Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi edhe në mbledhjen e fundit një sërë lejesh ndërtimi për disa objekte me funksione të ndyshme. Mes lejeve të dhë nga KKT përfshihet dhe për 12 kulla të reja në Tiranë, pavarësisht akuzave për betonizimin e kryeqytetit.
Një prej lejeve për kullë i është dhënë kompanisë “Usluga” sh.p.k. të ish-deputetit socialist Sadri Abazi, i cili do të ndërtojë një kullë banimi me 40 kate mbitokë dhe 5 kate nëntokë dhe kullë hotelerie 25, 26 kate mbitokë dhe 5 kate nëntokë, në zonën e “Bulevardit të Ri” në Tiranë.
Po ashtu KKT ka dhënë dhe lejen për kullën “Tirana New Boulevard”, me kulla prej 41 dhe 44 katesh mbi tokë dhe 8 katesh nëntokë, që do të ndërtohet në zonën e Bulevardit të ri nga kompanitë “Smart Construction Invest” sh.p.k dhe “Progeen” sh.p.k.
Gjithashtu, një leje për kullë 40 katësheKKT e ka dhënë dhe për “Green Living Company” sh.p.k., që do e ndërtojë në rrugën “Kristo Luarasi”. Si dhe një leje për kullë 40 katëshe është dhënë dhe në rrugën “Muhamed Gjollesha” kompanive “Develalb Construction” sh.p.k dhe “Edonil Konstruksion” sh.p.k.
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar edhe lejen për portin e ri të Durrësit si dhe për pallatet që përfshin projekti i ri i “Durrës Yacht Marina”
- Leje Ndërtimi për objektin: “Marina & Jahtet e Durrësit, Faza 1, Punime Detare”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh me 1, 7, 8 kate mbitokë, 1 kat nëntokë në parcelën A01”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar dhe disa leje për hotele dhe rezidenca në bregdetin e jugut, si tek “Green Coast Resort” i biznesmenti Samir Mane në Palasë, apo leje për hotele në Himarë dhe kompanisë “White Roads Hotel” të biznesmenit Florenc Gjikuria, si dhe kompanisë “Drymadhes Dream” të biznesmenit Julian Morina.
12 lejet e dhëna nga KKT për kulla në Tiranë:
- Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi 2-8 kate dhe 28 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Kristo Luarasi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vistas Enterprises” sh.a.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi 2-6 kate dhe 40 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Kristo Luarasi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Living Company” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Tower”, me vendndodhje në Rrugën: “Ibrahim Rugova”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holding” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt shërbimi dhe banimi 16 kate mbitokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Fortuzi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Qendra e Kongreseve 5 kate mbitokë dhe 3 kate nëntokë, Godine Banimi 40 kate mbitokë dhe 5 kate nëntokë dhe Godinë Hotelerie 25, 26 kate mbitokë dhe 5 kate nëntokë, në Rrugën “Bulevardi i Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Usluga” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana New Boulevard”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion residencial dhe shërbimesh prej 41 dhe 44 katesh mbi tokë dhe 8 katesh nëntokë, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Smart Construction Invest” sh.p.k dhe shoqërinë “Progeen” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Wind Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion residencial dhe shërbimesh prej 22 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën: “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati Construction” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe banimi 16-19-35 dhe 39 kate mbitokë”, me vendndodhje në “Bulevardin e Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana 2-Konstruksion” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbime 2 dhe 14 kate mbitokë, me 4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Vaso Pasha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Domus Group” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimi dhe hotelerie 6, 13, 20, 27, 34 dhe 41 kat dhe 5 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Muhamed Gjollesha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Develalb Construction” sh.p.k dhe shoqërinë “Edonil Konstruksion” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana West Block”, Objekt shërbimi, banimi dhe hoteleri 1-15 kate mbitokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “A.G.E Co & Co” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë polifunksionale 2-21 kate me 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Hoxha Tahsin”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Oni & Afa” sh.p.k.
Lejete e dhëna për hotele nga KKT në bregdetin e Qarkut të Vlorës:
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë Shërbimi Hotel me 1- 6 kate dhe 7 kate nëntokë”, me vendndodhje Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “White Roads Hotel” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Green Coast Resort II, Zona G8, Hotel dhe njësi shërbimi me 1, 2, 3, 4 dhe 6 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Seaside Hotel” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Green Coast Resort 2, Zona A1, Hotel me 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate, me 3 kate nëntokë dhe pishinë, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klais” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hoteleri dhe shërbime 1, 2, 3 dhe 4 kat me 3 kat nëntoke”, me vendndodhje Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Drymadhes Dream” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi me 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues Znj.Blerta Bendo dhe Z.Bujar Bendo.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë akomoduese rezidenciale dhe Marina Resort”, Blloku 4 (Objekti C3), me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Residence Vlorë” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks hoteleri dhe rezidencial “Luzaj Tower” 21 dhe 22 kat”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Eral Construction” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbime 4, 6, 7 dhe 8 kate me 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lazaj 2002” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me hoteleri dhe apartamente me shërbime turistike, 4 kate me tarracë të shfrytëzueshme, 1 kat nëntokë, pishinë dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Febi” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi restorant me 2 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Baitel (Bojo Resort)” sh.p.k.