• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministrat e BE-së diskutojnë për masat e reja të migracionit

15:55 : 08/06/2023
në AKTUALITET, BOTA

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian u përpoqën sërish sot për të kapërcyer një nga problemet më të vështira politike të bllokut, çështjen e emigrantëve që hyjnë në Evropë pa autorizim. Një nga propozimet që po diskutohet është që vendet anëtare të cilat nuk duan të pranojnë emigrantë, të paguajnë një shumë prej 20 mijë eurosh për çdo imigrant të regjistruar.

Ministrat e punëve të brendshme të Bashkimit Evropian u takuan të enjten në përjekje për të arritur një marrëveshje si të ndajnë përgjegjësinë e kujdesit për refugjatët dhe migrantët.

Sistemi i azilit i Evropës dështoi tetë vjet më parë pasi mbi një milion njerëz, shumica e të cilëve po iknin nga lufta në Siri, hynë në Evropë dhe mbingarkuan kapacitetet e pritjes sidomos në Greqi dhe Itali. Kjo shkaktoi një nga krizat më të mëdha politike të BE-së.

Presidenca e BE-së, që deri në fund të vitit mbahet nga Suedia, ka propozuar një sistem sipas të cilit vendet që nuk duan të pranojnë imigrantë mund të paguajnë para duke sugjeruar që të japin rreth 20,000 euro për çdo imigrant.

Lexo edhe:

Tregu i BE-së mbetet i mbyllur për qumështin e Kosovës

Gjoba ndaj Google/ Trump sulmon BE-në: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

“Kanë kaluar pothuajse tre vjet që kur kam paraqitur këtë propozim të madh dhe ka qenë një maratonë. Falë arritjeve të mëdha gjatë dy viteve të fundit, na kanë mbetur ndoshta edhe 100 metra. Pra, jemi shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje sot”, tha Komisionerja Evropiane për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson.

Sipas rregullave ekzistuese, vendet ku migrantët mbërrijnë fillimisht duhet t’i intervistojnë dhe t’i kontrollojnë ata dhe të përpunojnë kërkesat e atyre që dëshirojnë të aplikojnë për azil.

Por Greqia, Italia dhe Malta pohojnë se kjo është një barrë shumë e rëndë për to.

Përpjekjet për të vendosur sisteme kuotash për të ndarë migrantët me vende të tjera anëtare u kundërshtuan në gjykatë dhe më pas propozimi u braktis në tërësi.

“Unë po luftoj për të siguruar që ne të kemi një Evropë me kufij të hapur. Nëse dështojmë sot ose në 14 ditët e ardhshme, ky është sinjali i gabuar. Kjo do të çonte në izolim kombëtar. Unë dua t’i mbaj kufijtë hapur. Ka një kompromis në tryezë”, thotë ministrja e brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser.

Një marrëveshje e re që do të detyronte vendet e BE-së të paktën të paguajnë për emigrantët kërkon mbështetjen e afërsisht dy të tretave të 27 vendeve anëtarëve, por kjo shumicë duhet që gjithashtu të përbëjë rreth dy të tretat e popullsisë së BE-së.

“Mendoj se ky pakt i propozuar parashikon procedurat e regjistrimit dhe azilit në kufi, por edhe solidaritet dhe bashkëpunim me vendet që presin imigrantët”, thotë ministri i brendshëm francez, Gerald Darmanin.

Spanja është një nga vendet që gjithashtu është përballur me një fluks njerëzish që përpiqen të hyjnë nga Afrika Veriore dhe përmes ishujve spanjollë në Atlantik.

“Jam i sigurt se do ta arrijmë marrëveshje. Ne kemi folur shumë për pesë apo gjashtë vitet e fundit. Mendoj se sot është momenti për të arritur marrëveshje sepse nëse nuk e bëjmë, të gjithë do të jemi humbës”, tha ministri i brendshëm i Spanjës, Fernando Gomez.

Ligjvënësit kanë paralajmëruar se takimi i të enjtes është një mundësi e fundit për të zgjidhur çështjen e migracionit përpara zgjedhjeve që pritet të mbahen në mbarë BE-në brenda një viti, kur migrimi ka të ngjarë të jetë sërish një çështje e nxehtë./Voa

Etiketa: BEemigracion

Lajme të lidhura

BOTA

Tregu i BE-së mbetet i mbyllur për qumështin e Kosovës

16:20 : 26/07/2026
BOTA

Gjoba ndaj Google/ Trump sulmon BE-në: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

21:21 : 24/07/2026
AKTUALITET

Rama sulmon sërish protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm pulat dhe vezët e tyre

13:04 : 24/07/2026
AKTUALITET

Eurodeputetët në protestë, Rama: Nuk kanë lexuar ligjin! Individë me agjendë politike

12:58 : 24/07/2026
BOTA

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

21:41 : 23/07/2026
RAJONI

BE kërkon që partitë të mos i bëjnë presion KGJK-së për gjyqtarët serbë

20:40 : 23/07/2026
Para

Kombëtarja U21, Alban Bushi: Jemi pretendentë për t’u kualifikuar në Europian

TË GJITHA

Horoskopi për nesër: Takime romantike, vendime të rëndësishme dhe kujdes me paratë

22:58 : 27/07/2026

Përplasen dy makina në Durrës, një i plagosur

22:56 : 27/07/2026

“Sara Mila, ushtare e sulltanit”, protestuesit: Ke të fala nga burgu i Elbasanit!

22:52 : 27/07/2026

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

22:47 : 27/07/2026

Fjalimi i fortë i Elsa Demos në protestë: Pas Teatrit dogjën pyjet dhe ndërtuan resorte

22:37 : 27/07/2026

Bardhi dënon publikimin e pamjeve nga Kuvendi: Është dhunë ndaj një gruaje

22:21 : 27/07/2026

Gazetari komenton protestën: Policia ka gazin dhe ujin, qytetarët kanë vezë e domate

22:06 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom girişcasibomcasibom