• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasi mori 1 mln USD nga KQZ, kryetari i Vulës i pa shqetësuar për ikjen e kandidatëve

12:27 : 14/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e djeshme shpërndau fondin e parë për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pa dyshim që më i fituari me “tortën” më të madhe doli Enkelejd Alibeaj i cili për shkak se “rrëmbeu” vulën e PD-së përfiton nga KQZ-ja rreth 1 milion dollarë. Këto para akordohen me qëllim për të bërë fushatë elektorale por realiteti është krejt i kundërt me “Grupin Alibeaj” të cilët kanë ngelur në minorancë pasi të gjithë kandidatët e propozuar prej tij njëri pas tjetrit po japin dorëheqjen duke parandaluar një dështim të turpshëm në zgjedhjet e 14 majit.

Ky nuk është fondi i fundit pasi PD-së zyrtare pritet ti arkëtohet edhe një pjesë tjetër e fondit e llogaritur sipas zgjedhjeve lokale të 2015-ës sa kohe që opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet e 2019-ës. Një shumë kjo aspak e vogël për PD-në e Alibeajt sa kohë që ende vijon rrjedhja e dorëheqjeve nga ata pak kandidatë për kryetarë bashkie që Alibeaj ka depozituar në KQZ.

Pasi “mbushi” xhepin me para nga KQZ-ja, Enkelejd Alibeaj nuk ndihet i shqetësuar që çdo ditë e më shumë po “braktiset” nga kandidatët që ka nxjerrë në disa bashki të vendit.

Gjatë intervistës për Euronews Albania, Alibeaj pranoi që çdo ditë e më shumë po “braktiset” nga demokratët dhe shumë degë të PD-së kanë dalë në mbështetje të kandidatëve të koalicionit të Metës me Berishën “bashkë Fitojmë”.

Lexo edhe:

Transferonin paratë e pista përmes sistemit “Hawala” nga Zvicra në Shqipëri, goditet grupi kriminal

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

Alibeaj vijoi duke thënë se zgjedhjet e 14 majit janë një test për qëndrimet e tyre të mbajtura gjatë këtij viti dhe në bazë të rezultatit partia do t’i nënshtrohet një procesi ristrukturimi.

“Ky është një fakt. Dua të bëj të qartë një gjë, ajo që është linja politike e PD është se të gjithë ata deputetët, anëtarë Kryesie, kandidatë, kryetarë degësh, përfaqëses të Këshillave Bashkiakë duhet të kenë një qëndrim të qartë dhe të saktë tek vota dhe mbështetjen e Partisë Demokratike. Ky është rregull statutor i PD-së. Por nëse duam të jemi në një shoqëri të lirë dhe të respektojmë lirinë e individit secili mund të zgjedhë rrugën e vetë, duke bërë përllogaritjet e tij të kostove dhe përfitimeve të qëndrimit politik. Ajo që është e rëndësishme është ajo që do ndodhë me PD pas këtyre zgjedhjeve, për të marrë vlerësimin e qytetarëve në lidhje me qëndrimin që kemi mbajtur deri tani për një vit e gjysmë. Partia Demokratike do të testohet dhe pas 14 majit PD është e detyruar për shkak të statutit dhe të ngjarjeve që të futet në një proces ridimensionimi dhe riorganizmi të kulturës së bëri politikë”, tha Alibeaj.

 

  • Çfarë deklaroi ditën e djeshme Berisha për ndarjen e parave të fushatës?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje shpërndarjen e fondit vjetor prej 345 milion lekë dhënë nga buxheti shtetit për 11 parti politike, ku pjesa më e madhe shkoi për Partinë Socialiste, pasi 74 mandatet u përkthyen në 150 milion lekë.

Ndërkohë sa i përket selisë blu, nga fondi i KQZ do të përfitojë PD e vulës, e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj. Lidhur me shpërndarjen e fondeve dhe faktin që paratë do të kalojnë për llogari të grupit Alibeaj, foli për mediat jashtë Kuvendit kryedemokrati Sali Berisha, i cili thekoi se kjo është fytyra e vërtetë e këtij regjimi.

Berisha nuk ka përfituar nga KQZ-ja asnjë lekë për fushatën elektorale megjithëse në realitet zotëron mbështetjen jo vetëm të bazës së Partisë Demokratike por nga i gjithë elektorati demokrat në 61 bashki të vendit.

“Një nga aktet më të turpshme, më të shëmtuara është se mundi, djersi dhe taksat e 620 mijë qytetarëve që votuan PD-në, grabiten nga një grup, pengje të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Sipas kryedemokratit dyshja Alibeaj dhe Basha po përfitojnë fondet e votuesve demokratë edhe pse nuk gëzojnë besimin e tyre për të drejtuar PD.

“Jo pak, por janë 2 milionë dollarë, 1 milionë dollarë është vetëm fushata. Përfaqësuesit e 620 mijë votuesve nuk marrin asnjë qindarkë. Kjo tregon fytyrën e shëmtuar të këtij regjimi. Ky tregon keqpërdorimin e dyshes famëkeqe Alibasha-Brava”, theksoi ai.

Më tej, Berisha nënvizoi se do të njoftojnë për krijimin e një rregulloreje për përballimin e shpenzimeve të fushatës me kontribute vullnetare.

Etiketa: 14 majiEnkelejd AlibeajfondetfushateKQZparapartiademokratikeSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Transferonin paratë e pista përmes sistemit “Hawala” nga Zvicra në Shqipëri, goditet grupi kriminal

12:09 : 20/07/2025
AKTUALITET

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

13:47 : 19/07/2025
AKTUALITET

PD e ka shpallur “armik”, kryebashkiaku i Kavajës: Unë komunikoj shpesh me Ramën, përgjigjet pozitivisht

18:49 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Të gjitha transaksionet financiare do jenë digjitale”/ Rama kërkon të zhdukë paranë “cash”?

18:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Lapaj shkresë KQZ: Revokimet e dorëheqjeve janë të pavlevfshme juridikisht, mandati më takon mua!

16:35 : 17/07/2025
AKTUALITET

Daja i Shabanit humbet mundësinë për t’u bërë deputet/ Kandidatja e Lapajt kërkon mandatin, kërkesë KQZ

15:41 : 17/07/2025
Para

Sondazhet/ Berisha denoncon Ramën: I ka dhënë nga 1 mln euro kompanive të polle-ve

TË GJITHA

Zjarr masiv në Devoll, flakët përhapen me shpejtësi drejt Kapshticës

08:13 : 21/07/2025

Analiza e REL: Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat

08:11 : 21/07/2025

Këmbimi valutor 21 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:08 : 21/07/2025

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

08:00 : 21/07/2025

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 20/07/2025

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

22:50 : 20/07/2025

“Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë

22:34 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com