• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skemë korrupsioni mes Myzyrit dhe Abazit? KPP i jep të gjithë tenderat e ankimuar “Alko Impex”

23:29 : 03/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Të dhënat zyrtare tregojnë se ekziston një raport shumë të veçantë ndërmjet Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) dhe kompanisë private “Alko Impeks General” të menaxhuar nga Arbër Abazi.

Nga gjashtë procedura të ankimuara pranë shkallës së dytë të tenderave që përfshijnë kompaninë e familjes Abazi përgjatë periudhës 2022-2023, të gjitha kanë shkuar në favor të “Alko Impeks General”.

“Boldnews.al” ka konsultuar vendimet e KPP-së në dy vitet e fundit, nga ku rezulton se në katër raste janë pranuar ankimet e shoqërisë së Arbër Abazit dhe në dy të tjera janë refuzuar ankimet e kompanive të tjera kundër “Alko Impeks General”.

Pra, qartësisht duket se për periudhën 2022-2023, shoqëria e familjes Abazi ka marrë një rezultat 100 përqind pozitiv në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Lexo edhe:

Komedi në KPP/ ABS: S’e kemi bërë ne tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t, na kanë piratuar e-Albanian

KPP anulon tenderin 6.2 mln euro të AKSHI-t për kamerat e burgjeve: Rishpalleni me kritere të reja

Ka nga ata që besojnë se ky “fat” i kompanisë “Alko Impeks General” lidhet me qasjen pozitive ndaj saj të drejtuesit të KPP-së, Jonaid Myzyri.

Në foto: Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik u zgjodh në këtë detyrë në korrik të vitit 2020, me votat e deputetëve të Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Sipas biografinë së tij profesionale, të dorëzuar gjatë periudhës së kandidimit, Myzyri deklaronte se kishte qenë shef i zyrës së prokurimeve në Ministrinë e Infrastrukturës, e më herët inspector në Komisionin e Prokurimeve Publike dhe lector në Universitetin Amerikan të Tiranës.

Në CV-në e tij nuk shënohet asnjë lloj angazhimi në sektorin privat. Por, Partia Demokratike në opozitë, disa muaj pas emërimit të tij në krye të KPP-së, e akuzoi Myzyrin se po favorizonte shoqërinë ‘Alko Impeks General” të familjes së ish-deputetit socialist, Sadri Abazi.

Përfaqësues të opozitës deklaruan se ky favorizim vinte nga fakti që Joanid Myzyri kishte punuar më herët si jurist në këtë kompani private.

Kjo e dhënë nuk gjendet në biografinë zyrtare të Myzyrit. Gjithashtu, ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim publik dhe as nuk i ka mohuar akuzat e opozitës, duke lënë të kuptohet se janë të vërteta të dhënat për raporte bashkëpunimi professional mes tij dhe “Alko Impeks General”.

Vendimet pro Abazit

– Në datë 3 gusht 2023, Komisioni i Prokurimit Publik, nën drejtimin e Jonaid Myzyri, ka marrë në shqyrtim kërkesën për shfuqizimin e vendimit për skualifikimin e ofertës së “Alko Impeks General Construction” nga procedura për “Rikonstruksionin e Spitalit Rajonal Dibër”, me fond limit 325.049.984 lekë të reja, të zhvilluar nga Drejtoria e Spitalit Rajonal

Në përfundim, KPP vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën e “Alko Impeks General”.

– Në 3 maj 2023, KPP mori në shqyrtim kërkesën e kompanisë “Albavia” për skualifikimin e ofertës së kompanisë “Alko Impeks General” nga procedura tenderuese me objekt “Loti IV, Ura e Zëmçës – Kryqëzimi Proptisht, Bishnicë”, me fond limit 220.320.000 lekë të reja, të zhvilluar nga Bashkia Pogradec.

Në përfundim, KPP vendosi pushimin e çështjes, duke lënë në fuqi fitues kompaninë “Alko Impeks General Construction”.

– Në 10 nëntor 2022, KPP mori në shqyrtim ankesën kundër skualifikimit të ofertës së paraqitur nga “Alko Impeks General” në procedurën “Shërbimi i Pastrimit dhe largimit të mbeturinave për Bashkinë Vorë”, me fond limit 273.460.221 lekë të reja.

Në përfundim, KPP, nën drejtimin e Jonaid Myzyri vendosi të pranojë ankesën e “Alko Impeks General”.

– Në 16 maj 2022, KPP shqyrtoi ankesën e “Alko Impeks General” për skualifikimin e ofertës së saj nga tenderi “Shërbimi i pastrimit të territorit të Bashkisë Himarë”, me fondi limit 289.674. 042 lekë të reja.

Edhe në këtë rast, KPP vendosi të pranojë ankimin e shoqërisë “Alko Impeks General”.

– Në 28 janar 2022, Komisioni i Prokurimit Publik shqyrtoi ankesën e kompanive “GPG” dhe “Korsel”, të cilat kërkonin skualifikimin e ofertës së shoqërisë ‘Alko Impeks General Construction” nga tenderi “Shërbimi i pastrimit dhe grumbullimi i mbetjeve urbane në Bashkinë Lushnje”, me fond limit 49.968.489 lekë të reja.

Në këtë rast, KPP e drejtuar nga Myzyri vendosi të mos pranojë ankimin, duke lënë në fuqi vendimin për shpalljen fitues të shoqërisë së familjes Abazi.

– Në tetor 2021, KPP pranoi kërkesën e kompanisë “Alko Impeks”, e cila ankohej për skualifikimin nga procedura me objekt “Shërbimi i pastrimit dhe largimit të mbeturinave (mbetjeve urbane) në Njësitë Administrative dhe kryerja e shërbimit të mirëmbajtjes së varrezave publike në Njësitë Administrative të Bashkisë Fier”, me fond limit 198.984.172 lekë të reja.

Etiketa: Arbër AbaziJonaid MyzyriKomisionit të Prokurimit Publikkorrupsionikppskemetenderat e ankimuar“Alko Impeks General”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Komedi në KPP/ ABS: S’e kemi bërë ne tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t, na kanë piratuar e-Albanian

16:18 : 22/08/2025
AKTUALITET

KPP anulon tenderin 6.2 mln euro të AKSHI-t për kamerat e burgjeve: Rishpalleni me kritere të reja

12:46 : 21/08/2025
AKTUALITET

KLGJ nuk zbaton vendimin e KPP-së, rishpall fitues të 10 mln eurove Gjiknurin dhe Beqirin

17:48 : 20/08/2025
AKTUALITET

Pazar me tenderat e AKSHI-t? ABS tërheq të gjitha ankesat në KPP dhe i jep 7.7 mln euro Ermal Beqirit

15:44 : 16/08/2025
AKTUALITET

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

10:11 : 15/08/2025
AKTUALITET

Kush janë këta “borgjezët gjakpirës” në Shqipëri?

17:18 : 11/08/2025
Para

Si po fsheh Edi Rama pastrimin e parave në ndërtim. E pranoi me gojën e vetë

TË GJITHA

U dërgua me urgjencë në spital, Nuredin Dumani del nga spitali pas vizitave dhe kthehet në burg

15:50 : 07/09/2025

Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

15:43 : 07/09/2025

Hijet e ’90-ave, Vuçiçi dhe mosangazhimi i Perëndimit

15:36 : 07/09/2025

Von der Leyen shpërthen pas sulmit ajror në Kiev: Kremlini po vret pa dallim!

15:29 : 07/09/2025

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025

Sot spektakël në qiell! “Hëna e përgjakur” do jetë e dukshme dhe në Shqipëri, kur do ndodhë eklipsi

15:03 : 07/09/2025

Sherri mes dy familjeve në Durrës/ Policia: Tre të plagosur me thikë, shoqrëohet autori 22-vjeçar

14:53 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com