• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA përgatiten për evakuimin e 70 anëtarëve të personelit të Ambasadës në Sudan

23:15 : 21/04/2023
në BOTA

Pentagoni po dislokon forca ushtarake pranë Sudanit për të ndihmuar në evakuimin e personelit të ambasadës amerikane në Khartum, nëse është e nevojshme, për shkak të shpërthimit të dhunës midis dy fraksioneve ndërluftuese të vendit afrikan. Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe udhëheqës të tjerë, po bëjnë thirrje për një armëpushim të paktën, deri të dielën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se të paktën 330 njerëz janë vrarë dhe rreth 3200 të tjerë janë plagosur, që nga fillimi i luftimeve të shtunën midis forcave qeveritare dhe një grupi paraushtarak në Sudan. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel tha se Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën dhe se Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka qenë në kontakt me të dyja palët duke u bërë thirrje që të zgjasin armëpushimin deri të paktën të dielën.

“Deprtamenti i Shtetit është i angazhuar në përpjekjet për të mbrojtur personelin tonë atje. Pentagoni bëri një deklaratë më herët përmes Komandës Amerikane në Afrikë, në të cilët thuhej se edhe ata po e ndjekin situatën nga afër dhe po bëjnë një planifikim të kujdesshëm për skenarë të ndryshëm, të paparashikuar. Ata po dislokojnë forca shtesë afër rajonit për të qenë të përgatitur në rast të ndryshimit të situatës”, tha Vedant Patel, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se personeli po qëndron brenda ambasadës amerikane në Sudan dhe ende nuk është marrë një vendim për evakuimin e tyre.

“Tani jemi të përqëndruar në thirrjet drejtuar dy palëve për ndërprerjen e luftimeve dhe respektimin e një armëpushim për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare për njerëzit në nevojë. Dua të them se tashmë ka mungesa ushqimi. Ka shqetësime për mungesë të ilaçeve dhe ujit. Situata është e rëndë në Khartoum dhe ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të dyja palëve tani që t’i japin fund dhunës”, tha ai.

Lexo edhe:

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do godasë objektiva strategjikë në Teheran

SHBA-ja dhe Ukraina arrijnë marrëveshjen e rëndësishme për dronët

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje të ngjashme.

“Unë bëj thirrje për një armëpushim për të paktën tre ditët e festës së Bajramit, për të lejuar largimin e civilëve të bllokuar në zonat e konfliktit dhe trajtimet mjekësore, dërgimin e ushqimeve dhe furnizime të tjera thelbësore”, tha ai.

Rreth 16 mijë amerikanë dhe rreth 70 anëtarë të personelit të Ambasadës amerikane ndodhen në Sudan. Shtetet e Bashkuara kanë trupa ushtarake të dislokuara në vendin fqinj të Xhibutit, që sipas ekspertëve, ka të ngjarë të përdoren për operacionet e evakuimit.

Pas strehimit në ambiente të mbyllura që nga e shtuna, pa energji elektrike, shumë civilëve në Khartoum dhe zonat përreth po u mbarojnë uji dhe furnizimet më elementare.

Aeroporti ndërkombëtar i Khartoumit dhe kufiri i Sudanit me Çadin tashmë janë mbyllur, duke lënë pak mundësi të mira për largimin e punonjësve të organizatave humanitare dhe të tjerëve. Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se administrata e Presidentit Bidenit nuk dëshiron një përsëritje të largimit të nxituar të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani.

“Nuk mund të shmangim një krahasimin me Afganistanin, veçanërisht nëse mendojmë për pamjet e amerikanëve duke u larguar nga një qytet i rrethuar dhe të civilëve që duan të evakuohen së bashku me amerikanët dhe personelin ndërkombëtar. Mendoj se nuk do të dukej mirë tani dërgimi trupave amerikane në një vend të Afrikës”, thotë Cameron Hudson nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare./VOA

Etiketa: ambasadaSHBAsudan

Lajme të lidhura

BOTA

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do godasë objektiva strategjikë në Teheran

17:19 : 22/07/2026
BOTA

SHBA-ja dhe Ukraina arrijnë marrëveshjen e rëndësishme për dronët

15:02 : 22/07/2026
BOTA

A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

09:12 : 22/07/2026
BOTA

Fundi i “El Mayos”/ Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i kartelit të “Sinaloas”

08:32 : 21/07/2026
BOTA

Sulmi në Jordani vë në pikëpyetje mbrojtjen ajrore amerikane

15:44 : 19/07/2026
BOTA

Sulmet iraniane në Jordani/ Vriten dy ushtarë amerikanë, një tjetër rezulton i zhdukur

21:58 : 18/07/2026
Para

Dramë në Premier League/ Arsenali ngec në shtëpi (VIDEO)

TË GJITHA

PS rrëzon PD-në për ndarjen e bashkive, Berisha: Akt i paligjshëm!

11:53 : 23/07/2026

Përplasjet jashtë Parlamentit, shoqërohet një protestues

11:47 : 23/07/2026

Probleme që nuk njohin stinë

11:41 : 23/07/2026

100 vite burg për rrjetin e kokainës në Itali, dënohen edhe drejtuesit shqiptarë të organizatës

11:40 : 23/07/2026

Lirohet gruaja që u burgos bashkë me foshnjën 1-vjeçare

11:30 : 23/07/2026

“Qytetarët e kanë me ju, jeni arrogantë”/ Tabaku ‘sfidon’ socialistët: Dilni në protestë!

11:25 : 23/07/2026

Lushnjë/ Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 27-vjeçare, shpallet në kërkim 42-vjeçari

11:15 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinokingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet