• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Sot java e fundit e Superligës/ Partizani shet të gjitha biletat, Tirana shpreson

12:22 : 29/05/2023
në SPORT

Partizani prej ditësh për gatitet fort në fushë për ndeshjen e sotme ndaj Teutës, ku në rast fitoreje kanë shansin të festojnë titullin kampion. Në javën e shkuar të kuqtë bënë përmbysjen e madhe, duke mposhtur Kastriotin dhe duke përfituar nga ai barazim i Tiranës ndaj Bylisit në Rrogozhinë, dhe marrë kështu kreun me pikë të barabarta me bardheblutë, por me avantazhin e një fitoreje më shumë në ndeshjet direkte.

Pas asaj sfide kishte festë dhe emocione shumë të bukura, por të kuqtë u treguan mjaft të përmbajtur. Ndërkohë, edhe gjatë javës situata ka qenë mjaft e qetë. Skuadra ka punuar normalisht me trajnerin Kolela, por kjo nuk e ka ndaluar stafin organizativ të klubit, por edhe tifozët, që të mendojnë për festën e titullit, nëse e fitojnë. Ndryshimi dukej që te rruga, ende pa hyrë në portën e madhe të stadiumit.

Klubi kishte menduar të mbushte gropat dhe ta bënte sa më lehtësisht të kalueshëm segmentin prej rreth 200 metrash nga Shërbimi Meteorologjik e deri te hyrja. Më pas, përveç një angazhimi të çdo punëtori të klubit me një punë të caktuar, në zyrat e klubit kishte nisur edhe puna për të bërë lyerjet dhe kurimet e fundit. Por të gjithë janë kuriozë se çfarë do të ndodhë në shkallët e stadiumit.

E sigurt është se tribunat e stadiumit “Arena e Demave”, me një kapacitet prej rreth 4 mijë vendesh, do të jenë të mbushura, por pritet të ketë edhe tifozë që do ta shohin sfidën nga pjesa e parkingut, që të ofron akses me fushën. Gjithashtu, pritet të rezervohet edhe një koreografi, ku fjala kyçe padyshim do të jetë “kampion”. Të paktën kjo ka qenë ajo që ka arritur të shquajë “Panorama Sport” në përgatitjet, që po bëheshin ditën e sotme nga ana e tifozëve.

Ndërkohë, edhe klubi me siguri ka rezervuar surprizat e veta në këtë ndeshje, që në rast se fitohet nga “demat” do të legjitimojë festën e madhe të të kuqve, pas një viti plot pengesa e vështirësi, në një “valle dyshe” me Tiranën, si asnjëherë në thuajse katër dekadat e fundit.

Lexo edhe:

“Partizani”/ Oketa dëshmon në GJKKO: Vendimmarrja për pronën ishte institucionale

Ish-ministri Gazmend Oketa në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj Berishës

Ndërkohë, sot në stadium pritet të bëhen kurimet e fundit, pasi ditën e djeshme në të u luajt ndeshja “play off” e Kategorisë së Parë mes Flamurtarit dhe Korabit. Përveçse për festën e titullit, në stadiumin e Partizanit po punohet prej javësh edhe për licencimin në turet e para të kompeticioneve europiane, ku Partizani po përgatitet të luajë në verë. Prej tyre lakmohet edhe titulli kampion, sepse parashikohen minimalisht edhe 1 milion euro fitime.

TROFEU – Federata Shqiptare e Futbollit ditën e sotme është përgatitur edhe për skenarin më pak të mundshëm, që Tirana të fitojë titullin kampion. Burime për gazetën bëjnë me dije se janë bërë gati dy palë medalje dhe trofe, ku njëri do të jetë i vendosur në stadiumin “Niko Dovana”, ku luhet Erzeni-Egnatia dhe tjetri në “Arena e Demave”, ku Partizani sfidon Teutën. Gjithsesi, vetëm njëri nga trofetë do të përdoret.

Etiketa: Partizanisuperligatirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Partizani”/ Oketa dëshmon në GJKKO: Vendimmarrja për pronën ishte institucionale

11:24 : 06/07/2026
AKTUALITET

Ish-ministri Gazmend Oketa në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj Berishës

10:00 : 06/07/2026
AKTUALITET

Tirana e turistëve dhe Tirana e qytetarëve! Vetëm qendra e pastër, pjesa tjetër e zhytur në plehra

16:03 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

10:06 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Uria urbane ishte e madhe…”/ Dëshmia e Rulit për “Partizanin”: Ja biseda në zyrë me Albert Xhanin

14:13 : 08/06/2026
AKTUALITET

“Disa prona nuk ishin regjistruar…”/ Gjyqi për “Partizanin”, zbardhet dëshmia e Violeta Shqevit

11:36 : 08/06/2026
Para

Kush janë dy efektivët e “Shqiponjave” që ranë sot në pranga, DETAJE si nisi hetimi

TË GJITHA

Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet

14:25 : 16/07/2026

Rikthehet rënia e Euros, prek rekord të ri historik pranë 93.6 lekëve

14:19 : 16/07/2026

Braçe replika me Sallën për fotovoltaikët në toka bujqësore: Nuk kemi tokë pa fund, duhet për prodhim

14:03 : 16/07/2026

Ndotje mjedisore në Dhërmi/ Pezullohen dhe gjobiten Gjikuria dhe 4 kompani të tjera

14:02 : 16/07/2026

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, arrestohet! (Emrat)

13:34 : 16/07/2026

Rama hesht për deklaratën skandaloze të ministres serbe/ Berisha: Të shpallet non grata

13:29 : 16/07/2026

“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Ministrja serbe i kërkon falje Vuçiç, jo shqiptarëve

13:22 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş