• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trupi i pajetë i mbuluar me çarçaf/ Detaje nga përplasja në kampin e MEK, flasin mjekët (E PLOTE)

13:30 : 20/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë nga arresti kardiak në kampin e MEK në Manzë të Durrësit.

Burimet mediatike nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se trupi i tij po dërgohet për ekspertizë. Siç mund ta shihni në pamjet më poshtë trupi i pajetë është publikuar me çarçaf dhe autoritetet priten që ta identifikojnë viktimën.

Trupi i pajetë i mbuluar me çarçaf

Prej mëngjesit të sotëm (20 qeshor) forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA kanë zbarkuar në një megaoperacion në kampin MEK në Durrës, për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane.

Burime thanë se janë ushtruar kontrolle të imtësishme, në pajisje elektronike si kompjutera, telefonë, dronë, etj. Operacioni u drejtua nga kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ndërsa burime bëjnë me dije se janë lëshuar 70 urdhër-arreste.

Ndërkohë në krahun tjetër, Policia e Shteti në prononcimet zyrtare bën me dije se vdekja e muxhahedinit nuk ka ardhur si pasojë e përplasjes me policinë.

Lexo edhe:

Përplasje me policinë, protestuesit heqin gardhin metalik

Për pak në greminë/ Kamioni me produkte mishi aksidentohet në Rrugën e Kombit

 

  • Mjeku brenda kampit MEK: Një person i vdekur…mbi 150 të plagosur

Në një prononcim për mediat, mjeku i spitalit brenda kampit MEK ka konfirmuar se ka një viktimë si pasojë e gazit lotsjellës dhe goditjeve me shkop.

Mjeku: “Kemi një person të vdekur. Na kanë sulmuar dhe deri tani një person ka humbur jetën. 150 persona të tjerë janë të plagosur. Ka vdekur nga gazi lotsjellës dhe nga goditjet me shkop, i vdekuri ka pasur probleme edhe me zemrën. Nuk e dimë qëllimin e këtij sulmi. Jemi prej 7 vitesh që jemi në paqe dhe jetojmë në Shqipëri. Është e çuditshme. Kemi persona të plagosur në kokë. Viktima është i moshës 70 vjeçare”.

Pyetje: Personi që vdekur, ka humbur jetën nga arma e zjarrit apo gazi lotsjellës.

Mjeku: “Jo nuk është përdorur armë zjarri, vetëm gaz lotsjellës dhe goditje me shkop.”

Pyetje: Trupi i viktimës është ambientet e morgut në kampin MEK apo është transferuar në Durrës.

Mjeku: “Trupi i viktimës është ende në morgun e kampit të MEK.”

 

  • Trupi i viktimës në morgun e kampit, avokatja: Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe dhunë

Avokatja që përfaqëson të drejtat ligjore të komunitetit të muxhahedinëve në Shqipëri ka folur për mediat, duke konfirmuar edhe njëherë se ka një person të vdekur nga përdorimi pa kriter i gazit lotsjellës nga ana e policisë ndaj muxhahedinëve.

Nga pamjet e siguruara nga morgu i kampit dallohet viktima i mbuluar me çarçaf, ku avokatja ka theksuar se policia ka përdorur dhunë dhe gaz lotsjellës pa kriter.

Avokatja: “Unë jam avokatja që përfaqëson të drejtat ligjore të komunitetit të muxhahedinëve që kanë statusin e të personave të mbrojtur në Shqipëri. Personi ka humbur jetën. Nuk e kuptoj absolutisht se nëse kanë një urdhër le të vijnë të bëjnë kontrollit por skanë nevojë të humbi jetën dikush dhe të ketë të plagosur në dhomat e tjera. Për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës personi ka pësuar mbytje. Këtu ka shenja. Ky është spraiti që ka përdorur policia në momentin që janë futur në kamp.”

Ky është viktima në kampin e MEK gjatë përplasjes me policinë (Ali Musteshari)

 

  • Avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj: Ka vdekur kur ka shkuar policia

Avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj tha është konfirmuar që një person 65-vjeç ka humbur jetën ditën e sotme në ambientet e kampit të muxhahedinëve në Manëz.

Para se të shkonte të takonte iranianët, Gjokutaj tha se është informuar se të paktën 50 persona të tjerë janë plagosur gjatë aksionit të Policisë brenda kampit, por nuk ka detaje të tjera.

“Është një i vdekur dhe disa të plagosur, 40 a 45. I vdekuri ndodhet këtu në ambulancë, dhe është i dëmtuar fizikisht, të shohim konkluzionin e mjekut të ekspertizës ligjore. Besoj se këtu do nisë një hetim, dhe ky hetim do i sqarojë të gjitha elementët dhe të policisë dhe banorët e kampit, por këta nuk janë të armatosur. Përgjegjësia është përgjegjëse që të zbatojë ligjin por mos ketë dëme në njerëz dhe materiale, mua më thonë që këtu është përdorur dhunë. Janë thyer dyer, është përdorur gaz lotsjellës, ndaj personave që kanë mbrojtje të posaçme nga SHBA, qeveritë kanë qëndrim unik, në mbrojtje të tyre. Hetimi duhet të jetë serioz dhe të vërë para përgjegjësisë ata që kanë shkaktuar këtë ngjarje të rëndë, pjesë e errët e policisë është fakti se mohojnë faktin se këtu ka një viktimë”, i tha Gjokutaj mediave të pranishme në ambientet e kampit në Manëz.

Mjeku nxjerr shishen: Këtë gaz lotësjellës përdori Policia shqiptare mbi ne!

Etiketa: infarktkampiMEKperplasjevdes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasje me policinë, protestuesit heqin gardhin metalik

18:44 : 03/06/2026
AKTUALITET

Për pak në greminë/ Kamioni me produkte mishi aksidentohet në Rrugën e Kombit

20:47 : 28/05/2026
AKTUALITET

Aksident në Shëngjin, tre persona përfundojnë në spital

22:37 : 27/05/2026
BOTA

Përplasje mes partive politike në Bosnje, zyra që mbikëqyr zbatimin e paqes ‘mollë sherri’

14:33 : 27/05/2026
AKTUALITET

Pushteti i katërt i Ramës dhe hera e tretë e Elisës!

08:40 : 28/04/2026
AKTUALITET

E rëndë në Maliq/ Mësuesi gjendet i pajetë në rrugë, pësoi infarkt pas procesit mësimor

22:06 : 16/04/2026
Para

Ky është personi që ndërroi jetë në kampin e MEK gjatë përplasjes me policinë

TË GJITHA

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026

Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët

10:00 : 05/06/2026

Aksidenti tragjik në Kardhiq-Delvinë/ Zbardhen emrat e viktimës dhe të tre të plagosurve

09:49 : 05/06/2026

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës/ EMRI

09:37 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom