• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Uashingtoni hedh poshtë akuzat e Moskës për përfshirje në sulmin me dron ndaj Kremlinit

19:18 : 05/05/2023
në BOTA

Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë pretendimet e Moskës se Uashingtoni ka qenë i përfshirë në sulmin e së mërkurës me dron ndaj Kremlinit. Rusia thotë se sulmi u urdhërua nga Shtetet e Bashkuara dhe u ekzekutua nga Ukraina, por nuk ka ofruar asnjë provë mbi këto akuza. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby, i konsideroi qëndrimet e Rusisë, thjesht gënjeshtra.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se po heton rreth sulmit të dyshuar me dron ndaj Kremlinit të mërkurën vonë në mbrëmje. Rusia pretendon se sulmi ishte një përpjekje e dështuar e Ukrainës për të vrarë Presidentin rus Vladimir Putin.

“Ajo çka mund t’u them me siguri është se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të përfshirë në asnjë mënyrë në këtë incident, ndryshe nga gënjeshtrat që thotë zoti Peskov. Ato që ai thotë janë thjesht gënjeshtra”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby.

Më herët gjatë ditës së enjte, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov fajësoi Kievin dhe Uashingtonin lidhur me sulmin, pa dhënë asnjë provë mbi përfshirjen e tyre.

Lexo edhe:

Uashingtoni hyn në boshllëkun energjetik të Evropës në Ballkan

Nesho: Rama gati të shesë interesat e Shqipërisë për një foto në Uashington

“Këto përpjekje si nga Kievi ashtu edhe nga Uashingtoni për ta mohuar këtë janë tërësisht qesharake. Ne e dimë shumë mirë se vendimet për veprime të tilla, për sulme të tilla terroriste, nuk merren në Kiev, por në Uashington. Dhe Kievi bën atë që i është thënë të bëjë”, tha ai.

Po të enjten në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për një hetim për krime lufte, ndaj Presidentit Putin. Lidhur me sulmin ndaj Kremlinit ai tha të mërkurën se Ukraina ishte shumë e zënë duke u mbrojtur nga sulmet ruse, për ta bërë një gjë të tillë.

“Ne nuk sulmojmë Putinin apo Moskën, ne luftojmë në territorin tone. Ne po mbrojmë fshatrat dhe qytetet tona dhe ju e dini që ne nuk kemi armë të mjaftueshme për ta bërë këtë“, tha ai.

Në Bruksel, shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell lëshoi një paralajmërim për Moskën.

“I bëjmë thirrje Rusisë që të mos e përdorë këtë sulm të dyshuar, si justifikim për një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës. Dhe kjo është diçka që na shqetëson“, tha ai.

Një zëdhënëse e ministrisë së Jashtme kineze bëri thirrje që të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzonte më tej situatën.

I pyetur lidhur me ofertën e Pekinit për të shërbyer si ndërmjetës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e çdo vendi, për arritjen e një paqejeje të drejtë e të qëndrueshme. Por zoti Blinken tha se për të mbërritur deri aty, duhet të merren parasysh disa gjëra.

“Së pari, duhet kuptuar qartë se në këtë rast, ka një viktimë dhe një agresor. Nuk mund të ketë një ekuivalencë morale mes të dyjave. Më duhet të them se deri vonë, ishte shumë e paqartë nëse Kina e pranonte ose jo këtë parim bazë. Dhe ende nuk jam i sigurt nëse po. Por tashmë të paktën, Presidenti Xi ka zhvilluar një bisedë me Presidentin Zelenskyy”, tha sekretari i shtetit.

Deri më tani, Kina nuk i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga Ukraina./Voa

Etiketa: kremlinsulm me dronuashington

Lajme të lidhura

BOTA

Uashingtoni hyn në boshllëkun energjetik të Evropës në Ballkan

11:31 : 04/05/2026
AKTUALITET

Nesho: Rama gati të shesë interesat e Shqipërisë për një foto në Uashington

21:52 : 16/02/2026
AKTUALITET

‘Gati të paguajë për një foto me Trump’, Tomorri: Raportet e Ramës me SHBA-në janë të ngrira

18:53 : 22/01/2026
BOTA

Lufta në Ukrainë/ Uashingtoni presion Kievit për çështjet territoriale, çfarë pritet

20:12 : 30/11/2025
BOTA

SHBA ndal shqyrtimin e kërkesave për imigrim nga Afganistani pas të shtënave në Uashington

11:37 : 27/11/2025
BOTA

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, vriten dy anëtarë të Gardës Kombëtare

21:27 : 26/11/2025
Para

Varshava me politikë konfrontimi ndaj Berlinit

TË GJITHA

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom