• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shisnin doza të drogave të forta, arrestohen dy anglezët në Dhërmi

14:19 : 04/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Dy shtetas anglezë janë arrestuar këtë të dielë në Dhërmi pasi akuzohen se shisnin doza të drogave të forta.

Blutë bëjnë me dije se të rinjtë anglez shtireshin si turistë dhe shpërndanin doza të lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe ekstazi në Dhërmi, gjatë sezonit turistik.

Në pranga ka rënë, S. R., 27 vjeç dhe R. D., 33 vjeç, dhe është shpallur në kërkim bashkëpuntori I tyre.

Njoftimi:

“Si turistë nga Anglia në Dhërmi, por kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe ekstazi, kapen dhe vihen në pranga.

Lexo edhe:

Po trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion, arrestohen 2 shqiptarët! Malli me vlerë 20 mln euro

Tentuan t’i grabisnin kursimet me pistoletë çakmak një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 3”, nga Seksioni i Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit anglez që shpërndanin doza të drogave të forta, në Dhërmi, gjatë sezonit turistik.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre, gjithashtu shtetas anglez.

Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, gati për shitje, shuma parash në lekë, euro dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 2 peshore elektronike që shërbenin për peshimin e lëndëve narkotike në doza.

Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se disa shtetas të huaj që kishin ardhur prej disa ditësh si turistë në zonën bregdetare të Dhërmiut, kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 3”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit anglez:

-S. R., 27 vjeç dhe R. D., 33 vjeç.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi anglez Ë. K., 32 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën 2 shtetasve të arrestuar rreth 50 doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike.

Gjithashtu u sekuestruan shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht 3 260 000 lekë,
12 110 euro dhe 2 060 paund.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas që kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi, para disa ditësh, bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Strukturat e Policisë në qarkun Vlorë janë të vendosura për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo paligjshmëri, që tashmë nuk kryhet vetëm nga shtetasit shqiptarë, por dhe nga shtetas të huaj që vizitojnë vendin tonë, si dhe për të garantuar rendin, sigurinë dhe një ambient sa më të qetë gjatë sezonit turistik veror”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Etiketa: anglezearrestimdrogepolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion, arrestohen 2 shqiptarët! Malli me vlerë 20 mln euro

14:50 : 15/07/2026
AKTUALITET

Tentuan t’i grabisnin kursimet me pistoletë çakmak një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

13:12 : 15/07/2026
AKTUALITET

Theu masën e arrestit shtëpiak dhe grabiti me dhunë farmacinë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje 45-vjeçari

11:46 : 15/07/2026
AKTUALITET

Apartamente dhe garazh, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drogë

09:13 : 15/07/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aksidenti në Cërrik, policia jep detaje: Dy viktima dhe një i plagosur

21:25 : 14/07/2026
Para

Emiljano Çela nis nga puna te Flamurtari, klubi vlonjat prezanton goditjen e parë në merkato

TË GJITHA

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

17:55 : 15/07/2026

Reforma Zgjedhore/ Komisioni kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

17:47 : 15/07/2026

Si Spanja ndryshoi kuptimin e “kontrollit” në futboll?

17:39 : 15/07/2026

Fshehje dosjesh dhe afera/ Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën, kur do të veprojë SPAK?

17:30 : 15/07/2026

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD/ Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

17:20 : 15/07/2026

“Mos më fol si kryetar partie”/ Fatmir Xhafaj kthen komisionin në pronë personale, bën ‘gangsterin’ me Shabanin

17:12 : 15/07/2026

Kapriçot e motit në Itali/ 16 qytete në alarm të kuq nga i nxehti, paralajmërime për stuhi të forta në Lombardi

16:56 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş