• Kontakt
Monday, June 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtyhet mbledhja për imunitetin e Ahmetajt, opozita: PS i dha kohë që të fshihet

20:12 : 11/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Është shtyrë për ditën e nesërme në orën 16:00 mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohej kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit për deputetin e PS-së, Arben Ahmetaj, pasi për ish-zv.kryeministrin është lëshuar një urdhër-arresti.

Shtyrja e mbledhjes është bërë me kërkesë të avokatëve të Ahmetajt. Këta të fundit kanë kërkuar ndërprerjen e mbledhjes dhe vazhdimin e saj ditën e nesërme, pasi sipas tyre kanë nevojë për më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e klientit të tyre. Kërkesa e avokatëve u kundërshtua nga opozita, me argumentin se sipas tyre i shërben Ahmetajt për tu fshehur.

Në një prononcim për mediat, pas ndërprerjes së mbledhjes së sotme, deputeti i PD-së Gazment Bardhi tha se mazhoranca po i jep kohë Arben Ahmetajt që të fshihet nga drejtësia. Bardhi deklaroi se me gjasë autoriteti për arrestimin e Ahmetajt do jepet javën që vjen, vonesë që sipas tij nuk ka ndodhur herë të tjera.

“Ai nuk ka ikur për tu arratisur, por nuk dinin se ku kishte ikur dhe ku ndodhej në këtë moment. Mazhoranca vendosi që ti japë kohë dhe u vendos që të shtyjë seanca për ditën e nesërme. Duke i dhënë kohë në këtë mënyrë që autorizimi të jepet për javën që vjen. Kjo është një ndihmë që mazhoranca po i jep Ahmetajt për tu fshehur nga drejtësia. Duhet të kishte lejuar prokurorinë ti jepte autorizimin gjykatës më pas është gjykata nëse duhet të vendosë nëse duhet arrestuar apo jo. Kam pyetur SPAK se ku ndodhet në Shqipëri apo Kanada nuk ka marrë përgjigje. E rëndësishme është që informacioni u konfirmua nga avokatët e tij. Nesër do të dëgjojmë pretendimet e avokatëve të Ahmetajt. Avokatët ndërkohë kanë kërkuar 24 orë të tjera, dhe me gjasë autoriteti jepet javën që vjen, dhe kjo është një vonesë që nuk ka ndodhur herët e tjera. Për Tahirin është marrë vendimi brenda dy ditëve.”– tha Bardhi.

Mbledhja e sotme në Këshillin e Mandateve, e cila u ndërpre për gjysmë, ka zgjatur rreth 4 orë ku u shoqërua me debate të shumta mes mazhorancës dhe opozitës. Opozita kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të hapura, por u kundërshtua nga mazhoranca e cila e miratoi e vetme kërkesën për ta zhvilluar me dyer të mbyllura. Deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji akuzuan Ermonela Felajn se nuk i intereson të zhvillohet mbledhja me dyer të hapura, pasi emri i saj rezulton në provat e SPAK për dosjen e Ahmetajt.

Lexo edhe:

Vokshi: Informova deputetët e EPP-së për rrjetet e drogës dhe cilët kandidatë mbështesin

“Pushteti manipuloi zgjedhjet në Shqipëri”/ Burimi: Në Beograd serbët u ngritën në protesta

Bardhi gjithashtu i ka bërë një sërë pyetjesh kreut të SPAK, Altin Dumanit, i pranishëm në mbledhje, nëse a ka dijeni për vendodhjen e Ahmetajt apo për hetimet, por nuk ka marrë përgjigje.

Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ka konfirmuar se deputeti socialist ndodhet jashtë kufijve të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Duke iu referuar sistemit TIMS, në media është raportuar se Ahmetaj është larguar nga Shqipëria mesditën e të premtes më 7 korrik. Rastësi, apo e koordinuar në të njëjtën ditë është firmosur edhe kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për autorizim për arrestimin e tij nën tre akuza: për pastrim parash, deklarim të rremë e fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv.

Ditën e djeshme, gazetari i kronikës Artan Hoxha publikoi në emisionin “Opinion” dhe një foto ku ishte Arben Ahmetaj në pikën doganore të Kakavijës dhe pretendonte se fotoja ishte bërë mesditën e të premtes në momentin kur ai kishte kaluar drejt shtetit grek.

Nuk dihet nëse Arben Ahmetaj ka patur dijeni për urdhër-arrestin dhe është larguar qëllimisht që t’ishmangej prangosjes, apo ka ikur me udhëtime. Mbetet të shihet nëse Kuvendi i heq imunitet, a do t’i dorëzohet Ahmetaj drejtësisë.

Largimi i Arben Ahmetajt nga Shqipëria nuk vijnë si surprizë. Para tij janë larguar  edhe të ashtuquajturit “bosët e inceneratorëve”, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, të cilët janë shpallur në kërkim nga SPAK. Sipas raportimeve mediatike ata jetojnë në Vjenë. Gjyqi në Shqipëri vijon dhe ata vazhdojnë të marrin para nga buxheti i shtetit.

Tre janë akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për të cilin kërkon nga Kuvendi heqjen e imunitetit që i siguron mandati si deputetit.

Në një njoftim zyrtar, SPAK bën me dije se Ahmetaj, nën hetim për proçedimin penal Nr. 277/1 të vitit 2022, dyshohet se ka kryer veprat penale:

  • “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal;
  • “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;
  • “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.

 

 

Etiketa: arben ahmetajavokatetbardhifshihetmbledhjaopozitashtyhet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vokshi: Informova deputetët e EPP-së për rrjetet e drogës dhe cilët kandidatë mbështesin

21:34 : 23/06/2025
AKTUALITET

“Pushteti manipuloi zgjedhjet në Shqipëri”/ Burimi: Në Beograd serbët u ngritën në protesta

18:55 : 23/06/2025
AKTUALITET

“Parregullsi në procesin e votimit nga Diaspora”/ PD: KQZ të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve

11:51 : 21/06/2025
AKTUALITET

Mbyllja e shkollave rrit barrën financiare të prindërve gjatë verës

09:40 : 20/06/2025
AKTUALITET

“Vlora pa ujë”/ Këshilltari i opozitës: Landfilli miliona eurosh një “gropë” pa standarde

09:22 : 20/06/2025
AKTUALITET

Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë “fasadën e qeverisë” ndaj integrimit

08:35 : 19/06/2025
Para

Hapet Qendra e Strehimit të Përkohshëm për migrantët e parregullt në Qafë Botë

TË GJITHA

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje, pasi zhvati qytetarët zhduket pa paguar qira e drita

22:48 : 23/06/2025

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi

22:34 : 23/06/2025

Rezultati i 11 Majit/ Bushati: S’ka alternativë në diktaturë! Regjimi na ka hipur në qafë

22:32 : 23/06/2025

Zyrtare/ Titullari i Elbasanit njofton largimin nga klubi

22:24 : 23/06/2025

Sulmi ndaj bazave amerikane, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi, nuk i bëm dëm askujt

22:16 : 23/06/2025

Trump reagon ndaj sulmeve iraniane në bazën amerikane në Katar: Shpresoj që…

22:05 : 23/06/2025

Zyrtare/ Largimi i tetë nga Vora, mbyllet bashkëpunimi me mbrojtësin

21:56 : 23/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com