• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vjedhja e TIMS-it dhe koncesionet në Shëndetësi, PS nuk pranon komisione hetimore

13:52 : 29/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Socialiste refuzon ngritjen e komisioneve të posaçme parlamentare për të hetuar dyshimet e vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS dhe koncesionet në shëndetësi.

Këtë të premte, në Konferencën e Kryetarëve u shqyrtuan dy kërkesat e Partisë Demokratike për komisione hetimore. E para lidhet me dyshimet për vjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS nga zyrtarë të policisë. E dyta ka të bëjë me koncesionet në fushën e shëndetësisë, për të cilat opozita thotë se janë korruptive dhe i kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit.

Për të dyja rastet, Partia Demokratike ka shprehur domosdoshmërinë për hetim përmes komisioneve të posaçme parlamentare, në përpjekje për të hedhur më shumë dritë mbi çështjet.

Megjithatë, nuk ishin të të njëjtit mendim socialistët. Deputetët e PS-së në mbledhjen e sotme, që përbëjnë edhe shumicën, kanë rrëzuar kërkesat e opozitës.

Në një deklaratë nga salla e konferencave të kryesisë së Kuvendit, deputeti demokrat Gazment Bardhi e cilësoi antikushtetues rrëzimin e kërkesave të PD nga mazhoranca.

Lexo edhe:

A do të regjistrohet PD për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

Celibashi raporton për zgjedhjet/ PS propozim të ri për Reformën Zgjedhore: S’ka më arsye të grumbullohen në KZAZ

“45 deputetë ju drejtuam Kuvendit për ngritjen e një Komisioni Hetimor. Sipas Kushtetutës, Kuvendi është i detyruar kur e kërkojnë jo më pak se 35 deputetë. Pa asnjë surprizë, siç kanë vepruar për një 1 vit e gjysmë, mazhoranca vendosi të mos japë konsensusin për ngritjen e Komisionit Hetimor, është antikushtetuese sepse Kuvendi e ka detyrim. Argumenti i parë nga kolegët e mazhorancës, lidhej me faktin se ne kërkonim 4 kontrata dhe e konsideruan shumë të gjerë si çështje, se ata kanë shumë punë. Në fakt të 4 kontratat lidhen me një çështje të vetme, me ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Për aq kohë sa janë miratuar nga qeveria me vlerë 450 mln euro, ne propozuam që të verifikohet, së pari si janë lidhur kontrata dhe si do zbatohen. Të dhënat e verifikimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë provuar për pagesa për shërbime që qytetaret nuk i përfitojnë”, tha Bardhi.

“Ndërsa për sistemin TIMS, që s’ka qenë thjesht shqetësim nga ne por nga SHBA, ne e kuptojmë që Rama dhe mazhoranca nuk ka interes të zbulohet, kjo gjë sepse do të provohej fshehja e udhëtimeve të eksponentëve politike me eksponentë të krimit të organizuar. Kjo ka qenë arsyeja e ndërhyrjes në TIMS”, shtoi kreu i grupit parlamentar të PD.

Përgjatë viteve, mazhoranca ka mbajtur kryesisht një qëndrim refuzues ndaj komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita. PS ka refuzuar kërkesa për ngritje të komisioneve për shpenzimet e udhëtimeve me avion të kryeministrit Edi Rama, për çështjet “Becchetti”, “McGonigal”, etj.

Etiketa: komisision hetimorkoncesionet ne shendetesikonferenca e kryetarevePDpsTIMS

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A do të regjistrohet PD për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

13:05 : 07/10/2025
AKTUALITET

Celibashi raporton për zgjedhjet/ PS propozim të ri për Reformën Zgjedhore: S’ka më arsye të grumbullohen në KZAZ

13:03 : 07/10/2025
AKTUALITET

PD e mbështet si kandidat/ Reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan, ta luftojmë të keqen me votë

21:04 : 06/10/2025
AKTUALITET

PD do mbështesë Florjan Binajn si kandidat/ Shehaj: E papranueshme! U hodh në erë procesi

20:32 : 06/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin

17:27 : 06/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, PD kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe Drejtësisë

17:11 : 06/10/2025
Para

Akuzat për trafik droge në Itali, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Alket Hatisë

TË GJITHA

Serbi-Shqipëri për kualifikueset e Botërorit, ja si kuotohen skuadrat për fitoren

14:18 : 07/10/2025

Siguria në gjykata/ KLGJ ‘shuplakë’ qeverisë Rama dhe Policisë së Shtetit: U kërkuam ndihmë, na refuzuan

14:14 : 07/10/2025

Vrasja e Astrit Kalasë, reagon Gjykata e Tiranës: Masa konkrete për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve

14:00 : 07/10/2025

EMRI/ Arrestohet në Rinas 51-vjeçari i dënuar për vrasje në Brazil

13:44 : 07/10/2025

Prokuroria e Apelit dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kambanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes

13:39 : 07/10/2025

Albin Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë, BE të reagojë

13:27 : 07/10/2025

Përgjimet e grupi të “Rrumit” për “të gjatin”, Berisha ironizon: E ka për Ramën, s’mund të jetë Braçe

13:24 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com