• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Veliaj vjedh i pa shqetësuar”/ Berisha: Ahmetaj të tregojë implikimin e Ramës në këtë mega-aferë!

14:05 : 10/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit, Arben Ahmetajt, zyrtarit më të “besuar” të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Berisha i bëri thirrje Ahmetajt që të rrëfejë si është imponuar nga Edi Rama për të firmosur këtë aferë të madhe.

Gjithashtu Berisha theksoi se dyshja Veliaj-Rama është më e implikuar në aferë galoponte ku sipas tij çdo ditë vidhen taksat e qytetarëve shqiptarë. Ai tha se Arben Ahmetaj sot ka detyrim t’i tregojë shqiptarëve se ku ishte kur Rama i shkoi me avion të posaçëm për ta detyruar të firmoste për aferën e inceneratorëve.

“Siç e dini, në vitin 2012, PD dhe koalicioni qeverisës, ka hequr imunitetin për aferën e korrupsionit. Pra, prokuroria e shtetit nuk ka asnjë lloj pengesë për të hetuar korrupsionin për shkak të imunitetit. Afera e djegësave është afera ndër më të mëdhat korruptive, rikujtoj këtu se vetëm dje apo pardje, Erion Veliaj i ka dorëzuar kompanisë së tij që menaxhohet nga Bruno Preseci, 800 mijë euro. Pra, kompania e krimit vazhdon të thithë si lubi, paratë e taksapaguesve për llogari të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Lidhur me rastin konkret, duke mbështetur pa asnjë hezitim çdo zbatim të ligjit, shtoj këtu se në mënyrën më të padiskutueshme kreu i meduzës së kësaj afere është Edi Rama. Është Edi Rrama që deklaroi se firmosja fap, fap, fap kur nuk duhej të firmoste kurrë. Nëse më pyet mua, ministri i Financave ka përgjegjësitë e padiskutueshme, qoftë me veprimin, qoftë me mosveprimin.

Lexo edhe:

Meta-Idrizi morën 3 deputetë me rreth 8000 vota, Alimehmeti me mbi 16 mijëra vota ngel jashtë

VIDEO/ Momenti kur deputetët e PD sulmojnë gazetaren, Paloka i tërheq “badge” nga qafa

Uroj t’u thotë shqiptarëve që se si ia imponoi Edi Rama, ku ishte kur Rama i shkoi me avion për t’i imponuar firmosjen. Por nga ana tjetër, ligji kurrë mëshirë për frikacakun nuk ka. Ligji nuk e njeh mëshirën. Prapë të paktën t’u thotë shqiptarëve ku ishte kur Edi Rama i shkoi për ta detyruar për firmën” tha Berisha.

  • Emërimi i Ballës/ Berisha: Rama e dorëzoi rendin përfundimisht në duart e bandave të krimit të organizuar

Kryetari demokrat, Sali Berisha, lexoi sot në një konferencë për shtyp një deklaratë për mediat të opozitës në lidhje me emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm. Berisha tha se rendi tani do jetë përfundimisht në duart e bandave të krimit të organizuar.

“Në grahmat e fundit të regjimit të tij, Edi Rama, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, emëroi në krye të Ministrisë së brendshme Taulant Ballën, njeriun më të lidhur me bandat e Elbasanit, Lushnjes, Lirbazhit, Cërrikut, Shkodrës dhe Fushë-Krujës.

Pas ngjarjes horror, në të cilën anëtarët kryesorë të klanit më të egër mafioz të Shqipërisë se Mesme, Rrajat e partisë të lidhur direkt me Edi Ramën dhe Balln, keqtrajtuan shtazërisht Bilbil dhe Jashar Majën, Edi Rama regoi si një padrino. Ai, në përputhje me kodin e mafias, nuk dënoi me asnjë fjalë të vetme barbarinë, aktin horror të klanit mafioz të Rrajave të tij, por urdhëroi me Twitter, shkarkimin e ministrit të familjes, Çuci dhe emërimin në vend të tij të Taulant Ballës dhe dorëzimin e kumbarës së klanit Rraja, deputet shumë i vlerësuar nga Edi Rama.

PD deklaron se Taulant Balla është politikani më i inkriminuar, më i akuzuar në 32 vite për lidhje konkrete, direkt të fuqishme me trafikun e drogës, vrasjet mafioze dhe krime të tjera.

Balla është politikani i akuzuar publikisht dhe me dokumente zyrtare si deputet që ka të regjistruar mbi 50 udhëtime me pasaportën e tij diplomatike jashtë vendit, për mburojë të veprimtarisë së supertrafikantit ndërkombëtar dhe njërit prej eksponentëve kryesorë të Bandës së Lushnjes, Edmond Begos.

Balla është politikani kryesor i akuzuar me zë dhe figurë në sallën e gjyqit se është ai i implikuar në masakrën e Elbasanit të vitit 2016, ku në përleshje mes bandave rivale u vranë 3 persona dhe u plagosën shtatë anëtarë. Po në sallën e gjyqit ai është denoncuar si njeriu që ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra, pasi ai kishte në dorë dhue do i publikonte regjistrimet zyrtare që provonin implikimin e Taulant Ballës në lidhje me masakrën e Elbasanit.

Ministri i ri i Brendshëm i Edi Ramës, Taulant Balla, është i faktuar se në zgjedhjet prillit 2021, më datë 21 prill kishte angazhuar për blerjen e votave në Elbasan, trafikantin Mehmet Greca, të dënuar me 7 vite në Britani për trafik kokaine. Ai bashkë me prokurorin Shehu dhe Ardi Veliun, manipuluan ngjarjen ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë në Elbasan. Balla është i lidhur direkt me veprimtarinë ekonomike kriminale dhe fitimit të qindra milionë lekë publike nga kompania e Gentian Sharrës, bashkëpunëtor i Talo Çelës dhe pjesëmarrës në masakrën e vitit 2016 dhe grabitjen e Rinasit.

Balla është politikani i inkriminuar, i lidhur kokë e këmbë me bandën e trafikantëve dhe vrasëse Rraja të Fushë-Krujës. Ai është personi i akuzuar nga oficeri Emiljano Nuhu për ndërhyrje direkte në komisarit për lirimin me forcë të kriminelit Rexhep Rraja, sot në kërkim, djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, i cili ishte arrestuar pasi kishte torturuar vajzën e pambrojtur Xhisiela Maloku.

Ai me Edi Rarmën, pas lirimit të kriminelit, kërcënuan dhe sulmuan me egërsi oficerin Nuhu, duke e detyruar të largohet nga vendi dhe të kërkojë azil. Me emërimin e Ballës, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, emërohet ministër një person që ka aktualisht dy hetime penale të hapura, njëri komnëtar dhe tjetri ndërkombëtar.

Balla është i akuzuar në parlament si pritës i 5 milionë eurove para të sjella në Shqipëri me veturat Toyota Yaris. Ai këtë akuzë të bërë nga Lulzim Basha e ka mbyllur në Shqipëri, por jo në belgjikë ku hetohet bashkë me akuzuesin e tij.

Balla është thirrur disa herë në SPAK për lidhjet e tij me Gentian Sharrën dhe ndërhyrjet e tij korruptive për dhënien e paligjshme të tenderave te kompania e bashkëshortes së Gentian Sharrës.

PD deklaron se Edi Rama, duke emëruar në krye të rendit, Taulant Balla, eksponentin kryesor në politikë të lidhur me krimin, drogën, vrasje, e dorëzon në mënyrën përfundimtare rendin në duart e bandave të krimit të organizuar. Edi Rama po i garanton organizatat kriminale dhe lidhjet e tij të faktuara me kartelet e Sinaloas se Shqipëria do jetë parajsa e trafiqeve dhe larjes së parave,” tha Berisha.

 

  • Zbardhen akuzat ndaj Ahmetajt, pse kërkohet prangosja e ish-zëvendëskryeministrit

Tre janë akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për të cilin kërkon nga Kuvendi heqjen e imunitetit që i siguron mandati si deputetit.

Në një njoftim zyrtar, SPAK bën me dije se Ahmetaj, nën hetim për proçedimin penal Nr. 277/1 të vitit 2022, dyshohet se ka kryer veprat penale:

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal;
“Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;
“Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.
Hetimet ndaj Ahmetajt nisën pas kallëzimeve për paligjshmëri me praktikat për dhënien me koncension të inceneratorit të Elbasanit.

Po ashtu, janë hetuar edhe lidhjet e dyshuara të tij me Klodian Zoton një nga tre sipërmarrësit e përfshirë në çështjen e inceneratorëve.

Në kompjuterin e Zotos, janë gjetur emaile të disa hoteleve të shtrenjta në qytete të ndryshme të Europës, u konfirmoheshin se në to kishte qëndruar Ahmetaj, pasi pagesa ishte bërë përmes kartës bankare të Zotos.

Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka vendosur në sekuestro preventive dy vila në bregdet, pas dyshimeve se ato kanë lidhje me ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj. Për njërën vilë, e cila ndodhet në zonën e Palasës, prokuroria dyshon se i përket ish bashkëshortes së zoti Ahmetaj, ndërsa tjetra në zonën e Hamallajt është në pronësi të bashkëjetueses së tij.

Për këtë fundit, Ahmetaj ka kundërshtor në gjykatë një kontroll që ushtroi BKH në muajin Mars, megjithatë kërkesa është rrëzuar nga Apeli i GJKKO si dhe Gjykata e Lartë.

Vetë Ahmetaj ka pretenduar pafajësi ndaj akuzave.

Etiketa: AhmetajarrestimiBerishaspakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta-Idrizi morën 3 deputetë me rreth 8000 vota, Alimehmeti me mbi 16 mijëra vota ngel jashtë

21:29 : 16/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Momenti kur deputetët e PD sulmojnë gazetaren, Paloka i tërheq “badge” nga qafa

20:52 : 16/05/2025
AKTUALITET

E paprecedentë! Militantët dhe deputetët e Berishës sulmojnë gazetaren e “Euronews Albania”

20:13 : 16/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama nuk ka të ardhme, priti liderët e BE-së si “hajdut zgjedhjesh”

19:07 : 16/05/2025
AKTUALITET

Berisha u bashkohet protestuesve: Informova forumin e IDU, më 11 maj u përdorën bandat

19:02 : 16/05/2025
AKTUALITET

Bylykbashi: Janë shpartalluar zgjedhjet, kandidatët e PS-së u financuan nga krimi

18:12 : 16/05/2025
Para

Heqja e mandatit/ Nikolla e merr me nge mbledhjen për Arben Ahmetajn

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com