët më thirrën për një çështje që s’ka lidhje me mua

18:08 : 21/10/2025

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë spekulimet: Trump dhe Putin nuk do të takohen

17:56 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com