• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PS e PD japin “dritë jeshilen” për arrestimin e Ahmetajt, por Kuvendi e miraton të hënën

18:34 : 12/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Si Partia Demokratike, po ashtu edhe Partia Socialiste kanë dhënë aprovimin për dhënien e autorizimit pas kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Por, dy forcat politike nuk u dakordësuan sa i përket se kur do të miratohet në Kuvend. Opozita kërkoi që SPAK-ut t’i hapet rruga që ditën e nesërme për arrestimin e Ahmteajt, por mazhoranca vendosi që raporti i paraqitur sot në Këshillin e Mandateve do të miratohet të hënën në një seancë të posaçme plenare në Kuvend që do të mbahet në orën 17:00

Opozita prezantoi dhe dorëzoi sot raportin në Këshillin e Mandateve, që u prezantua nga deputeti Gazment Bardhi. Ndërsa, mazhoranca do ta dorëzojë ditën e nesërme.

Bardhi: 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, përfaqësues të opozitës, i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”, me qëllim për t’i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të gjithanshëm në kuadër të procedimit penal nr. 277/1, të vitit 2022 për 3 veprat penale. 

89
81
82
83
84
85
86
87
88

Bardhi, në një prononcim për mediat pas mbledhjes, bëri me dije se opozita do të kërkojë mëngjesin e nesërm që të ndryshojë rendin e ditës për t’i dhënë që nesër “dritën jeshile” SPAK-ut që të vijojë me arrestimin e Ahmetajt dhe mos pritet e hëna. Gjithashtu, ai zbuloi se në dosjen e SPAK për Ahmetajn dalin edhe emrat e Damian Gjiknurit, Ermonela Felajt, Fadil Nasufit dhe Baftjar Zeqos.

Lexo edhe:

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

“Siç besoj e keni transmetuar dhe është mësuar, Këshilli me votë unanime vendosi ti rekomandojë seancës plenare përmbushjen e kërkesës së lirisë, arrestimin dhe kontrollinn e banesës për deputetin Ahmetaj. Opozita sot në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve depozitoi raportin e saj me shkrim. Kërkesa jonë ishte që raporti të shqyrtohej si pikë e parë e rendit të ditës në mbledhjen e nesërme por u vendos në mënyrë arbitrare që të shqyrtohej të hënën. Nesër që në mëngjes do të depozitojmë kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës të seancës së nesërme. Çdo vonesë është pengim i drejtësisë.

Disa nga emrat janë bërë publike sikundër disa të tjerë janë të kallëzuar prej nesh. Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, 2 ish kryetarë bashkie, sot deputetë, Fadil Nasufi, Baftjar Zeqo. Kjo organizatë kriminale, pse po veçohen çështjet nga SPAK se duket qartë që ka një qëllim që kjo veprimtari të mos trajtohet si grup i strukturuar kriminal. Mëshirë pë rata që abuzojnë me detyrën e shpërdorojna ëbeisamin e qytetarëve dhe nga të pastrehë bëhen me vila nga veprimtari korruptive, s’ka për të pasur kurrë nga deputetë të opozitës. Avokatët nuk e deklaruan vendndodhjen e Ahmetaj, pohuan komunikimin. Jam i bindur që Prokuroria do e vazhdojë hetimin qoftë për episode të tjera apo zyrtarë apo ish zyrtarë. Kam besim të plotë, dua të besoj që SPAK do e përmbushë pritshmërinë. Ky akt për zv.kryeministrin është vetëm një e dhënë, kemi nevojë për luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. Kemi për të krijuar një grup të ri në 313 apo paraburgimin e Durrësit”, tha Bardhi.

Ndërsa, deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi pas mbledhjes së Këshillit të Mandatave u shpreh se do t’i sugjerojnë në seancën plenare autorizimin për arrestimin e Ahmetajt. Pëllumbi u shpreh se ato gjykojnë nëse procedurat janë të rregullta ose jo, por jo për faktet.

“Duhet ti sugjerojë seancës plenare dhënien e autorizimit për prokurorinë që të zhvillohet një proces i rregullt. Duhet të përgatitet mendimi dhe raporti i mazhorancës. Ne sot nuk mund të kishim një raport të parapërgatitur pa dëgjuar palën mbrojtëse. Ne do të përgatisim raportin tonë të cilin do ta dërgojmë në të premten para orës 12:00. Të kuptojmë se këshillit për Mandatet nuk është gjykatë. Nuk jam personalisht, jemi anëtarë të këshillit të Mandateve dhe përfaqësojmë 140 deputetët. Do t’i japim sugjerimin seancës. Gjykojmë vetëm nëse procedura për dhënien e kësaj të drejte është zbatuar apo jo dhe ka apo jo fakte nëse ndaj kolegut tonë ka ndikime politike apo jo. Sa kohë që bindemi nëse procedura është e rregullt apo jo, sigurisht ne kemi qëndrimin tonë për të mos bërë avokatin e askujt.”– tha Pëllumbi.

Në seancën e sotme, u dëgjua mbrojtja e avokatëve të Ahmetajt, ndërsa vlen të theksohet se, edhe pse SPAK kërkon arrestimin e ish-zv.kryeministrit, ky i fundit është larguar nga Shqipëria.

Zëri i Amerikës, ka konfirmuar përmes burimeve zyrtare se Ahmetaj është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit, shkresën për arrestimin. Burime pranë autoriteteve shqiptare i thanë po ashtu Zërit të Amerikës, se më pas zoti Ahmetaj, ka prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. Burime të tjera, të pakonfirmuara zyrtarisht, tregojnë se nga verifikimet e sinjalit të celularit të tij, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja.

Largimi i Arben Ahmetajt nga Shqipëria nuk vijnë si surprizë. Para tij janë larguar  edhe të ashtuquajturit “bosët e inceneratorëve”, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, të cilët janë shpallur në kërkim nga SPAK. Sipas raportimeve mediatike ata jetojnë në Vjenë. Gjyqi në Shqipëri vijon dhe ata vazhdojnë të marrin para nga buxheti i shtetit.

Tre janë akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për të cilin kërkon nga Kuvendi heqjen e imunitetit që i siguron mandati si deputetit.

Në një njoftim zyrtar, SPAK bën me dije se Ahmetaj, nën hetim për proçedimin penal Nr. 277/1 të vitit 2022, dyshohet se ka kryer veprat penale:

  • “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal;
  • “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;
  • “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.

 

 

Etiketa: aproviminarben ahmetajarrestimiKuvendipsspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025
AKTUALITET

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

21:23 : 27/06/2025
AKTUALITET

Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

17:14 : 27/06/2025
AKTUALITET

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

16:29 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi për Tiranën/ Braho: S’ka më akuza për trafikim votash

12:47 : 27/06/2025
Para

Këputen sërish telat e tensionit të lartë në Elbasan, rrezik dhe dëme në banesa

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com