• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjerimi i Elbasan – Qafë Thanë, 100 milionë euro për 25 kilometrat e para!

10:16 : 10/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë, një rrugë e gjatë vetëm 50 kilometra, po gllabëron qindra milionë euro. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka gjetur një skemë unike, duke “kopjuar” atë Kardhiq – Delvinë, duke tentuar që të fryjë me aq sa të mundet të gjithë këtë procedurë.

Ai e ka ndarë me lote bërjen e rrugës, ku deri më tani janë shpallur dy faza, ndërsa janë shpallur edhe fituesit e parë. Pra, dy lotet kanë një gjatësi totale prej 10 kilometrash, ndërkohë që për kaq rrugë është akorduar një shumë prej 50 milionë eurosh. Me një llogari të thjeshtë rezulton se 1 kilometër rrugë kushton plot 5 milionë euro, mbi normën europiane apo atë ballkanike për ndërtim.

Një vjedhje e hapur, pasi me këto ritme, rruga do të kapë edhe kostot e Tiranë – Elbasan, apo të ashtuquajturën Rruga e Kombit, nga Rubiku deri në Morinë. Por, dy të fundit kanë pasur edhe vepra të mëdha, si tunele të gjata, ndërkohë që kohët e fundit, dyshja Balluku – Berberi kanë ndryshuar projektet e ndërtimit. Fillimisht, rruga ishte projektuar pa tunel, ndërkohë që tashmë po projektojnë një të tillë, duke tentuar që të rrisin artificialisht vlerën e të gjithë rrugës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka gati edhe dy tenderët e fazës III dhe IV, me vlerë totale 50 milionë euro

Nëse për dy fazat e para vlera shkoi në 50 milionë euro, e njëjta vlerë është akorduar edhe për fazat III dhe IV. Dokumenti i mësipërm është njoftimi i ARRSH-së në regjistrin e parashikimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik, ku është akorduar rreth 50 milionë euro. Procedura e parë është “zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafe Thanë, faza III”.

Lexo edhe:

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

Edhe ka dorë edhe nuk ka shkollë, por Balluku “zbulon gënjeshtrën” e CNN

Autoriteti kontraktues është Autoriteti Rrugor Shqiptar, i kryesuar nga Evis Berberi, një vartës besnik i Belinda Ballukut. Mësohet se fondi limit i kësaj procedure është 2.500.000.000 lekë, teksa parashikohet që në javët e ardhshme të shpallet në APP, bashkë edhe me dokumentet. Por, nisur edhe nga fazat e para parashikohet që e gjitha kjo shumë, pra rreth 25 milionë euro, do të përdoret për vetëm 5 kilometra rrugë, diku në afërsi të aksit Elbasan – Librazhd. Rruga do të jetë në gjurmën e asaj aktuale, ndërkohë që do të shtohen korsitë. Edhe ky aks parashikon që 1 kilometër të kushtojë plot 5 milionë euro.

Ndërkohë, i njëjti autoritet kontraktues ka shpallur edhe tenderin “zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë faza IV”. Kjo procedurë është copy-pastë me atë të fazës III, teksa shuma e akorduar është identike 2.500.000.000 lekë. Edhe kjo fazë pritet të shpallet në APP në javët në vijim, teksa bën fjalë për “punime ndërtimi për autostrada, rrugë”. Por, përtej vlerës, ajo që është dukshme në gjithë këto procedura është se e gjithë “torta” po ndahet mes firmave të mëdha, duke i dhënë të gjithave nga një pjesë të saj. Madje, pjesët janë të njëjta, ndërsa pak para përfundimit të secilit lot, ARRSh-ja shpërblen këto firma edhe me nga 5 milionë euro, gjoja për “shtesë kontrate në vlerën 20 %”. Njësoj siç u shpërblyen edhe firmat e Kardhiq – Delvinë, apo po shpërblehen aktualisht edhe firmat që po ndërtojnë Unazën e Madhe të Tiranës.

 

1 nga 9
- +

Njoftimi i fituesit të fazës I dhe fazës II me vlerë totale 50 milionë euro

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar rruga pritet të kushtojë më shumë se 200 milionë euro, pa segmentin e ri, nga Bushtrica drejt një pike të re doganore me Maqedoninë. Megjithëse emërtimi i rrugës është Elbasan – Qafë Thanë, rruga s’do të përfundojë në Qafë Thanë por në një pjesë të re, që edhe nuk është kryer projektimi. Ka disa variante, si ai me tunel, ndërsa kostot pritet të kapin majat, pasi të gjithë po shpejtojnë që të akordojnë miliona euro shtesë. Në dokumentet e ARRSH-së shkruhet se ky aks përshkruhet si shumë i rëndësishëm në drejtim të turizmit dhe zhvillimit ekonomik, por shpesh herë me një trafik të rënduar dhe me gjendje jo të mirë të parametrave teknikë.

Megjithatë, këto janë justifikime me qëllim shtimin e fondeve, ashtu siç e parashikoi edhe redaksia e BoldNews.al në shtator të vitit të kaluar (Lexo: https://boldnews.al/2022/09/28/fillon-vjedhja-zgjerimi-i-rruges-elbasan-qafe-thane-25-mln-e-per-5-km-e-para/). Në dokumente, ARRSH shkruan se “ky segment nis në afërsi të pas daljes nga fshati Labinot-Fushë në km 1+400 dhe përfundon në afërsi të fshatit Mirakë në km 6+500”. “Bazuar në vendimin e këshillit pas dorëzimit të fazës së Projekt-Idesë, projekt-zbatimi i këtij segmenti prej 5.060ml është bërë në përputhje me parametrat teknikë të rrugëve të kategorisë B (rrugë interubane kryesore)”, thotë ARRSH, për ndërhyrjen në vetëm 5 kilometër rrugë. Në bëmë një vëzhgim në atë të segmentit ku do të investohej, ku terreni ishte mjaft i favorshëm, pasi i gjithë ky aks është fushor.

Etiketa: arrshbelinda ballukuelbasan qafe thaneEvis Berberitender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026
AKTUALITET

Edhe ka dorë edhe nuk ka shkollë, por Balluku “zbulon gënjeshtrën” e CNN

19:23 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Belinda Balluku ku i ke çu paret e popullit?”, minatori: Rama dhe Berisha të japin llogari

20:31 : 23/06/2026
AKTUALITET

Pas satelitëve dhe fotografimit ajror, qeveria hap tender 500 mijë € për pyllëzime me dron

22:59 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Çoja fëmijët e saj aty”- Prona e fshehur e Ballukut në “White Rocks”, zbardhet dëshmia e shoferit: Kam dërguar edhe…

14:26 : 20/06/2026
AKTUALITET

Asfalti i florinjtë/ Bashkia e Tiranës, 900 mijë euro/km për “lyerjen” e rrugës dytësore të autostradës

11:13 : 20/06/2026
Para

Këngëtari i njohur, opinionist në ‘Për’puthen’

TË GJITHA

Helmimi në Akademinë e Sigurisë/ “Sori-Al” shmang përgjegjësitë: Aty futen edhe ushqime nga jashtë!

12:27 : 25/06/2026

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

12:15 : 25/06/2026

Botërori 2026/ Brazili kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

12:03 : 25/06/2026

Goditja e tregjeve financiare/ Elon Musk zbret nën kufirin e 1 trilion dollarëve

12:00 : 25/06/2026

Indeksi i Biznesit: Korrupsioni minon besimin e investimeve në Shqipëri

11:52 : 25/06/2026

Dy tërmete katastrofike trondisin Venezuelën, ekspertët paralajmërojnë për numër të lartë viktimash

11:46 : 25/06/2026

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

11:42 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetnakitbahisjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet