• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Boçi te Këlliçi e Cara, Meta nga Elbasani: Superkandidatët tanë s’kanë rivalë

13:34 : 25/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte sot në Elbasan nga ku vlerësoi lart kandidatët e koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” si figura me integritet, transparencë dhe me vizion të qartë për t’iu shërbyer qytetarëve.

Meta theksoi se më 14 maj do të bëhet një ndarje me thikë midis korrupsionit absolut që erdhi si rezultat i një monizmi absolut dhe një transparence dhe llogaridhënie absolute që do t’i kthejë bashkitë dhe këshillat vetëm në funksion të qytetarëve.

Ai deklaroi se qeverisja vendore ka qenë një katastrofë e vërtetë si në drejtim të transparencës, si në drejtim të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Sipas tij, kandidatët e opozitës nuk kanë kandidatë rivalë dhe i vetmi që iu del është një gogol që njëherë kërcen, njëherë shpik postera sipas overdozave që kalon për shkak të panikut që ka nga zgjedhjet që po vijnë dhe nga fakti që e ka të pamundur të trukojë ndeshjen si herën e kaluar.

PJESË NGA MESAZHI I METËS

Lexo edhe:

E rëndë në Prrenjas/ 69-vjeçari lyen guan me benzinë dhe i vë flakën

Aksident në Elbasan, makina përfshihet nga flakët pas përplasjes me furgonin e pasagjerëve

“Për mua është kënaqësi e veçantë të jem përsëri në Elbasan dhe dua të falënderoj ekipin tonë të mrekullueshëm të Partisë së Lirisë, për punën, për angazhimin, për pozitivitetin e jashtëzakonshëm që ka rrezatuar përgjatë kësaj fushate, për bashkëpunimin e shkëlqyer me super kandidatin tonë në Elbasan profesor Luçiano Boçin dhe stafin e tij me PD-në dhe të gjithë forcat e tjera opozitare, por mbi të gjitha me qytetarinë elbasanase dhe të gjithë përfaqësuesit e këtij komuniteti të mrekullueshëm deri në Gjinarin e jashtëzakonshëm.

Ajo që dua të nënvizoj është se 14 maji na duket shumë larg, edhe pse vetëm dy javë na ndajnë prej tij, na duket shumë larg sepse ka qenë një periudhë kaq e errët, katër vite të një pushteti absolut dhe të një korrupsioni absolut. Pa asnjë diskutim që më 14 maj do të bëhet një ndarje me thikë midis korrupsionit absolut që erdhi si rezultat i një monizmi absolut dhe një transparence dhe llogaridhënie absolute që do t’i kthejë bashkitë dhe këshillat vetëm në funksion të qytetarëve. Qytetarët e kanë kaq jetik pushtetin vendos, pasi jo vetëm që paguajnë taksa, por njëkohësisht duhet të marrin shërbime edhe shumë të rëndësishme çdo ditë. Kjo gjë e dimë si ka ndodhur në 4 vite, ku qeverisja vendore ka qenë një katastrofë e vërtetë si në drejtim të transparencës, si në drejtim të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Dua të falënderoj kandidatët tanë për këshilltarë për punën e mirë që po bëjnë për të shpjeguar programin tonë dhe programin e superkandidatit tonë Luçiano Boçit. Dua të përshëndes përkushtimin e tij për çështjes shumë të rëndësishme; Përkushtimin e tij për të ndihmuar disa shtresa që kanë qenë tërësisht jashtë vëmendjes, për të ndihmuar studentët dhe përmes aplikimit të kartës së studentëve që është një risi dhe domosdoshmëri për një qendër universitare siç është Elbasani, ku duhen ndihmuar studentët, ashtu si dhe angazhimi i tij për kartën e pensionistit, për moshën e tretë që po vuan si askush tjetër rritjen e çmimeve.

Jo vetëm në drejtim të projekteve të kandidatit tonë për sa i takon shndërrimit të Elbasanit në një atraksion turistik me ide novative, angazhimeve të tij me grupime investitorësh të huaj, operatorësh prestigjiozë, por njëkohësisht dua të theksoj se kudo kandidatët tanë udhëheqin. Ata udhëheqin në radhë të parë me integritetin e tyre dhe kjo nuk është e rastësishme sepse kanë ardhur nga një proces zgjedhjes, jo emërimesh, jo komandimesh.

Së dyti udhëheqin dhe me transparencën e tyre sepse janë në raport të përditshëm me qytetarët. Ajo që është e rëndësishme, ata udhëheqin dhe me vizionin dhe zgjidhjet që japin. Ka një reagim të jashtëzakonshëm në kryeqytet jo vetëm për zgjidhjen e transportit urban, por dhe sa i takon ideve fantastike dhe shumë të thjeshta, por edhe të përballueshme të kostove të tyre nga superkandidati ynë për Tiranën Belind Këlliçi.

Ndërkohë kemi plane të shkëlqyera nga kandidatit tjetër në Durrës, z Igli Cara. Angazhimi i tij gjithashtu për të adresuar më mirë nevojat jetike të ish-komunave të harruara totalisht si rezultat i gjoja reformës së ideuar nga Edi Rama, e cila solli një katastrofë për sa i takon shërbimeve që merrnin qytetarët.

Kudo është interesi te njerëzit. Si t’u lehtësohen hallet e shqetësimet atyre. Si të mbështeten ata që janë më në vështirësi. Unë besoj shumë që kandidatët tanë me këtë komunikim të përditshëm për qytetarin dhe me këtë fokus të tyre të përditshëm për të zgjidhur dhe lehtësuar këto halle, jo vetëm janë fitues dhe udhëheqin bindshëm këtë garë, por për fat të keq nuk kanë kandidatë rivalë.

I vetmi që iu del është një gogol që njëherë kërcen, njëherë shpik postera sipas overdozave që kalon për shkak të panikut që ka nga zgjedhjet që po vijnë dhe nga fakti që e ka të pamundur të trukojë ndeshjen si herën e kaluar. Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme ndaj duhet që qytetarët të marrin pjesë dhe të tregojnë përgjegjshmëri për të drejtat e tyre që ua jep Kushtetuta dhe nuk i kanë shfrytëzuar si duhet, por këtë radhë është dhe detyrë patriotike.”

Etiketa: Boçi te Këlliçi e CaraelbasanelbasaniIlir MetakatastrofeMeta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Prrenjas/ 69-vjeçari lyen guan me benzinë dhe i vë flakën

12:31 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Elbasan, makina përfshihet nga flakët pas përplasjes me furgonin e pasagjerëve

11:43 : 22/06/2026
AKTUALITET

Gjyqi/ Meta sfidon SPAK-un: Do të thërrasim 100 dëshmitarë të tjerë, edhe McGonigal do pyetet

13:53 : 19/06/2026
AKTUALITET

I vunë gjobë një biznesmeni, lihen në burg tre ish-funksionarë në Elbasan

09:54 : 19/06/2026
AKTUALITET

Aksidentohet autobusi me nxënës në Elbasan

13:15 : 18/06/2026
AKTUALITET

Emrat/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve

12:42 : 18/06/2026
Para

Kërcet arma për pazare droge mes shqiptarëve në Hamburg, një i plagosur në qebaptore

TË GJITHA

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026

FIFA ndryshon procedurën e gjuajtjeve të penalltive

22:54 : 23/06/2026

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026

Europa përvëlohet nga i nxehti/ Qytetet hapin “strehat e ftohta” dhe masa emergjente

22:44 : 23/06/2026

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026

Bisedat në ‘Sky’ të vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit..

22:31 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş