• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrumbullaku: Muxhahedinët tentuan të digjnin shkresa, 96 kompjutera u sekuestruan

17:48 : 20/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u shpreh se gjatë aksionit të sotëm në kampin e MEK janë sekuestruar 96 njësi kompjuterike. Sipas tij, të strehuarit në kamp kanë tentuar të digjnin dokumente shkresore me qëllim që të shmangnin sekuestrimin.

Rrumbullaku tha se ka pasur kontroll në rreth 127 objekte brenda kampit “Ashraf 3”. Ai u shpreh se policia ka ndërhyrë për të zbatuar një vendim të gjykatës së Posaçme dhe nuk ka ushtruar dhunë.

Kryepolici shtoi se mes të tjerash, policia ka sekuestruar 96 njësi kompjuterike dhe dokumente shkresore që sipas tij anëtarë të kampit kanë tentuar ti digjnin. Pas konferencës, policia publikoi disa pamje të filmuara me dron gjatë aksionit, ku shquhet një person i cili tenton të djegë disa dokumenta.

“Janë sekuestruar në cilësinë e provës, të cilat kërkoheshin në vendimin e Gjykatës së Posaçme, 96 njësi kompjuterike, 49 laptop, 2 tableta, 3 karta memorie dhe materiale shkresore të bollshme, të cilët tentuan ti asgjësonin me djegie, disa anëtarë të MEK”, tha Rrumbullaku.

Rrumbullaku tha gjithashtu se prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për kundërshti me dhunë ndaj punonjësve të Policisë.

Lexo edhe:

Shënohet viktima e dytë nga stuhia në jug, gjendet i mbytur peshkatari /EMRI

I dënuar me 24 vite burg për vrasje, arrestohet në Angli 60 vjeçari shqiptar /EMRI

Kryepolici bëri me dije se nga policia ka pasur informacione se nga anëtarët e kampit do kryhej sulm kibernetik, por pa specifikuar ndaj kujt.

Ndërkohë, gjatë konferencës, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se muaxhahedinët “kanë thyer kodin e mikpritjes” me kundërshtimin e aksionit të policisë.

Deklarata e plotë

Më lejoni t’ju informoj në lidhje me masat e marra nga Policia e Shtetit:

Pas marrjes së njoftimit dhe urdhërit të ekzekutimi të Prokurorisë së Posaçme mbi vendimin e Gjykatës së Posaçme, për lejimin e kontrolleve në të gjitha ambientet e kampit MEK, një kamp i cili përbëhet nga rreth 127 objekte, të ndërtuara në një territor prej 38-40 hektarë.

Me marrjen dhe me njohjen e vendimit të Gjykatës, nga ana ime si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kam dërguar shkresë zyrtare për të gjithë drejtuesit e MEK-ut, për takimin e sotëm të orës 08:00, në zyrat policore të stacionit Policor Manëz.

Në orën 08:00 të mëngjesit, unë sëbashku me disa drejtues Policie të nivelit të lartë, kemi thirrur në takim dhe na janë përgjigjur në takim 6 drejtuesit kryesorë të kampit MEK.

Përgjatë 1 ore, kemi sqaruar me detaje gjithçka përfshihet në vendimin e Gjykatës së Posaçme për lejimin e kontrolleve të ambienteve të gjitha godinave, si dhe qëllimin për të cilin motivohej në vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Kemi gjetur mirëkuptimin e tyre në momentet e para, ku pas takimit zyrtar me to, unë sëbashku me to jemi adresuar në hyrje të kampit për të cilin kemi kërkuar dhe hapjen e portave respektive të tyre, për të cilën mendoj se gjithësecili prej jush nga gazetarët, në momentin që jeni afruar pas mbylljes së operacionit, keni pare vetë se çfarë masash sigurie dhe reagimi të rreptë ka për mos-hyrje brenda atij territori, i cili është totalisht territor shqiptar, nuk është aspak pronë e tyre, dhe sëbashku me drejtuesit dhe forcat policore kemi hyrë në ambientet e të gjithë territorit.

Pas këtij momenti ka filluar faza e kontrollit e të gjitha ambienteve, ku për rreth 2 orë është ushtruar kontroll për shkak të numrit të madh të objekteve dhe ndarjes sektoriale të të gjithë punonjësve të Policisë, për marrjen e detyrës së tyre.

Pasi nga ana jonë u konstatuan paligjshmëri, objekt i vendimit të Gjykatës, përsa i përket evidentimit të sallave të serverave dhe pajisjeve kompjuterike, gati në 17 objekte, filloi një rezistencë e organizuar e të gjithë rezidentëve të kampit MEK, duke u përballur me Policinë dhe duke mos lejuar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.

Pas këtij momenti nga ana e forcave të Policisë, është kaluar në vetëpërmbajtje ekstreme dhe në asnjë rast nga Policia nuk është përdorur dhunë mbi rezidentët.

I është kërkuar drejtuesve të MEK-ut, të flisnin me të gjithë grupimet që kryesonin në rezistencën e organizuar ndaj forcave të Policore, por nuk kemi gjetur mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre. Pas kësaj Policia ka përdorur procedurat standarte të punës, për menaxhimin e turmave dhe i vetmi mjet për realizimin e qëllimit për ekzekutimin e vendimit të gjykatës kanë qenë sprajtet individual, pjesë e pajisjeve personale të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Nga e gjithë kjo përballje, Policia mbeti viktimë e dhunës së tyre dhe jo rezidentët, nga ana jonë është përdorur thjesht sprajt individual, i cili nuk ka sjellë asnjë lloj pasoje jetësore mbi rezidentët. Ne kemi mbetur të dëmtuar, 15 punonjës policie të dëmtuar, si dhe disa automjete policore, dhe nga ana e tyre janë lënduar gjithsej 21 shtetas, të cilët ndodhen në dy spitale në Tiranë, aktualisht në momentet që po flasim, nga 21 të lënduar 15 prej tyre kanë lënë qendrat spitalore dhe janë adresuar për në vendbanimin e tyre.

Në tërësi, në të gjitha veprimet e kryera nga Policia, ju siguroj që kanë qenë veprime totalisht të ligjshme pa kaluar aspak kufirin e ligjshëm të forcës vetëmbrojtëse për ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Në tërësinë e veprimeve të kryera nga Policia, në zbatim të vendimit të Gjykatës, janë sekuestruar në cilësinë e provës, të cilat kërkoheshin në vendimin e Gjykatës së Posaçme, 96 njësi kompjuterike, 49 laptop, 2 tableta, 3 karta memorie dhe materiale shkresore të bollshme, të cilët tentuan ti asgjësonin me djegie, disa anëtarë të MEK.

Prokuroria e Durrësit, ka nisur ndërkohë hetimet për kundërshtimin me dhunë të punonjësit të policisë dhe pengimin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës. Gjatë kohës që kryheshin veprimet në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme, nga drejtuesit e MEK, jam bërë me dije, unë personalisht se në qendrën e emergjencës së tyre ndodhej një banor i tyre i cili kishte ndërruar jetë. Përsa sipër është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë tê rrethit Gjyqësor Durrës, Oficer të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë Durrës, është njoftuar Agjensia e Mbykëqyrjes Policore për të shmangur konfliktin e interesit të Policisë me të cilin ishte palë në lidhje me ta, por ju siguroj që pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të nxirrni konkluzionin tuaj dhe unë nuk dua të prononcohem më gjatë në lidhje me këtë çështje.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është si pasojë e veprimeve që bien ndesh me marrëveshjen për strehim humanitar dhe angazhimet e marra nga grupi MEK kur u vendosën në Shqipëri.

Etiketa: MEKmuhamet rrumbullakumuxhahedinepolicia

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Shënohet viktima e dytë nga stuhia në jug, gjendet i mbytur peshkatari /EMRI

13:19 : 22/07/2026
AKTUALITET

I dënuar me 24 vite burg për vrasje, arrestohet në Angli 60 vjeçari shqiptar /EMRI

12:31 : 22/07/2026
AKTUALITET

Kishin kultivuar kanabis në Krujë, arrestohen dy personat me precedentë penal /EMRAT

12:14 : 22/07/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, plagoset rëndë 31-vjeçari

10:21 : 22/07/2026
AKTUALITET

Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Lushnjë, shkrumbohet një automjet

09:28 : 22/07/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me zetorin, një i plagosur rëndë /EMRI

08:59 : 22/07/2026
Para

A do vijojë marrëveshja mes Qeverisë dhe MEK? Ja si përgjigjet Çuçi

TË GJITHA

Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimi i dyshimtë i kryebashkiakëve të PS

22:03 : 22/07/2026

Franca regjistron mbi 5,700 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit

21:53 : 22/07/2026

Njihuni me emoji-t e reja, të aksesueshme në 2027

21:39 : 22/07/2026

Protestuesi ironizon qeverinë: Disave u ka mbetur këmba në Aruba, disave në tunelin e Belës

21:33 : 22/07/2026

Skandali me KEMP-in, gruas paraplegjike i hiqet pagesa sepse nuk bëri skanerin

21:21 : 22/07/2026

VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

20:59 : 22/07/2026

Çmimi i naftës po rritet në heshtje

20:51 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet