• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera e Unazës/ ARRSH: 4.2 mln euro shtesë për Lotin 3 se u ndërtua gabim

14:01 : 25/04/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Qeveria do të paguajë 4.2 milionë euro të tjera shtesë për përfundimin e lotit 3 të segmentit Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja me justifikimin se vepra është ndërtuar keq dhe nuk është e qëndrueshme. Loti 3 i këtij segmenti fillon menjëherë pas mbikalimit të pallatit me Shigjeta dhe përfundon tek nënkalimi i Astirit.

I gjithë ky segment ka një gjatësi totale prej 740 metrash dhe u tenderua në vitin 2018. Pas përfundimit të tenderit, fituese u shpall kompania Victoria Invest, e cila ofroi çmimin 1 miliardë e 180 milionë lekë pa TVSH ose rreth 10 milionë euro.

Por ARRSH thotë se tani duhen para të tjera, pasi vepra është projektuar keq. Për këtë arsye, Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli këtë të martë një tender me fond limit 468 milionë lekë me objekt prokurimi “Plotësimi, Rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3”. Shtesa prej 468 milionë lekësh e rrit me 42 për qind koston e ndërtimit të kësaj rruge duke e cuar në 14 milionë euro në total për një segment me gjatësi vetëm 740 metër.

Në relacionin teknik bashkangjitur dokumentave të tenderit, ARRSH thotë se loti 3 i këtij segmenti dhe veprat e artit pjesë përbërëse e tij, janë projektuar keq, me themele të cekëta dhe nuk janë të qëndrueshme ndaj duhen para të tjera për t’i përforcuar.

Lexo edhe:

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

“Bazamenti nuk siguron aftësinë mbajtëse të kërkuar përpërballimin e veprimeve dhe ngarkesave në ballna. Duhet të merret nëkonsideratë mbështetja e ballnës mbi themele të thella,” thuhet në relacion.

Ndaj sipas ARRSH, pas vlerësimit dhe kontrollit numerik të sforcimeve në tabanin e themelit masiv, si edhe bazuar në klasën e rëndësisë së veprës, u vendos që strukturat të kenë themele të thella(pilota), që të transferohen me sukses të gjitha veprimet llogaritëse tek nën-shtresat me aftësi të lartë rezistuese.

Segmenti i Unazës nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja është 2.4 kilometra i gjatë dhe ka tre lote në total. Ky segment u shndërrua në epiqendrën e një skandali të madh, kur në lotin e parë, atë që përfshinte rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja ARRSH shpalli fituese një kompani fantazmë të quajtur DH Albania. Kjo çoi në anullimin e tenderit për lotin e parë, ndonëse në të tre lotet skema ishte thuajse e njëjtë, me një ofertë të vlefshme dhe një kompani fiktive që hynte për koperturë.

Rritja me 42 për qind e kostos për lotin 3, sipas qeverisë ndodh për shkak se vepra është projektuar dhe ndërtuar keq. Por Ministria e Infrastrukturës apo ARRSH nuk kanë bërë asnjë kallëzim në prokurori për kompaninë që e ka projektuar gabim segmentin, ndërkohë që qytetarët detyrohen të paguajnë miliona euro shtesë për segmentin e artë nga Pallati me Shigjeta në Sheshin Shqiponja, kostoja e të cilit ka kërcyer shumë më tepër nga parashikimet.

Dokumenti:

Etiketa: arrshAutoriteti Rrugor ShqiptarKlodian TomorriPallati me Shigjeta-Sheshi ShqiponjaqeveriatenderUnaza e madhe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

Treni i pasagjerëve Shkodër-Laç përplas një grua, e moshuara në gjendje të rëndë

TË GJITHA

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom