• Kontakt
Wednesday, December 6, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Tiranë/ Qëllohet me armë zjarri efektivi i “Shqiponjave” në detyrë. Autori ia mbath

Një efektiv i forcave "Shqiponja" është plagosur me armë zjarri gjatë detyrës, pasditen e sotme në Tiranë. Ai ishte pjesë e një patrulle që ishte vënë në kërkim të një të dyshuari për armëmbajtje pa leje kur është qëlluar prej këtij të fundit. Autori, i identifikuar nga policia, është ende në arrati.

19:18 : 20/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Tiranë/ Qëllohet me armë zjarri efektivi i “Shqiponjave” në detyrë. Autori ia mbath

Një efektiv policie është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Kinostudios në kryeqytetet, teksa ishte në detyrë.

I lënduari është Edlir Alleshi, efektiv i repartit “Shqiponja”. Ai ka marrë plagë në bark dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Sipas vlerësimit të bluzave të bardha, efektivi është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja

Ministria e Brendshme bëri me dije se efektivi i plagosur ishte pjesë e një patrulle të “Shqiponjave” që ishte vënë në ndjekje “të një personi të dyshimtë”. Në një moment, është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur, ndërsa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Edlir Alleshi, efektivi i plagosur

Ndërkohë, autori që ka qëlluar në drejtim të patrullës së “Shqiponjave” ka arritur të humbë gjurmët. Sipas burimeve policore, ai është identifikuar si Klered Bozhani, 42 vjeç.

Lexo edhe:

“Kërcet” arma në Kumanovë, plagoset 49-vjeçari

Hodhën flakadanë gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, procedohen 8 persona

Në një njoftim paraprak të policisë së Tiranës saktësohet se plagosja ndodhi në rrugën ‘Hysen Xhura’.

Sipas bluve, shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.

“Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave ‘Shqiponja’, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E.A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave ‘Shqiponja’, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Klered Bozhani, autori i dyshuar

Shpërblim për “kokën” e autorit

Në një njoftim të dytë, policia premtoi një shpërblim 20 000 euro, “për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit”. Po ashtu, policia saktëson se ky person është i armatosur.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor E. A. Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet në njoftim.

“Autori me depresion”

Kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një prononcim për gazetarët dha detaje për autorin e dyshuar të plagosjes së efektivit Edlir Alleshi. Vocaj tha se Klered Bozhanaj, 42-vjeçështë ka shenja të theksuara depresioni.

“Në orën 18:55 në rrugën Hysen Xhura një patrullë e shërbimit Shqiponja duke patrulluar në sektorin e saj ka konstatuar një qytetar që sapo ka parë policinë është larguar në mënyrë të dyshimtë. Ata e kanë ndjekur dhe ai ka hyrë në një hyrje pallati që përkon pak a shumë me shkallën e shtëpisë së tij. Për pasojë efektivi është plagosur, ai ka një dëmtim me armë zjarri. Është jashtë rreziku për jetën. Shërbimet e policisë, RENEA dhe gjithë forcat e policisë të gjithë republikës janë mobiliuar për kapjen e autorit, Klered Bozhanaj, 42 vjeç. Theksojmë se është i armatosur dhe ka shenja të theksuara të depresionit. Policia ve në dispozicion 20 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që mund të çojë në kapjen e autorit”, tha kreu i policisë.

Vocaj po ashtu shtoi se Boxhanaj rezulton të jetë kthyer nga Italia në vendin tonë në muajin Gusht.

Etiketa: te shtenaTirane

Lajme të lidhura

Detaje të reja nga “masakra” në Klos, përplasje mes fisesh, viktimë një 17-vjeçar
RAJONI

“Kërcet” arma në Kumanovë, plagoset 49-vjeçari

22:05 : 05/12/2023
Hodhën flakadanë gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, procedohen 8 persona
AKTUALITET

Hodhën flakadanë gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, procedohen 8 persona

15:09 : 05/12/2023
Zjarr në një apartament tek “Xhamllikut” në Tiranë
AKTUALITET

Zjarr në një apartament tek “Xhamllikut” në Tiranë

19:37 : 04/12/2023
Kapet duke vjedhur në një dyqan, arrestohet hajduti në Tiranë
AKTUALITET

Kapet duke vjedhur në një dyqan, arrestohet hajduti në Tiranë

14:55 : 04/12/2023
Hodhën flakadanë në ndeshjen Tirana-Partizani, arrestohen 4 tifozët
AKTUALITET

Hodhën flakadanë në ndeshjen Tirana-Partizani, arrestohen 4 tifozët

13:25 : 04/12/2023
Plagosje me thikë në Tiranë, kunati qëllon kunatin
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Tiranë, kunati qëllon kunatin

16:50 : 03/12/2023
Para
Çfarë po ndodh? Luiz Ejllit i vendosin datë skandence – FOTO

Çfarë po ndodh? Luiz Ejllit i vendosin datë skandence - FOTO

TË GJITHA

“Si u ble vila?”/ Gazetari: Babai i Naim Murselit s’po tregon të vërtetën, më mirë të heshtë

“Si u ble vila?”/ Gazetari: Babai i Naim Murselit s’po tregon të vërtetën, më mirë të heshtë

23:48 : 05/12/2023
7 gola në sfidën Luton-Arsenal, “Topçinjtë” fitojnë në kohën shtesë (VIDEO)

7 gola në sfidën Luton-Arsenal, “Topçinjtë” fitojnë në kohën shtesë (VIDEO)

23:38 : 05/12/2023
Horoskopi për ditën e diel, 25 shtator 2022

Horoskopi për ditën e Mërkurë, 6 Dhjetor 2023

23:35 : 05/12/2023
Po Olta e ka uruar Kiarën për shtatzaninë? Ja si përgjigjet aktorja…

Po Olta e ka uruar Kiarën për shtatzaninë? Ja si përgjigjet aktorja…

23:29 : 05/12/2023
Vrasja e Liridonës/ Avokati: Naim Murseli mund të jetë i përfshirë në ndonjë krim në Suedi

Vrasja e Liridonës/ Avokati: Naim Murseli mund të jetë i përfshirë në ndonjë krim në Suedi

23:24 : 05/12/2023
Publikohet FOTOGRAFIA e fundit e Liridona Ademajt disa orë para se të vritej

Publikohet FOTOGRAFIA e fundit e Liridona Ademajt disa orë para se të vritej

23:21 : 05/12/2023
De Biazi: Shpresoj që Shqipëria të befasojë në Europian, Kosova? S’kam marrë ftesë!

De Biazi: Shpresoj që Shqipëria të befasojë në Europian, Kosova? S’kam marrë ftesë!

23:14 : 05/12/2023


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com