• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Urrejtja perverse dhe e pakuptimtë e Ramës ndaj Kurtit

22:22 : 18/10/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE, RAJONI

Nga Kim Mehmeti

Vlerësuar sipas reagimeve publike, ke përshtypjen se lajmi i rrejshëm për pezullim e liberalizimit të vizave për Kosovën më shumë i gëzoi kundërshtarët e Kurtit se sa shovenët serb.

Dhe u bë thuajse krejt e natyrshme dhe e pritshme që lajmet e këqijat Kosovës t’i vijnë nga Tirana. Nga po ajo Tiranë zyrtare që bënë çmos të mos e dëmtojë miqësinë me Beogradin.

Ndërkohë në vend se në Tiranë, Presidenti i Serbisë shkoi atje ku e thërret gjaku – në Kinë. Mbase duke e ditur se në samitin e Procesit të Berlinit denjësisht do e përfaqësojë Kryeministri i Shqipërisë.

Presidenti Serb shkoi atje ku u takuan mjeshtërit e luftës, ata që do e mbështesin Serbinë deri në serbin e fundit që është i gatshëm të vdesë për kish e atdhe?!

Lexo edhe:

Washington Examiner: Lidhja e ngushtë e Ramës me Sorosin ndikoi te vendimet për sanksionet e SHBA në Shqipëri

Celibashi i pret hovin Ramës: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

Kur jemi te lufta duhet thënë qartë e shqip: ajo është mallkim dhe vetëm idioti e fton dhe i gëzohet asaj. Siç duhet thënë edhe atë se vetëm budallai mbetet pacifistit dhe kozmopolitit i pathyeshëm duke ia kthyer shpinën luftës edhe kur ajo i vjen te dera.

Dhe është mëkat që fqinjit t’ia duash të keqen, por vetëm i çmenduri nuk shqetësohet kur ka komshi keqbërësin e armatosur i cili ia dëshiron zhdukjen.

E neve na ka rënë në hise të kemi fqinj një shtet të cilin e drejtojnë mjeshtërit e luftës, e jo urtësia e paqësorëve. Pra ne kemi të bëjmë me një Serbi, burrështetasit e së cilës e projektuan gjakderdhjen e djeshme në këto hapësira, ata që zbatojnë urdhrat e kishës ortodokse, e cila patriotizmin serb e ushqen me urrejtjen ndaj shqiptarëve.

Dhe sot, kur shumëçka është katandisur udhës së çmendurisë, duhet të bëhemi gati për më të keqen, ngaqë të mirën mund ta përballim edhe të papërgatitur.

Pra duhet të na shqetësojnë aktet terroriste serbe në Veri të Kosovës, poaq saç duhet të na trishtojë edhe mos ndjeshmëria e Kryeministrit shqiptarë ndaj armatosjes së Serbisë.

Kështu që me mendje e me gjitha që kemi duhet të jemi në Veri të Kosovës. Dhe assesi të mos i besojmë Kryeministrit të Shqipërisë, i cili këmbëngul se Beogradi është tempulli i të mirës sonë.

Ku ta dish, mbase e kemi fat të përjetshëm kolektiv që në kohë më të vështira dhe vendimtare të jemi në duart e atyre që as fatkeqësia kolektive nuk i shqetëson aq sa humbja e pushtetit. E të cilët i zgjodhëm ne që nuk e kuptuam se lirinë dhe atdheun duhet mirëmbajtur, se ato nuk i lihen në duar çdokujt.

*Marrë nga “FB” i autorit. Titulli origjinal: Sa më e shpjegueshme është urrejtja e Vuçiqit ndaj Kosovës aq më perverse dhe e pakuptimtë është ajo e Ramës ndaj Kurtit! 

Etiketa: albin kurtiEdi Ramakim mehmetiVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Washington Examiner: Lidhja e ngushtë e Ramës me Sorosin ndikoi te vendimet për sanksionet e SHBA në Shqipëri

11:45 : 10/10/2025
AKTUALITET

Celibashi i pret hovin Ramës: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

10:56 : 10/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja rrëzoi zgjedhjet në Tiranë/ A do të japë dorëheqjen Begaj apo do të shkarkojë këshilltarin

18:34 : 09/10/2025
AKTUALITET

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025
Para

Manjani thirrje Ramës: Nuk e ndal dot eksodin e mjekëve me bllokim diplomash

TË GJITHA

26-vjeçari shqiptar kapet me armë dhe drogë në Selanik

12:16 : 10/10/2025

Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës

12:14 : 10/10/2025

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025

Zhduket pa gjurmë në Greqi 49-vjeçari shqiptar, familja kërkon ndihmë (FOTO-EMRI)

12:07 : 10/10/2025

Kombëtarja mbyll përgatitjet në Tiranë, ja si pritet të jetë formacioni ndaj Serbisë

12:03 : 10/10/2025

Shisnin kokainë në Pogradec, arrestohen katër të rinj, shpallet në kërkim një tjetër

11:55 : 10/10/2025

Kërcënoi gjyqtarët, lihet në burg xhaxhai i vrasësit të Astrit Kalasë

11:52 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com