• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhuna barbare/ Rrahman Rraja dorëzon mandatin e deputetit: Dështova si prind!

15:07 : 08/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Deputeti i PS, Rrahman Rraja ka dhënë dorëheqjen.

Vendimi vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krujë, kur vëllezërit e tij dhe anëtarë të tjerë të fisit Rraja kanë dhunuar barbarisht dy kushërinjtë, Jashar dhe Bilbil Maja.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Rraja u ka kërkuar ndjesë dy viktimave të dhunës, ndërsa mes rreshtash thotë se dështoi si prind.

Nder te tjera, deputeti Rraja ka kërkuar ndjesë publike lidhur me ngjarjen, ku citon “Zoti me dhente force qe ta përballoj ketë dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej ketë turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir”

Deklarata e Rrahman Rrajës:

Lexo edhe:

VIDEO/ Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen fidanë kanabis

Momenti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

“Nuk kam fjale per ta shprehur sikletin karshi te gjithe atyre qe me kane besuar gjithe keto vite. Fatkeqesisht une deshtova si prind dhe ndjehem i turperuar publikisht nga femija im.

Ju kerkoj ndjese shokeve dhe kolegeve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorezimin e mandatit te deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike. Ju kerkoj ndjese atyre qe me kane dhene voten prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kerkoj ndjese viktimave te asaj dhune turperuese për familjen time. I bej thirrje djalit tim te dorezohet para drejtesise.

Zoti me dhente force qe ta perballoj kete dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej kete turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir. Ne fund mirenjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partise dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnje borxh per kete shqetesim kaq te madh publik qe i shkaktova”, shkruan Rraja.

 

  • Shkon në tetë numri të arrestuarve, detajet nga operacioni i policisë

Dy shtetas te tjere janë shpallur në kërkim dhe katër të tjerë janë shoqëruar në polici, pas një operacioni që ka nisur prej mëngjesit të sotëm në Nikël dhe Tapizë, për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Fushë Krujë, ku u dhunuan barbarisht kushërinjtë Maja.

Gjatë operacionit u kontrolluan 20 banesa, biznese dhe ambiente të ndryshme në pronësi të shtetasve të shpallur në kërkim Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, dhe Rexhep Rraja, dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Gjithashtu, gjatë mëngjesit të sotëm Policia njofton se u bë shoqërimi në ambientet e Policisë i 4 shtetasve, L. Rr., D. Rr., H. Rr., dhe A. Rr., lidhje të afërta fisnore dhe shoqërore të shtetasve të shpallur në kërkim dhe po vijojnë veprimet hetimore të drejtuara nga Prokuroria e Tiranës për sqarimin e pozitës së tyre në raport me ngjarjen.

Pas veprimeve hetimore dhe kqyrjes së pamjeve filmike u identifikuan dhe dy persona të tjerë të përfshirë në rrahjen e dy kushërinjve, të cilët u shpallën në kërkim, konkretisht shtetasit Edison Meta, 27 vjeç dhe Përparim Rraja, 48 vjeç.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme u shpallën në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, dhe Rexhep Rraja.

Policia e Shtetit i bën thirrje shtetasve Xhelal Rraja dhe Rexhep Rraja, si organizatorë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale për tu dorëzuar sa më parë në Policinë e Shtetit së bashku me personat e tjerë të shpallur në kërkim pasi çdo orë që kalon rëndon akoma më shumë pozitën e tyre penale.

  • Ngjarja e rëndë, shpallet në kërkim djali i deputetit të PS, Rexhep Rraja

Djali i deputetit të PS Rrahman Rraja, Rexhep Rraja është shpallur në kërkim nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Krujë, ku u dhunuan barbarisht dy persona nga fisi Maja, në një lokal. Konflikt që më pas degradoi në përdorimin e shkopinjve të bejsbolli e shqelma.

Por djali i deputetit të PS, më herët është përfshirë në një tjetër ngjarje të dhunshme. Rasti i Xhisiela Malokut ishte ai që bëri bujë dhe shkaktoi reagime të forta, pasi djali i deputetit të PS, u akuzua për dhunimin e të resë.

Kujtojmë se dhunimi i vajzës në atë kohë u bë publik, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë.

Kujtojmë se ish-oficeri i Policisë, Emiljano Nuhu gjithashtu në atë kohë deklaroi se pas këtij denoncimi ishte kërcënuar më armë nga vëllai i deputetit të PS, Xhelal Rraja për të mbyllur dosjen.

Ndërsa në dëshminë e saj Xhisiela Maloku rrëfeu dhunën e ushtruar në një dhomë hoteli. Ajo tregoi se është njohur me djalin e deputetit në vitin 2012, dhe kishte qenë e lidhur me të deri në vitin 2017.

Maloku po ashtu rrëfeu se konfliktet me ish të dashurin e saj, djalin e deputetit të PS, i kanë ardhur pas ndarjes.

Etiketa: borizaneDeputeti i PSDështova si prinddhunaDhuna barbarekruje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen fidanë kanabis

12:59 : 23/06/2026
AKTUALITET

Momenti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

18:43 : 20/06/2026
AKTUALITET

Grabitet me armë gjatë natës një pikë karburanti në Krujë

11:08 : 16/06/2026
AKTUALITET

Degradimi i rrugëve të Krujës/ Aulon Kalaja: 11 gropa në vetëm 250 metra!

16:14 : 22/05/2026
AKTUALITET

Dhunimi i gazetarit në Shkodër, reagon policia

22:51 : 18/05/2026
AKTUALITET

Detaje nga dhuna ndaj ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

17:29 : 10/05/2026
Para

Interi “blindon” mbrojtjen, Stefan de Vraj rinovon kontratën me zikaltrit

TË GJITHA

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

15:38 : 24/06/2026

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

15:36 : 24/06/2026

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

15:15 : 24/06/2026

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

15:08 : 24/06/2026

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş