• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti alarmant i DASH/ PD: Shqipëria vend i vështirë për biznes, shkak korrupsioni

14:57 : 27/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me raportin e DASH që evidentonte disa problematika në lidhje me klimën e të bërit biznes në vendin tonë.

Në një dalje për mediat, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dorjan Teliti tha se Shqipëria është një vend i vështirë për biznes, për shkak të korrupsionit në sektorin publik, gjyqësor, prokurime publike, ekonomi informale, konkurrencë të pandershme dhe pastrim parash.

DEKLARATA E TELITIT

Departamenti Amerikan i Shtetit duke e cilësuar, në raportin e fundit, si ‘thellësisht problematike klimën e investimeve në Shqipëri’ ka thënë një të vërtetë të pamohueshme.

Raporti i përvitshëm i DASH është thellësisht më kritik se vitet e shkuara.

Lexo edhe:

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

Në raport shkruhet e zeza në të bardhë se: “Investitorët e huaj e cilësojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm duke përfshirë sektorin publik, gjyqësorin, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrembëruar, ekonominë e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal si dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për të bërë biznes në Shqipëri,”.

Partia Demokratike i përshëndet gjetjet dhe gjuhën e këtij raporti dhe thekson nevojën e hapjes së ekonomisë ndaj konkurrencës së lirë dhe të ndershme. Këtë vit DASH ka përfshirë në raport edhe pastrimin e parave dhe korrupsionin e vazhdueshëm në sektorin publik. Gjithashtu në raport përmenden edhe paratë e trafiqeve ilegale për të cilën kryeministri Rama ka gjetur si zgjidhje amnistinë fiskale.

“Shqipëria ka një sektor të madh informal dhe aktivitete të pastrimit të parave. Task Forca e Veprimit Financiar për Pastrimin e Parave e përfshiu Shqipërinë në listën gri në vitin 2020 dhe vendi vazhdon të jetë në të njëjtën listë edhe për vitin 2023 për shkak të mangësive strategjike në adresimin e shqetësimeve të pastrimit të parave. Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg,” thuhet në raport.

Ky është një paragraf i ri, i pa hasur në raportet e mëparshme të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri dhe është një goditje frontale për ëndrrën e ligë të Edi Ramës për të amnistuar paratë e bandave të pushtetit të tij.

Një tjetër paragraf i herës së parë në raport është edhe theksi te korrupsioni i administratës publike e cila cilësohet si “zhvatëse”. Fatkeqësisht në këtë kategorizim futet edhe media. Ndryshe nga më parë, kur korrupsioni në Shqipëri përcaktohej si ‘endemik’, këtë vit Departamenti i Shtetit përdor fjalën ‘sistemik’ për të përshkruar korrupsionin në Shqipëri. E thënë më thjeshtë, korrupsioni është i gjithë pranishëm dhe i pamohueshëm. Qeveria shënjestrohet drejtpërdrejt, një element i pa hasur në raportet pararendëse, ku “Investitorët raportojnë në mënyrë frekuente raste të korrupsionit të qeverisë, të cilat vonojnë dhe parandalojnë investimet në Shqipëri.”. Raporti i DASH është një kambanë alarmi për shoqërinë dhe vendin. Partia Demokraktike rithekson se vrasja e zgjedhjeve të lira, konkurrenca themelore që mundëson të gjitha garat e tjera, është në zemër të problemit. Pa një ballafaqim të drejtë dhe të ndershëm, raportet e ndërkombëtarëve vetëm do të nxijnë dhe shqiptarët do të ikin. Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje.

Etiketa: dashkorrupsionPDraportiShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Paqja Fiskale”, Tabaku: Amnisti fiskale e fshehur, rrezikon ekonominë dhe buxhetin e shtetit

10:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

10:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
Para

Keni alergji nga dielli? Ja ç'duhet të dini dhe kujdesi që duhet të tregoni

TË GJITHA

Sapo fituan tenderin, “Net Group” dhe “Hill Internacional V.N.” ndryshuan 98% të stafit që do mbikëqyrte punimet në Llogara

16:06 : 15/11/2025

Lë pas historinë me Donald Veshajn, Beatrix Ramosaj kapet mat me partnerin e ri në Amerikë/ FOTO

15:59 : 15/11/2025

U arrestuan për punësimin e Muçi Shaljanit në AMP, gjykata lë të lirë dy policët

15:47 : 15/11/2025

Anglia ashpërson ligjin e emigracionit, preken shqiptarët

15:38 : 15/11/2025

Nga Gjirokastra në Korçë, mjegulla pushton juglindjen

15:33 : 15/11/2025

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

15:19 : 15/11/2025

Serbia në krizë nafte, pritet rritje e çmimit të karburantit

15:19 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com