• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrajat do na rrahin përsëri

20:47 : 11/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Më 6 korrik, Shqipëria pa filmin e jetës që ndodh çdo ditë. Djali, vëllezëriti dhe kushërinjtë e deputetit socialist Rrahman Rraja, rrahën rëndë duke i lënë në zgrip të vdekjes, dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, banorë të fshatit Borizanë në Fushë-Krujë, pasi ishin ankuar se nga shpërthimi në guroren e Rrajave u ishin prishur banesat. Filmimet e dhunës çnjerëzore u kryen dhe më pas u shpërndanë nga vetë dhunuesit, për të shtuar terrorin në zonë që askush të mos guxojë t’i kundërshtojë dhe aq më pak denoncojë në policinë që kontrollonin vetë. Tashmë kur sapo kanë kaluar dy muaj Rrajat do të kthehen përsëri, të lirë, më të fortë se kurrë, më të paprekshëm se kurrë dhe më të mbrojtur se kurrë nga pushteti që e ushqejnë me dhunë të Rilindur dhe prej saj marrin përfitime.

Dhuna shkaktoi zemërim publik, aq sa Rama për të shpëtuar lëkurën shkarkoi ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe njëkohësisht i kërkoi dorëheqjen edhe deputetit Rraja. Për spektakët dhe hedhje hi syve të publikut, disa pjestarë të dhunës u arrestuan, por kryesorët, përfshi vëllezërit dhe djalin e deputetit askush nuk i preku. Dhuna fizike u duk se u mbyll me aq, por dhuna psikologjike dhe propaganda e llumit vijoi gjatë. Ministri i ri Taulant Balla i kërkoi policisë që të arrestonte përgjegjësit e aktit të rëndë. Që nga ajo kohë, në atë zonë të ngushtë ku të gjithë e dinë ku hanë e pinë Rrajat, askush nuk i nget, për të thurur jo më larg se dy muaj më vonë planin sesi të dalin sërish të lirë, e madje të gatshëm të dhunojnë e shantazhojnë, për hir dhe nder të pushtetit.

Këtë radhë në ndihmë u ka ardhur gjoja një institucion i pavaruar, Prokuroria e Tiranës. Në shkelje të plotë ligjore kryen një kapërcim të frikshëm. Nga akuza e “plagosjes së rëndë me dashje e krye në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, e kthyen në “plagosje të lehtë me dashje”. Kjo është dhunë dhe traumë më e rëndë se vetë dhuna fizike që e pësuan dy kushërinjtë Maja, por në fakt të gjithave na dhunuan. Secili qytetar mund të binte një herë qoftë edhe rastësisht në duart e Rrajave të pushtetit. Pas atij skandali që përfshiu edhe policinë e kapur në kupolë nga Rrajat, tashmë po shohim edhe prokurorinë e kapur, këtë drejtësinë që Rama vlerëson kaq shumë.

Në fakt ky nuk është vendimi i prokurorisë së “pavarur” por verdikti i majës së pushtetit. Si është e mundur që kryeministri Edi Rama dhe ministri Balla nuk reagojnë pas këtij sakandali më të madh se vetë skandali i 6 korrikut? Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla në javët e fundit nuk kanë lënë prokur e gjyqtar pa i sugjeruar e kërcënuar për të mos liruar asnjë fshatar që shkakton zjarre nga pakujdesia. Kërkuan dënime shembullore për ta dhe madje herë pas here kërcënonin se do verifikonin çdo gjyqtar dhe prokuror që zbuste dënimet.

Lexo edhe:

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

Po çfarë thekson raporti mjeko-ligjor për dhunën ndaj dy kushërinjve. “Nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko ligjor, mësohet se, në trupin e shtetasit Bilbil Maja u konstatua thyerje kockash frontale-parietale të anës së djathte të kokës, demtime të indit trunor, plagë në lëkuren e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majte si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të forte”, thotë prokuroria. E megjithë këtë raport në duar me thyrje kockash e dëmtime të trurit “drejtësia e Rilindur” e quan plagosje të lehtë, pasi rrahësit me shkopa bejzbolli dhe qyta pistolete janë njerëzit e pushtetit. Ata i duhen më shumë se kurrë kryeministrit Edi Rama.

I nevojiten që të jenë të lirë, u nevojitet një popull i përulur nga dhuna, u nevojiten banorë që të rrihen nga pushteti e të mos bëjnë zë. U nevojitet polici që e di mirë ku qëndrojnë Rrajat e pushtetit të Ramës, por nuk duhet të preken deri kur “drejtësia që do kryeministri” të japë këtë version më shumë se të turpshëm por shumë domethënës: Rrajat duhet të rrahin sërish…! Pushteti ka nëvojë për kafka të thyera, dëmtime të indeve të trurit dhe fraktura gjymtyrësh…

Etiketa: BallaBledi Çuçidhunakafka te thyeraperseriprokuroriapushtetiRamarrahinrrahjaRrahman Rrajat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
Para

Biden: Rritja e temperaturës globale është më e frikshme se lufta bërthamore

TË GJITHA

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

20:37 : 09/10/2025

Përdorimi i Gardës Kombëtare nga Trump përballet me sfida të mëdha ligjore

20:24 : 09/10/2025

FOTO-EMRI/ Dy persona dhunojnë barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë

20:13 : 09/10/2025

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-në për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe

19:58 : 09/10/2025

Cilat janë shtetet e Europës me më shumë miliarderë?

19:45 : 09/10/2025

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

19:20 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com