• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha flet për aksionin opozitar dhe Ardi Veliun: Është kapur në përgjime me banda

“Ardiu Veliu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për shkak se është kapur në përgjime me banda”. Deklarata u bë këtë të enjte nga kreu i PD-së Sali Berisha në një emision televiziv. Berisha foli edhe për përshkallëzimin e aksionit opozitar duke treguar shkakun dhe qëllimin e saj. Gjithashtu, ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka lobuar kundër Kosovës për llogari të Beogradit.

21:44 : 19/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokrate Sali Berisha komentoi raportimet mediatike lidhur me largimin e Ardiu Veliut si drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Edhe pse s’ka ende një konfirmim zyrtar për këtë lëvizje, Berisha tha këtë të enjte se Veliu ka dhënë dorëheqjen pasi janë zbuluar përgjime të tij me banda kriminale.

“Dha dorëheqjen sepse është gjetur me Encrochat dhe SKYEÇ në kominikim me bandat më të rrezikshme. Por famëziu balla që i kërkon dorëheqjen është shimë më i regjistruar se ardi veliu në ato SKYEÇ dhe encrochat. E them me përgjegjësi të plotë. Ne jemi në këto kushte”, tha Berisha në emisionin “Open”.

Sipas një raportimi mediatik, arsyeja që Veliu ka vendosur të japë dorëheqjen është “sepse emri i tij ka dalë në dosjen e sjellë nga Franca në mesazhet e SKYEÇ, në komunikime me trafikantë të ndryshëm, para zgjedhjeve të vitit 2021”.

Berisha tha gjithashtu se nga 8 mijë telefona të kriptuar që janë përdorur në Shqipëri, pjesa më e madhe janë përdorur në Kryeministri.

Foto e treguar nga Berisha në emision

“Ja ku janë 3 telefonat e kriptuar të Ardi Veliut. Janë përdorur dhe nga Taulant Balla. Kanë pasur përqendrimin më të lartë në Shqipëri në ndërtesën e Këshillit të Ministrave. Më kanë thënë që kur përdor atë aplikacion, merr fund pjesa tjetër. Në Kryeministri ka pasur përqendrimin më të lartë në Shqipëri, këta telefona. Nga 8 mijë telefona të kriptuar, Kryeministria ka pasur përqendrimin më të lartë të tyre”, deklaroi Berisha.

Lexo edhe:

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Aksioni opozitar

Nisur me përshkallëzimin e aksionit opozitar që nisi sot në parlament, ku deputetë të opozitës penguan zhvillimin normal të seancës plenare, Berisha tha se kjo lëvizje do të vijojë.

“Do luftojmë, sepse ne jemi para zgjedhjes të luftojmë apo të bojkotojmë, bojkotin nuk e bëjmë”, tha ai. “Fillimi është ky, qëllimi është vazhdimi i saj deri në kthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Kjo nuk ka të ndalur, sepse jetojmë në kushtet e një monokracie të vërtetë”, u shpreh. Ai tha se në aksionin e saj opozita do të përdorë “mjetet që ka përdorur çdo lëvizje popullore”.

Kryedemokrati u shpreh se arsyet që u arrit në këtë vendim janë shtypja me votë nga mazhoranca i nismave të ndërmarrë nga opozita në parlament, përfshirë këtu projektligjet, rezoluta dhe komisionet hetimore që janë kërkuar nga PD.

“Kemi dorëzuar në 2 vite 31 ligje dhe 1 ose dy rezoluta që Rama i arkivon në sirtarët e Linda Nikollës, që s’mund të ndodhë kurrë. Kemi kërkuar 6 komisione parlamentare që në Kushtetutë është taksativ dhe këta secilin prej tyre e kanë kundërshtuar me qëllim e vetëm sepse Rama s’mund të pranojë të hetohet afera McGonigal për shkak se bashkë me Dorian Duçkën dhe Agron Nezën kanë vepruar si grup kriminal. Ka një shkelje universale të ligjit të konfliktit të interesit. S’ka institucion që mund të kontrollojë zbatimin e ligjit. Dhe këta nuk e lejojnë, po pse? Sepse shkeljet e panumërta janë te Edi Rama dhe familja Rama. Edi Rama s’duhet të kishte sot mandatin e deputetit. S’lejon koncesionet në shëndetësi të hetohen sepse është pas tyre. është pas aferës së sterilizimit”, tha Berisha.

Duke u ndaluar te refuzimi nga mazhoranca i kërkesës së PD për ndryshim të përbërjes së komisionit për reformën zgjedhore, Berisha tha se Ramës i duhet Enkeljd Alibeaj (bashkëkryetar i komisionit) “për arsye se ka peng Lul Bashën Bashën dhe atë (Alibeajn) dhe ata bëjnë çfarë u thotë, marrin porosi nga Taulant Balla dhe i zbatojnë”.

“Njëherë beteja në parlament dhe pastaj vazhdon beteja jashtë”, theksoi Berisha, duke shtuar se qëllimi është rikthimi i pluralitetit parlamentar dhe i votës së lirë për shqiptarët.

“Rama loboi kundër Kosovës”

Kryedemokrati dënoi qëndrimet e kryeministrit Edi Rama karshi qeverisë së Kosovës. Lidhur me deklaratat e fundit të Presidentit të Francës Macron gjatë vizitës në Tiranës që u interpretua si një kërcënim ndaj Kosovës për anulimin e procesit të liberalizimit të vizave, Berisha tha se ka pasur një lobim nga ana e Ramës në këtë aspekt.

“Rama loboi te Macron për llogari të Serbisë që Kosovës ti hiqen vizat”, akuzoi Berisha.

Lexo edhe – Berisha: Basha sulmoi në parlament Papulin, pasi mori vilat s’e përmendi më

Etiketa: ardi veliuEdi RamaopozitaPDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
Para

Rama flet për tensionet në Parlament: Unë nuk e di kush është PD-ja sot

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com