• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bilanci pas 14 Majit/ Rama i jep një dorë analizave që fajësojnë dyshen Berisha-Meta

23:50 : 22/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Në mesin e atyre që bëjnë analizat e votave të 14 Majit, se përse koalicioni Berisha-Meta humbi në mënyrë drastike përballë Ramës, është krijuar një llogore mes dy grupimesh që shohin dy shkaqe të ndryshme që dhanë rezultatin e 14 Majit.

Të parët i gjejnë rrënjët e humbjes tek manipulimi, tek shndërrimi i partisë në pushtet në një makineri presioni dhe shantazhi që përdor paratë e korrupsionit për të blerë vota. Që nga shpallja e Berishës “non grata”, tek rrëmbimi i vulës, refuzimi për ta financuar koalicionin opozitar me fondet e KQZ, mohimi i komisionerëve dhe numëruesve, kapja e mediave etj, janë arsye që tregojnë se rezultati final, ishte devijim i vullnetit të votuesve nën efektin e autokracisë.

Të dytët i gjejnë shkaqet në kënetëzimin e opozitës. Sipas tyre votuesit refuzuan retorikën e liderëve të koalicionit Berisha-Meta, që e kanë të pamundur të rishpikin vetveten sepse janë të vjetër, të konsumuar dhe që duhet të ishin dorëhequr kohë më parë. Si provë, jepet shifra e përafërt e rreth 230 mijë votave më pak se sa Berisha-Meta morën në 14 Maj, krahasuar me koalicionin Basha-Kryemadhi në zgjedhjet e dy viteve më parë. Pra, tek shifrat lexohet që votuesit e opozitës nuk dolën fare nga shtëpia.

Interesante është ndërhyrja e Edi Ramës në analizë. Gjatë takimit në Mat (të hënën 22 Maj), si pjesë e turit të falenderimit me votuesit e Partisë Socialiste, Rama u shpreh:

“Unë dua të falenderoj dhe ata që nuk dolën në votim, në fakt, sepse dhe ata, duke mos qenë në gjendje ta bëjnë kapërcimin dhe të vijnë të votojnë Partinë Socialiste, të vijnë të votojnë për kandidatët tanë, nuk bënë as tjetrën, nuk e ngarkuan veten, nuk e ngarkuan familjen e tyre, nuk e ngarkuan traditën e tyre të djathtë me turpin e një vote për “Bashkë Fitojmë” me Like Floririn. Unë i falenderoj dhe ata sepse duke i hequr një votë dhe në fakt i kanë hequr shumë vota atyre që dolën për t’i tërhequr zvarrë pas Berihait problemet e tyre personale, kontribuuan realisht në këtë rezultat” u shpreh Rama.

Lexo edhe:

Gazeta amerikane: McGonigal u takua me Ramën për përfitime personale

Dielli dhe Diella

Me këtë falenderim të veçantë, ai i bashkohet shpjegimit që bën grupimi i analizuesve të cilët ia faturojnë humbjen bashkëpunimit Berisha-Meta. Sigurisht, nuk pritej nga Rama të çohej dhe të denonconte presionet ndaj zgjedhësve në 14 Maj. Kuptohet se kryeministri edhe kur bën analizë në sytë e publikut, vazhdon bën politikë.

Por fakti se ai rreshtohet mes atyre që i gjejnë shkaqet e humbjes tek dyshja Berisha-Meta, është tregues se kjo lloj narrative është muzikë për veshët e kryeministrit.

Pra, nëse supozojmë se mes zërave të arsyeshëm të opinionit publik mund të ndodhë një moment, që të ketë konsensus dhe të bihet dakort për variantin më të thjeshtë; që rezultati i 14 Majit u prodhua sa nga presioni i pushtetit, aq edhe nga oferta e vjetër e opozitarëve, sërish kjo nuk do t’i leverdiste Edi Ramës. Propagandës i duhet vetëm një shpjegim, prandaj dhe Rama i është bashkuar ta nxisë akoma më tej. Njësoj si prozhektorët mediatikë që i kontrollon vetë dhe që janë të fokusuar vetëm tek dobësitë e opozitës. Kështu, mbeten në hije mekanizmat që bllokuan një proces votimi të lirë dhe të ndershëm.

/Lapsi.al/

Etiketa: analizaEdi RamaIlir MetaSali Berishazgjedhje vendore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazeta amerikane: McGonigal u takua me Ramën për përfitime personale

21:03 : 12/09/2025
AKTUALITET

Dielli dhe Diella

20:31 : 12/09/2025
AKTUALITET

Tom Doshi hoqi dorë nga mandati, Berisha: Rama e përdor si limon të shtrydhur

19:16 : 12/09/2025
AKTUALITET

Shehu theu urdhrin e grupit dhe votoi për kryetarin e ri të Kuvendit, reagon Berisha

18:58 : 12/09/2025
AKTUALITET

“Peleshi, qenie amorfe”/ Berisha: Duhej të ishte në burg dhe jo në parlament

18:49 : 12/09/2025
AKTUALITET

Hija e D’Alemas/ Rama i fal Pashalimanin biznesmenit italian që hetohet për mashtrim 20 mln euro

16:47 : 12/09/2025
Para

Newcastle rikthehet pas 20 vitesh në Champions League

TË GJITHA

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

23:00 : 12/09/2025

Vrasja e Kirk dhe një botë e sunduar nga dhuna

22:59 : 12/09/2025

Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar / Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar

22:57 : 12/09/2025

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025

CNN: Moska pranon se negociatat me Ukrainën për paqe janë të ngrira

22:35 : 12/09/2025

Çmenduria e TEC-eve në Vlorë/ Kur bota paguante 118€, Shqipëria pagoi 685€ për një megavat orë energji

22:31 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com