• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Po paguhet pa marrë shërbimin”/ PD thirrje Ministrisë së Financave që të ndërpresë pagesat për inceneratorët

11:33 : 16/08/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike i ka bërë thirrje ministres së Financave, Delina Ibrahimaj që të ndërpriten menjëherë pagesat nga Thesari i Shtetit për inceneratorët fantazëm.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti u shpreh se janë plot 103 milionë euro të paguara për një shërbim që nuk është kryer, atë të incenerimit të mbetjeve. Sipas tij, paratë janë paguar sikur ky shërbim jo vetëm ekziston, por madje nuk është ndërprerë as edhe një ditë.

Teleiti deklaroi se ligji Organik i Buxhetit e ka të shprehur qartë se per te kryer nje pagese thesari duhet që kërkesa të jetë e shoqëruar nga dokumentacioni që vërteton kryerjen e shërbimit përkatës.

“Nëse inecenerim nuk ka, atëherë si është e mundur që të vërtetohet në dokumenta një shërbim i tillë, përveç rastit kur dokumentat falsifikohen, apo zyrtarët e lartë të institucioneve firmosin në shkelje të ligjit për një punë të pakryer? Si është e mundur që pagesat janë kryer nga Thesari i Shtetit, ndonëse të gjithë, i madh e i vogël, e di që incenerim nuk ka? Si është e mundur që paska ende supervizore kaq kurajoze që sfidojnë kaq hapur ligjin dhe organet e sistemit gjyqësor? Si është e mundur që paska ende zyrtare të Bashkisë Tiranë dhe Ministrise së Infrastrukturë të cilët e kanë për detyrë monitorimin e zbatimit të kontratave koncesionare, të cilët vazhdojnë muaj pas muaji, prej vitesh tashmë, të firmosin fatura për miliona e miliona euro për diçka që nuk ekziston?” janë pyetjet që shtroi ai në deklaratën për mediat.

Teliti i bëri thirrje edhe SPAK-ut që të thellojë hetimin dhe gjurmimin e miliona eurove të paguara, me qëllim që të rikthehen në arkën e shtetit dhe në xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Lexo edhe:

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

Deklaratë e n/kryetarit të Këshillit Bashkiak-Tiranë, Dorian Teliti

Të nderuar qytetarë

Prej vitesh nga ky foltore kemi denoncuar afera korruptive dhe klienteliste të qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor.

Abuzime me të drejtat e njeriut, me pronat e shqiptarëve, tendera me një ofertë të vetme, rritjen pa kufi të barrës fiskale për bizneset dhe qytetaret, koncesionet me PPP e deri te udhëtimet luksoze me charter.

Ndonëse vendi ynë prej dy dekadash ka një kuadër ligjor të plotë sa i takon menaxhimit financiar publik, dhe mbështetja e institucioneve ndërkombëtare, si FMN apo BB nuk ka munguar për të rritur kapacitetet e administratës për të menaxhuar sipas ligjit çdo qindarkë publike, disa gjakpirës të financave publike kanë ndërrmarë praktika antiligjore, duke shkelur me të katërta këmbët parimet e financimit të shpenzimeve publike.

Rasti më konkret është ai i inceneratoreve.

Janë plot 103 milionë euro të paguara për një shërbim që nuk është kryer, atë të incenerimit të mbetjeve.

Incenerimi, apo ndryshe djegia e plehrave nuk është kryer, thjesht për faktin se një proces i tillë nuk kryhet nga koncesionari.

Ama paratë janë paguar sikur ky shërbim jo vetëm ekziston, por madje nuk është ndërprerë as edhe një ditë.

Ligji Organik i Buxhetit e ka të shprehur qartë se per te kryer nje pagese thesari duhet që kërkesa të jetë e shoqëruar nga dokumentacioni që vërteton kryerjen e shërbimit përkatës.

Nëse inecenerim nuk ka, atëherë si është e mundur që të vërtetohet në dokumenta një shërbim i tillë, përveç rastit kur dokumentat falsifikohen, apo zyrtarët e lartë të institucioneve firmosin në shkelje të ligjit për një punë të pakryer?

Si është e mundur që pagesat janë kryer nga Thesari i Shtetit, ndonëse të gjithë, i madh e i vogël, e di që incenerim nuk ka?

Si është e mundur që paska ende supervizore kaq kurajoze që sfidojnë kaq hapur ligjin dhe organet e sistemit gjyqësor?

Si është e mundur që paska ende zyrtare të Bashkisë Tiranë dhe Ministrise së Infrastrukturë të cilët e kanë për detyrë monitorimin e zbatimit të kontratave koncesionare, të cilët vazhdojnë muaj pas muaji, prej vitesh tashmë, të firmosin fatura për miliona e miliona euro për diçka që nuk ekziston?

Këto nuk janë shqetësime që ne i ngremë sot, kemi vite që kërkojmë zbardhjen e së vërtetës.

Kemi vite që kërkojmë ndërprerjen e pagesave për inceneratorët.

Fatkeqësisht, edhe sot që flasim, jo vetem që pagesat nuk janë ndërprerë, por kërkohet që të paguhet e detyrimet e prapambetura.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Financave që të ndërpriten menjëherë pagesat nga Thesari i Shtetit për inceneratorët fantazëm.

I bëjmë thirrje SPAK-ut që të thellojë hetimin dhe gjurmimin e miliona eurove të paguara, me qëllim që të rikthehen në arkën e shtetit dhe në xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Të jesh në kërkim dhe drejtësia mos të gjejë dot, ndërkohë që miliona euro e gjejnë lehtë rrugën për te ti, përbën një shaka të trashë me publikun.

Etiketa: inceneratoretincenerimministria e financavepagesatPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Paqja Fiskale”, Tabaku: Amnisti fiskale e fshehur, rrezikon ekonominë dhe buxhetin e shtetit

10:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

10:38 : 15/11/2025
Para

Ky është autori që plagosi me thikë në qafë policin 25-vjeçar

TË GJITHA

Protestë në Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

14:59 : 16/11/2025

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com