• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: OKB të hetojë bashkëpunimin e Tiranës zyrtare me Teheranin

19:53 : 07/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së policisë, ku përgënjeshtronte lajmet se kompjuterët e sekuestruara në Manzë në kampin Ashraf i janë dorëzuar Iranit.

Në një reagim të gjatë në FB, Berisha i ka bërë thirrje OKB që të hetojë bashkëpunimin e Tiranës zyrtare me Teheranin.

Berisha shprehet ndër të tjera se “në komunikatën e saj Policia e Shtetit në asnjë fjalë dhe në asnjë rresht nuk guxon t’i referohet komunikatës zyrtare të Drejtuesit të Këshillit Islamik të Informacionit si burim zyrtar i lajmit tronditës, por ju referohet rrjeteve sociale dhe mediave të cilat kanë publikuar, transmetuar lajmin”.

Berisha shton se “në këtë mënyrë qeveria e Edi Ramës i shmanget ballafaqimit me burimin zyrtar publik të lajmit, shmangie kjo e qëllimshme”.

Reagimi i plotë:

Lexo edhe:

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Një përgënjeshtrim që më shumë akuzon!

Ditën e henë, me datë 3 korrik, Drejtuesi i Këshillit të Informacionit të Qeverisë së Iranit, Sepehr Khalaji në një komunikatë në emër të Këshillit të Informacionit të Republikës Islamike të Iranit, deklaron se pjesë nga 232 kompjuter të konfiskuar nga Policia Shqiptare, me datë 20 qershor, në kampin Ashraf 3 të Muxhahedinëve të Popullit në Manëz, gjënden në Teheran, në duart e organeve kompetente zyrtare të sigurisë Iraniane. Nga dita e hënë deri dje, ditën e enjte pasdite, autoritetet shqiptare heshtën si fija barit ndaj këtij lajmi që u përhap me shpejtësi në mbarë botën i cili në rast se është i vërtetë dëshmon:

-Së pari një akt vasaliteti të plotë të regjimit të Tiranës ndaj regjimit të Ajetollohëve, një regjimi barabar që vetëm vitin e fundit ka ekzekutuar mbi 300 dhe ka arrestuar me mijëra e mijëra të reja dhe të rinj iranian, luftëtar lirije për protetstat e tyre kundër diktaturës teokratike në Iran.

-Së dyti përbën një akt madhor tradhëtie të regjimit të narkoshtetit shqiptar ndaj aëtarëve të Frontit të Rezistencës Iraniane, luftëtarëve të lirisë, të strehuar në Shqipëri.

Ky lajm po të provohet i vërtetë është dorëzimi i të dhënave, lidhjeve familjare dhe bashkëpunëtorëve të Frontit të Rezistencës së Iranit në duart e Policisë Sekrete të Iranit me pasojë zbulimin, arrestimin, burgosjen dhe ekzekutimin e mijëra e mijëra familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të anëtarëve të Frontit të Rezistencës Iraniane, gjë që do mbetej në histori si një akt pabesie ekstreme e damkë e zezë për kombin shqiptar që ka si virtut kryesor besën.

Duke parë heshtjen e plotë disa ditore të autoriteteve shqiptare ndaj ketij lajmi të tmerreshëm, me të cilën ato në një farë mënyre, me këtë heshtje pranonin si fakt të kryer deklaratën e zëdhënësit të qeverisë iraniane, ditën e enjte në ora 14:00, Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi para mediave se në rast se ky akt është i vërtetë, qeveria e Edi Ramës ka kryer akt të pashembullt tradhëtie të lartë me pasoja shumë te rënda për Frontin e Rezistencës Iraniane.

Vetëm pas kësaj deklarate Policia Shqiptare reagoi me një gjoja përgënjeshtrim me të cilën ajo ngjalli edhe më shumë dyshime se sa hodhi posht lajmin. Në deklaratën e tyre policia e narkoshtetit mohon që materialet të jenë dërguar në Teheran, por çuditërisht ajo shprehet se: “Të gjitha njoftimet që qarkullojnë në rrjete sociale dhe media për sa më sipër, janë jo vetëm të rreme por dhe në raste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut.”

Siç e shikoni në komunikatën e saj Policia e Shtetit në asnjë fjalë dhe në asnjë rrjesht nuk guxon t’i referohet komunikatës zyrtare të Drejtuesit të Këshillit Islamik të Informacionit si burim zyrtar i lajmit tronditës, por ju referohet rrjeteve sociale dhe mediave të cilat kanë publikuar, transmetuar lajmin. Në këtë mënyrë qeveria e Edi Ramës i shmanget kështu ballafaqimit me burimin zyrtar publik të lajmit, Këshillin e Informacionit të Republikës Islamike të Iranit. Kjo shmangie e qëllimshme e citimit të burimit zyrtar dëshmon për frikën e përgënjeshtrimit duke ju referuar direkt Këshillit të Informacionit të Iranit mbasi ky mund të faktojë me prova deklaratën e tij.

Përveç këtyre, dyshime të forta ngjall edhe vet fakti i përgënjeshtrimit nga policia e shtetit të lajmit të kreut të Këshillit të Informacionit të Republikës Islamike. Kjo sepse ky përgënjeshtrim duhet të vinte nga zyra e Informacionit e Qeverisë Shqiptare dhe jo nga Policia e Shtetit e cila nuk ka asnjë tagër të flasë në emër të prokurorisë dhe shërbimeve inteligjente të vendit.

Perveç këtyre, lidhur me bashkëpunimin e autoriteteve të Tiranës me regjimin e Ajetullahëve, anëtari i komisionit parlamentar të punëve të jashtme dhe të sigurise të regjimit të Teheranit, gjeneral brigade Esmaeil Kowasari ka deklaruar se:
“Prej disa muajve ka patur komunikime midis aparateve të sigurisë të Iranit me vende të tilla si Shqipëria dhe kjo ka patur rezultate shumë pozitive”.

-Së treti po kështu injorohet me qëllim deklarata e gjeneralit iranian për bashkëpunimin me rezultate shumë pozitive në fushën e sigurisë ndërmjet regjimit të Ajetullahëve të Teheranit dhe regjimit të narkoshtetit të Tiranës.

E vërteta është se aktakuza zyrtare e autoriteve gjyqësore shqiptare ndaj Muxhahedinëve të Popullit të strehuar në Kampin Ashraf 3 në Manëz është: Shpallje lufte!
Domethënë Muxhahedinët e Popullit i kanë shpallur luftë nga Manza Republikës Islamike të Teheranit. Kjo aktakuze ndaj luftëtarëve të lirisë është e turpshme dhe duket e formuluar tëresisht në Teheran dhe është një provë e qartë e bashkëpunimit të Tiranës zyrtare me Teheranin e Ajetullahëve ndaj dhe autoritetet e Tiranës nuk përgënjeshtrojnë dot deklaratën e gjeneralit iranian.

Partia Demokratike e cila në pushtet ka vendosur pranimin e Muxhahedinëve të Popullit në territorin e Shqipërisë ka mbështetur dhe mbështet kauzën e tyre drejt rezistencës së tyre ndaj regjimit obskurantist të Ajetullahëve. Ajo ka dënuar reidin brutal të policisë së shtetit në Kampin Ashraf 3 të Muxhahedinëve të Popullit të bazuar në akuza të fabrikuara në Teheran, si një shkelje të hapur të Kushtetutës së vendit, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Konvetës të OKB për refugjatët. Ajo duke shprehur solidaritetin e saj të plotë me kauzën e drejtë, luftën dhe përpjekjen e Muxhahedinëve të Popullit kundër regjimit teokratik totalitar iranian, dënon çdo formë bashkëpunimi të regjimit të Tiranës me regjimin e Ajetullahëve dhe i bënë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara të hetojë me përparësi bashkëpunimin e rrezikshëm të këtyre regjimeve kundër Frontit të Rezistencës Iraniane.

Një njoftimin për mediat, Policia deklaron se nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me Iranin.

Konkretisht Policia e Shtetit sqaron se:
• Asnjë nga strukturat e saj hetimore dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka patur kontakte me shtetin iranian apo me shtetas të këtij shteti.
• Të gjitha pajisjet e sekuestruara janë vendosur në dispozicion të strukturës përkatëse e cila do të kryejë ekspertimet digjitale, sipas procedurës ligjore.
• Asnjë nga pajisjet kompjuterike të sekuestruara dhe asnjë material i nxjerrë nga këto pajisje, nuk është dërguar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
• Të gjitha njoftimet që qarkullojnë në rrjete sociale dhe media për sa më sipër, janë jo vetëm të rreme por dhe në raste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut.
Policia e Shtetit qëndron gjithmonë në dispozicion dhe në mbrojtje të interesave të ligjshme të qytetarëve të saj dhe të kujtdo që banon në Republikën e Shqipërisë.

Etiketa: IranMEKmuxhahedineSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha ‘këshillon’ Ramën si ta zgjidhë problemin e projektit të Zvërnecit

14:18 : 03/06/2026
Para

Aplikimet në universitete, 2 raunde dhe 6 ditë afat për të zgjedhur degët

TË GJITHA

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom