• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas inceneratorëve, qeveria projekton edhe 113 milionë euro për plehrat në Elbasan dhe Fier

14:54 : 23/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria shqiptare po planifikon të shpenzojë për dy vitet e ardhshme edhe 113 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve për qarkun e Fierit dhe Elbasanit, pavarësisht se koncesionet e mëparshme prej 50 milionë eurosh për ndërtim inceneratorësh janë nën gjykim për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Një draft-dokument i qeverisë shqiptare i “Politikave Prioritare” për periudhën 2024-2026, që BIRN disponon, rendit si projekte “Unike me rëndësi kombëtare” të investimeve publike edhe krijimin e zonave funksionale për mbetjet në Elbasan dhe Fier.

Për Elbasanin parashikohet një investim i ri prej 50.1 milionë eurosh, ndërsa për Fierin 63 milionë euro.

Të dy projektet janë kategorizuar si të maturuara, çka nënkupton se është kryer studimi i fizibilitetit dhe janë në fazë të avancuar të përpilimit të dokumenteve teknike.

Kryeministri Edi Rama refuzoi gjatë një konference për shtyp të mërkurën të dëgjonte pyetjen e BIRN dhe t’i përgjigjej asaj për paratë shtesë të planifikuara, edhe pas skandalit të korrupsionit me inceneratorët, duke sugjeruar që pyetja t’i dërgohej me shkrim. Një kërkesë për koment dërguar nga BIRN në zyrën e shtypit të Ramës ka mbetur pa përgjigje prej 48 orësh.

Lexo edhe:

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Mbyllja e qeverisë prek aeroportet, SHBA kufizon fluturimet duke filluar nga e premtja

Draft-Dokumenti, i cili pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave, është përgatitur nga Agjencia Shteterore e Programimit Strategjik dhe koordinimit te Ndihmës (SASPAC), në varësi direkte të Kryeministrit, që drejtohet nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Vetë Beqaj është në hetim nga Prokuroria e Posaçme për kontratën e partneritetit publik privat për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

Edhe pse në këtë dokument nuk jepen arsye për nevojën e investimeve të reja në menaxhim mbetjesh në këto dy zona, burime pranë qeverisë thanë se ato janë bazuar mbi një studim fizibiliteti të hartuar nga ekspertë të huaj dhe vendas me financim nga fondet IPA të Bashkimit Europian.

BIRN arriti të sigurojë studimin e bërë për qarkun Fier, ku parashikohen investime në infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve për t’u rikthyer në strategjinë e mëparshme që stimulon riciklimin – strategji e cila u braktis nga qeveria “Rama” me vendimet për të shpenzuar qindramilionë euro për incenerim.

Gjithashtu, studimi parashikon mbyllje të disa landfilleve të vjetra dhe zgjerim të atyre ekzistuese, si dhe investime rajonale; ndërtim objektesh për riciklim, stacione transferimi, objekte kompostimi dhe landfill për inertet, me një prioritet të qartë drejt riciklimit dhe jo djegies.

Sipas ekspertëve hartues, inceneratori i Fierit nëse vihet në punë do të ketë një jetë funksionale 15-25 vjet dhe “prioritizimi i riciklimit do të nënkuptojë drejtpërdrejt një ulje të konsiderueshme të nevojës për djegie”.

Sipas skenarit të menaxhimit që propozon ky studimi kostot e investimeve për qarkun Fier kapin shifrën e 60.4 milionë euro (60,403,480) të shtrirë në një periudhë 20-vjeçare. Inceneratori i Fierit u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 32 milionë euro, por nuk është vënë asnjë ditë në punë dhe ende nuk djeg mbetje.

Studimi sjell dhe një analizë të politikave të menaxhimit të mbetejeve që ka ndjekur qeveria shqiptare duke theksuar se incenerimi, jo vetëm nuk parashikohet të zgjidhë problemin me mbetjet, por shkel dhe direktivat europiane për ekonominë qarkulluese, pasi nuk është zbatuar hirearkia e menaxhimit të mbetjeve, ku djegia është në fund të piramidës.

Incenerimi u mbrojt fort nga kryeministri Edi Rama, si një zgjidhje përfundimtare e problemit me plehrat duke dhënë në një hark kohor të pak viteve 3 kontrata koncensionare qindra-miliona euro për ndërtim inceneratorësh në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Të tre këto objekte janë sot nën sekuestro shtetërore me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), hetimet e së cilës kanë ngritur akuzua për një dyzinë zyrtarësh shtetërorë me akuzat e korrupsionit, pastrim të parave dhe shpërdorimit të detyrës, ndër ta dhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Hartimi i draft-planit të qeverisë për projektet me rëndësi kombëtare, sipas agjencisë, është bërë në bazë të vendimeve dhe udhëzimeve të qeverisë për menaxhimit e investimeve publike dhe prioriteve të qeverisë në projekte konkrete në nivel kombëtar dhe rajonal.

“Kjo listë shërben si referencë për ministrinë përgjegjëse për financat dhe njësitë e qeverisjes qendrore, në kuadër të përfshirjes së projekteve të investimeve publike në Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA) apo buxhetin vjetor,” thuhet në dokumentin e SASPAC.

Sipas argumentimit të përdorur në dokument, kur projektet janë mbi vlerën kufi të vendosur me udhëzimin e Ministrit të Financave dhe ato do të klasifikohen si projekte investimi me rëndësi kombëtare dhe i nënshtrohen procesit të vlerësimit për përfshirjen e tyre në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare.

“Këto projekte investimi përfshihen në PBA-në apo buxhetin vjetor në përputhje me hapësirën fiskale, vetëm pasi të jenë bërë pjesë e listës unike të projekteve me rëndësi kombëtare, të rankuar dhe të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. “

Në këtë listë, projektet e kategorizuara me status të “maturuar” janë 62 projekte në instrastrukë, dixhitalizim, mjedis, etj., me një vlerë totale prej afro 8 miliardë euro.

Vetëm për sektorin e Mjedisit parashikohen të hidhen 388 milionë euro në total, duke përfshirë në këtë sektor investimet në ujësjellës-kanalizime dhe menaxhim mbetjesh, landfillet./ BIRN

Etiketa: elbasanFierinceneratoriplehratqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025
BOTA

Mbyllja e qeverisë prek aeroportet, SHBA kufizon fluturimet duke filluar nga e premtja

11:50 : 06/11/2025
AKTUALITET

Qeveria bën aministi fiskale deri në 1.2 mld euro, të maskuar me emrin “Paqe Fiskale”

20:29 : 05/11/2025
AKTUALITET

Qeveria e çon Buxhetin 2026 në Kuvend pa Paketën Fiskale

16:52 : 05/11/2025
AKTUALITET

Pastronin paratë e fituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e familjes “Hyka” në Fier

13:37 : 05/11/2025
AKTUALITET

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

19:28 : 04/11/2025
Para

Kapet 43-vjeçari në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge (EMRI)

TË GJITHA

Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes

23:08 : 06/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/11/2025

“Turp kombëtar!”/ Socialisët priten me protestë pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore

22:59 : 06/11/2025

Ish-deputeti i PD në përgjimet e Ballukut, Balliu: Ishte i Lulit ai

22:51 : 06/11/2025

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

22:29 : 06/11/2025

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, 105 vota pro dhe 1 kundër

22:16 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com