• Kontakt
Friday, October 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrugët që (nuk) të çojnë në BE

08:56 : 17/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kur Parlamenti Europian e riklasifikoi Korridorin VIII në Rrjetin kryesor të Transportit Europian (TEN-T) në dhjetor të vitit 2022, qeveria shqiptare e kaloi në heshtje ngjarjen, pasi axhenda e brendshme ishte e përqendruar në projektin Durrës Yachts Marina, investimet në tunelin e Llogorasë, panelet diellore etj.

Përfshirja e Korridorit VIII në mesin e dhjetë arterieve më kyçe europiane është ngjarja më e rëndësishme në sektorin e infrastrukturës në 30 vitet e fundit.

Kriteret e përfshirjes në arteriet e rëndësishme europiane kërkojnë rrugë të standardit të lartë, të shoqëruara me hekurudhë të shpejtë dhe me linjë të transmetimit të energjisë. Financimet e saj merren përsipër nga Bashkimi Europian (BE), i cili ka vënë si afat të përfundimit të tij vitin 2030.

Arteria e re do të fuqizojë portet shqiptare të Durrësit dhe Vlorës, të cilët do të duhet të përballojnë flukset e mallrave dhe të udhëtarëve nga pjesa jugore e Italisë drejt Mesdheut, nga Shqipëria për në portet e Burgasit në Detin e Zi, teksa udhëtimi me tren në Europë do të bëhet funksional edhe për shqiptarët.

Heshtja e qeverisë nuk lidhet me ndonjë dashakeqësi ndaj projektit, por për faktin se pala shqiptare nuk u përfshi në fushatën e lobimit për riklasifikim të Korridorit VIII dhe kështu, as nuk e përcolli lajmin në media për këtë ngjarje të rëndësishme siç ndodh rëndom.

Lexo edhe:

Putini do të kalojë nga Shqipëria për të shkuar në Hungari? Dilema e Kremlinit

Vokshi në Asamblenë e PPE: Shqipëria drejt autokracisë, kërkohet mision urgjent verifikimi

Përfshirja e Korridorit VIII e ka zënë në befasi vendin, pasi në listën prioritare të investimeve publike, që disponon Ministria e Financave, janë disa arterie të brendshme, të cilat sipas ekspertëve të fushës, përveçse po gllabërojnë fondet buxhetore, nuk kanë as leverdi ekonomike.

Qeveria e Shqipërisë ka harxhuar 213 miliardë lekë (2 mld euro) në infrastrukturën rrugore nga viti 2014 deri në vitin 2022, sipas të dhënave të INSTAT, por projektet e mëdha të investimeve si Unaza e Madhe e Tiranës, Rruga e Arbrit, Rruga e Kombit, Qukës – Qafë-Plloçë, Kardhiq – Delvinë, kanë hyrë në dekadën e dytë të financimit dhe punimet nuk kanë përfunduar ende.

Tuneli i Llogorasë mori gati 30% të investimeve në infrastrukturën rrugore, me rëndësi lokale, ndërsa miliona euro po shkojnë në koncesione PPP me kosto të larta dhe standarde të dyshimta.

Teksa Strategjia Kombëtare e Transportit 2016-2020, e miratuar nga vetë qeveria shqiptare, konsideron fizibël investimet në hekurudha në bypass-in e Tiranës, Shkodrës, Elbasanit dhe në korridoret rrugore, qeveria i ka çuar investimet në rrugë pa krye si Qukës – Qafë-Plloqë, Rrugën e Arbrit etj.

Tani, në vend që të ndihmojë në përshpejtimin e punimeve në Korridorin VIII, i cili mund të financohet nga BE, pala shqiptare ka hapur disa problematika të reja, që do të na kushtojnë. Zhvendosja e Portit të Durrësit, si një nga portet kryesore të Korridorit VIII, nga vendi aktual në Porto Romano, ka rritur shqetësimet në BE për vonesat që mund të krijojë në bërjen eficiente të projektit deri më 2030.

Gjithashtu, një devijim në aksin e fundit të Korridorit VIII në pjesën shqiptare shihet nga inxhinierët një zgjidhje e pastudiuar dhe me kosto të larta. Bëhet fjalë për segmentin e fundit në territorin shqiptar, i cili devijon nga aksi ekzistues tek Ura e Bushtricës në Qukës, për 10 kilometra, në një trase krejt të re.

Një nga inxhinierët e njohur në vend tha se ky devijim, që anashkalon të paktën tre alternativa, do të jetë më i kushtueshëm dhe për më tepër, bëhet në një terren që kërkon kosto të larta mirëmbajtje pas përfundimit.

Ndërkohë që vendi fqinj, Maqedonia e Veriut, ka kontraktuar për punimet në pjesën e saj të Korridorit VIII kompaninë “Bechtel Enka”, pala shqiptare po zbaton standarde të ndryshme për segmente të ndryshme.

Vendi ka shansin që, duke qenë pjesë e projekteve të korridoreve paneuropiane, të investojë dhe të përmirësojë infrastrukturën që është aq e domosdoshme për zhvillimin, sidomos në këto momente kur është kthyer në një destinacion i fuqishëm turistik.

Por, mungesa e vizionit, për të mos thënë keqorientimi i projekteve drejt PPP-ve apo gjurmëve të pastudiuara, rrezikon të zhvlerësojë këto përfitime, siç e tregon dhe fakti se deri tani, ne jemi të fundit në Ballkan për tërheqjen e projekteve të infrastrukturës. /MONITOR

Etiketa: bashkim evropianBEinfrastruktureprojekteShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Putini do të kalojë nga Shqipëria për të shkuar në Hungari? Dilema e Kremlinit

20:19 : 17/10/2025
AKTUALITET

Vokshi në Asamblenë e PPE: Shqipëria drejt autokracisë, kërkohet mision urgjent verifikimi

15:46 : 17/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

08:42 : 17/10/2025
RAJONI

Çfarë sinjalizoi vizita e shefes së BE-së në Kosovë?

15:36 : 16/10/2025
BOTA

Analiza: Vendet e BE-së kanë 5 vite kohë për t’u përgatitur për luftë me Rusinë, çfarë parashikon plani

15:36 : 16/10/2025
AKTUALITET

Pensionet/ Rama premton pasaportë europiane, por Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE

08:18 : 16/10/2025
Para

Barcelona nuk fal, fitore me “manita” ndaj Betis

TË GJITHA

Pallati që po “ha” pallatin tjetër! Ndërtimi i kompanisë së preferuar të Bashkisë Kamëz rrezikon dhjetëra familjeve

21:32 : 17/10/2025

Përfshihet nga zjarri një hotel në Tiranë

21:30 : 17/10/2025

Takimi Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, në fokus përfundimi i luftës dhe raketat Tomahawk

21:25 : 17/10/2025

Hetimet për Portin e Limionit/ SPAK kontrolle vartësve të Ballukut dhe ish-drejtoreshës së Xhaçkës

21:23 : 17/10/2025

U kapën me 250 kg kokainë, arrestohen tre shqiptarë në Londër

20:55 : 17/10/2025

Berisha: PD ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, të shpallet sa më parë pafajësia e ish-krerëve të UÇK

20:51 : 17/10/2025

Trump: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti

20:38 : 17/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com