• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjigantët e teknologjisë në SHBA rrisin me shpejtësi shpenzimet për inteligjencën artificiale

22:33 : 04/11/2025
në BOTA, Teknologji

Gjigantët e teknologjisë po investojnë shuma rekord për zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI), duke e përshpejtuar garën për dominim në një treg që po transformon ekonominë globale dhe po ngre çmimet e aksioneve në nivele historike.

Kompanitë Meta, Alphabet dhe Microsoft kanë konfirmuar në raportet e tyre të fundit financiare se do të rrisin ndjeshëm buxhetet kapitale për të ndërtuar qendra të dhënash, për të blerë çipa dhe për të përmirësuar infrastrukturën teknologjike që mbështet produktet e tyre të bazuara në AI.

Meta: Koha për të përshpejtuar

“Meta”, e drejtuar nga Mark Zuckerberg, ka njoftuar se shpenzimet kapitale për vitin 2025 do të variojnë nga 70 deri në 72 miliardë dollarë, duke tejkaluar parashikimet e mëparshme.

Për vitin 2026, kompania pret një rritje “dukshëm më të madhe”. Zuckerberg e justifikoi këtë qasje agresive duke theksuar se AI do të gjenerojë mundësi të reja, si në zhvillimin e produkteve, ashtu edhe në përmirësimin e platformave ekzistuese për reklama dhe përmbajtje.

Lexo edhe:

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

“E drejta është të përshpejtojmë”, tha Zuckerberg, duke shtuar se “aktualisht operojmë nën mungesë të fuqisë kompjuterike.”

Meta synon të konkurrojë drejtpërdrejt me kompani si OpenAI, që po udhëheqin zhvillimet më të fundit në fushën e inteligjencës artificiale.

Alphabet dhe Microsoft në të njëjtin drejtim

Edhe Alphabet, kompania mëmë e Google dhe YouTube, ka rritur ndjeshëm pritshmëritë e saj për investime.

Sipas të dhënave të publikuara, shpenzimet kapitale për këtë vit do të arrijnë 91 – 93 miliardë dollarë, nga 85 miliardë të parashikuara më parë, pothuajse dyfishi i asaj që u shpenzua në vitin 2024.

“Vazhdojmë të rrisim investimet tona në AI”, deklaroi drejtuesi i kompanisë, duke e cilësuar teknologjinë si shtyllën e ardhshme të rritjes së Google.

Në të njëjtën linjë, Microsoft njoftoi se shpenzimet e saj për tre mujorin deri më 30 shtator arritën 34,9 miliardë dollarë, shumë më tepër se pritshmëritë e tregut.

CEO i kompanisë, Satya Nadella, tha se Microsoft po forcon investimet në kapital dhe talente njerëzore për të përfituar nga mundësitë “enorme” që ofron AI. Ai theksoi se platformat Azure dhe produktet e tjera të AI-së “kanë ndikim real në botë”.

AI, motori i ri i ekonomisë amerikane

Entuziazmi i investitorëve për AI ka ndihmuar që këto kompani të tejkalojnë ndjeshëm tregun më të gjerë financiar.

Indeksi S&P 500 është lënë pas, teksa vlera e aksioneve të gjigantëve të teknologjisë po ngjitet në nivele rekord.

Megjithatë, analistët e Wall Street po vëzhgojnë nga afër nëse këto investime kolosale po përkthehen në fitime konkrete.

Sipas Aditya Bhave, ekonomist në Bank of America, “AI është bërë një nga dy shtyllat që po mbajnë ekonominë amerikane gjallë, krahas konsumatorëve. Nëse ky sektor vazhdon të qëndrojë i fortë, është një sinjal pozitiv për rritjen e PBB-së.”

Fitimet nën presion, por investimet nuk ndalen

Meta raportoi një rritje të të ardhurave, por një rënie prej 83% të fitimeve vjetore, që ranë në 2,7 miliardë dollarë për shkak të një tatimi të njëhershëm.

Në kontrast, Microsoft shënoi një rritje të fitimeve prej 12%, duke arritur në 27,7 miliardë dollarë, ndërsa Alphabet regjistroi një rritje prej 33%, me afro 35 miliardë dollarë fitime.

Pavarësisht ndryshimeve në rezultate, një gjë është e qartë. Lufta për dominimin në fushën e inteligjencës artificiale sapo ka filluar, dhe kompanitë më të mëdha të botës po garojnë pa frena për të zënë pozicionin kryesor në epokën e teknologjisë që do të përcaktojë dekadat e ardhshme.

Etiketa: GoogleMicrosoftOpenAISHBA

Lajme të lidhura

BOTA

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026
BOTA

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026
BOTA

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri

14:40 : 23/06/2026
BOTA

Plani për paqe/ Si po shkojnë bisedimet SHBA-Iran

09:40 : 23/06/2026
Lajmet e Dites

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

08:56 : 22/06/2026
Para

Vrasja brutale e Aurora Tilës në Itali, mamaja e 13-vjeçares: Dënimi i autorit i pamjaftueshëm

TË GJITHA

DW: Dorëheqja e Starmer-it dhe siguria e Evropës

15:50 : 24/06/2026

Qershori mbyllet me të nxehtin afrikan, sinoptikania: Temperaturat, 6 gradë më të larta se normalja e muajit

15:45 : 24/06/2026

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

15:38 : 24/06/2026

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

15:36 : 24/06/2026

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

15:15 : 24/06/2026

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

15:08 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş