• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koncesioniari i Rrugës së Kombit kërkon 10 mln euro dëmshpërblim për djegien e traut në 2018-tën

19:35 : 27/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE
PROTESTA KUNDER TAKSES NE RRUGEN E KOMBIT - Protestues duke u perleshur me policine dhe djegur sportelet e pageses se takses ne rrugen e Kombit, prane tunelit te Kalimashit. Mijera vete te ardhur edhe nga Kosova jane mbledhur per te protestuar kunder vendosjes se takses per rrugen e Durres-Kukes./r/n/r/nPROTEST AGAINST PAY TOLLS IN KALIMASH - Protesters clash with the police and setting fire to the booths of pay toll of the Durres-Kukes highway, near the Kalimash tunnel. Thousands of people coming also from Kosovo gathered to protest against the introduction of 5-12 euro toll for the Durres-Kukes road.

PROTESTA KUNDER TAKSES NE RRUGEN E KOMBIT - Protestues duke u perleshur me policine dhe djegur sportelet e pageses se takses ne rrugen e Kombit, prane tunelit te Kalimashit. Mijera vete te ardhur edhe nga Kosova jane mbledhur per te protestuar kunder vendosjes se takses per rrugen e Durres-Kukes./r/n/r/nPROTEST AGAINST PAY TOLLS IN KALIMASH - Protesters clash with the police and setting fire to the booths of pay toll of the Durres-Kukes highway, near the Kalimash tunnel. Thousands of people coming also from Kosovo gathered to protest against the introduction of 5-12 euro toll for the Durres-Kukes road.

Banorët e Kukësit nuk e pritën mirë vendosjen e traut në rrugën e Kombit. Rruga e cila i afroi më shumë me kryeqytetin është një nga investimet e pakta që buxheti i shtetit ka bërë për këtë zonë, ndaj dhe vendosja e taksës 5 euro nuk dukej e drejtë.

Për shumë prej tyre tarifa 10 euro për të dalë dhe hyrë sërish në vendin e banimit ishte e papërballueshme. Në fund të marsit të vitit 2018 ata shpërthyen në protesta të dhunshme, duke djegur dhe shkatërruar pajisjet e taksës bashkë me traun që bllokonte rrugën.

Ky veprim i tyre kërcënon buxhetin me një faturë me vlerë 10 milion euro që koncesionari e ka dërguar për kompensim pranë qeverisë shqiptare.

“Pas ngjarjes mësipërme Prokuroria e qarkut Kukës ka kryer verifikimin e dëmeve në terren sëbashku me Koncesionarin. Koncesionari disponon fotot e dëmeve dhe procesverbalet e mbajtura nga Prokuroria për ngjarjen në fjalë. Koncesionari në bazë të verifikimeve në terren ka llogaritur preventivin e dëmeve të shkaktuara nga dhuna dhe zjarri, i cili më pas ështe aprovuar nga Inxhineri i Pavarur si dhe eshte dorëzuar ne Ministrine e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me arsyetimin se ngjarja ka të bëjë me një ngjarje kompensimi . Deri në datën e aprovimit të këtyre pasqyrave financiare nuk kemi marrë ndonjë përgjigje nga Autoriteti Kontraktor lidhur me dëmet e shkaktuara në sheshin e pagesave si dhe trajtimin e tyre.” thuhet në një raport të kompanisë koncesionare “Albania Highway Concession”.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në rolin e Autoritetit Kontraktor të kësaj kontrate koncesionare tha për emisionin Kronos se nuk e ka njohur dhe as paguar detyrimin e pretenduar nga pala koncesionare.

Lexo edhe:

Denoncimi/ Avokati ‘vjedh’ 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

Kompanitë e naftës paralajmërojnë padi për qeverinë: Kompensim për llogaritje të gabuar të çmimit

“Referuar ngjarjes së 31 Marsit të vitit 2018 në sheshin e Pagesës, Vlera prej 1.04 miliard lekë e pretenduar për dëmtimet e investimeve në sheshin e pagesës, nuk është njohur dhe paguar si kompensim, nga Autoriteti Kontraktues.” thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për Kronos.

Por kjo nuk do të thotë se çështja do të mbyllet me kaq. Koncesionari e klasifikon në raportet financiare si një detyrim që mund të vilet në të ardhmen duke lënë të hapur opsionin e nisjes së procedurave gjyqësore dhe përmbarimore. Baza për të fituar gjyqin mund të mbështetet edhe te kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama, të bërë disa ditë pas ngjarjes për djegien e traut.

“Në kontratë nuk parashikohet që, nëse çohet një grup vandalësh edhe i vë zjarrin investimit, do ta paguajë shteti. Kjo s’ka nevojë të parashikohet në kontratë. Kjo është në ligjshmërinë e Republikës së Shqipërisë. Shteti ka detyrimin të mbrojë pronën publike dhe private, ka detyrimin të mbrojë investimet publike dhe private. Kur këto investime sulmohen dhe digjen nga vandalë, sigurisht që kush i ka bërë investimet i kërkon mbrapsht paratë nga shteti.” do të shprehej kryeministri disa ditë pas djegies së traut.

Sido që të shkojë kjo histori, vlera e pretenduar për dëmshpërblim shihet nga ekspertët inxhinierë të kësaj fushe si një abuzim i hapur. Inxhinieri Arben Meçe thotë se investimi në infrastrukturën e vendosjes së traut dhe sporteleve nuk shkon më shumë se 500 mijë euro.

“Më shumë se 500 mijë euro nuk është kosto e pajisjeve dhe traut, 10 milion euro është çmenduri! Në atë pikë të raportosh investim 10 milion euro, jo shkatërrim 10 milion euro, nuk ka nevojë të lodhesh për të thënë që ky është akt korruptiv.” shprehet inxhinieri Arben Meçe.

/ Emisioni “Kronos”

Etiketa: 10 milione eurodemshperblimdjegiaKoncesionarirruga e kombittrau

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi/ Avokati ‘vjedh’ 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

21:11 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kompanitë e naftës paralajmërojnë padi për qeverinë: Kompensim për llogaritje të gabuar të çmimit

08:13 : 29/05/2026
AKTUALITET

Pagoi 113 mln lekë per legalizimin, por i shembën pronën! Qytetari në Fier ende pa dëmshpërblim

21:31 : 20/05/2026
AKTUALITET

Landfilli i Bushatit në flakë/ Banorët: Këtu nuk bëhet më asgjë, na kanë shkatërruar tokat

11:57 : 20/04/2026
AKTUALITET

Projektligji i ri/ Qytetarët mund të kërkojnë dëmshpërblim për dëmet nga ndotja e ajrit

13:21 : 01/04/2026
AKTUALITET

Aksident në Rrugën e Kombit, plagosen 4 persona

15:18 : 26/03/2026
Para

E papritur të Partizani, sulmuesi i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

TË GJITHA

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

21:54 : 25/06/2026

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

21:51 : 25/06/2026

“Rama u kap në befasi”, Dervishi: Pakënaqësitë po vijnë edhe nga socialistët

21:47 : 25/06/2026

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

21:38 : 25/06/2026

Thirrja e fuqishme para Kryeministrisë: Të shtunën protestë kombëtare

21:31 : 25/06/2026

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

21:26 : 25/06/2026

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, zbulohet çfarë u diskutua

21:14 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet