• Kontakt
Tuesday, August 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kandidati i pavarur në Devoll po ndiqet penalisht, PD: Kryebashkiaku socialist ka falsifikuar firmat

14:56 : 30/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka denoncuar kryebashkiakun e PS-së në Devoll, Eduard Duron, se ka përdorur mjete jashtëligjore, duke nënshkruar me firma zgjedhësish pa autorizimin e tyre, duke i falsifikuar ato dhe duke përdorur familjarët e vet si firmëtare të një kandidati ‘rival’ të pavarur, Çlirim Hoxhës.

Në një deklaratë nga selia blu, Kaso njoftoi se për këtë skandal, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Korçës për veprat penale:

1- Falsifikim dokumentacioni dhe firme

2- Përdorim i paautorizuar i dokumenteve të identifikimit duke përdorur institucionin e bashkisë

Lexo edhe:

FOTO/ Denoncimi i PD: Tek “5 Maji” po ndërtohet një objekt pa leje, policia merr para nga pronarët

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

3- Ndërhyrje të paligjshme në procesin zgjedhor me qëllim manipulimin e vullnetit të zgjedhësve

Kaso deklaron se Prokuroria ka filluar ndjekjen penale. Ai tregon gjithashtu se kanë vënë në lëvizje edhe mekanizmin e Komisionerit Qendror të zgjedhjeve të cilit i është dërguar një ankimim i KZAZ nr 72-Devoll.

Deklarata e plotë:

Nëse në Tiranë dhe bashki të tjera, përdorin pengje, në Devoll Rilindja përdor paterica elektorale.

I tillë është rasti i Çlirim Hoxhës, një kandidat që pretendon se do të garojë si i pavarur për bashkinë, por devollinjtë e dinë se është patericë e Eduard Duros, kryebashkiakut socialist.

Në plan emocional Duro nuk ka faj, sepse e ka zënë tartakuti i humbjes dhe turpërimit në një bashki që e ka marrë duke garuar kundër vetes, pra aforfe dhe në tavolinë.

I mësuar me qylin, tani që opozita është në garë dhe e sigurt në fitore, kryetari socialist merr me qera kandidatë të pavarur dhe i fut në garë.

E drejta e gjithkujt për të kandiduar si partiak apo i pavarur është e patjetërsueshme, por jo me manipulime zgjedhore, jo me mashtrime.

Duro përdor mjete jashtëligjore, duke nënshkruar me firma zgjedhësish pa autorizimin e tyre, duke i falsifikuar ato dhe duke përdorur familjarët e vet si firmëtare të një kandidati ‘rival’.

Pas verifikimeve në terren nje pjese e madhe e qytetarëve mohuan të kenë firmosur në këtë listë mbështetje për z. Çlirim Hoxha, dhe disa prej tyre deklaruan perpara noterit publik këtë shkelje, duke nënshkruar se firma e tyre eshte falsifikuar.

Për këtë kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” ka bërë kallzim në Prokurorinë e Korçës për veprat penale:

1- Falsifikim dokumentacioni dhe firme

2- Përdorim i paautorizuar i dokumenteve të identifikimit duke përdorur institucionin e bashkisë

3- Ndërhyrje të paligjshme në procesin zgjedhor me qëllim manipulimin e vullnetit të zgjedhësve.

Prokuroria ka filluar ndjekjen penale, ndërkohë që ne kemi vënë në lëvzije edhe mekanizmin e Komisionerit Qendror të zgjedhjeve të cilit I është dërguar një ankimim i KZAZ nr 72-Devoll.

Medias do t’i vëmë në dispozicion listën e plotë të familjarëve të kandidatit socialist për kryetar, që kanë firmosur që në garë për Bashkinë të marrë pjesë edhe rivali-patericë, Çlirim Hoxha. Dy janë mundësitë: ose Duron nuk e votojnë as familjarët dhe ata kanë dalë duke kërkuar një kandidat, ose ai po mundohet të dobësojë rivalin e koalicionit “Bashkë fitojmë”. Meqë në Devoll nuk arritën të marrin askënd peng nga opozita, mesa duket vedosën të shpikin një kandidat të pavarur të cilin e mbështet familja dhe fisi i kryebashkiakut socialist.

Në listën e firmëtarëve bien në sy vjehrri i kryetarit të Bashkisë, së bashkë me vjehrrën, por nuk mungojnë as kunati, krushku dhe krushka. Nuk mungojnë gjithashtu as 200 punonjës të Bashkisë Devoll në krye të të cilëve shkëlqen firma e kulturuar e drejtoreshës së Kulturës në Bashki.

Partia Demokratike dhe koalicioni “Bashkë fitojmë” i bën thirrje Prokurorisë së Korëës ta trajtojë me precedencë këtë veprim të paligjshëm, i cili shtrembëron vullnetin e zgjedhësve dhe të qyetarëve të Devollit.

I kërkojmë gjithashtu Komisionerit Celibashi që të respektojë ankimin e KZAZ Devoll dhe të mos regjistrojë si kandidat në zgjedhje një fake-kandidat, një kandidat-falso nga një kryebashkiak falso si Eduard Duro.

Etiketa: 14 majidevolleduar duroivi kasoPDpszgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ Denoncimi i PD: Tek “5 Maji” po ndërtohet një objekt pa leje, policia merr para nga pronarët

11:34 : 16/08/2025
AKTUALITET

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

13:47 : 14/08/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria ka kapur pushtetin vendor, shqiptarët po lihen pa mbrojtje në emergjenca

16:33 : 13/08/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Lorena e Nikos fut Kadastrën në kolaps, rrit me 70-80% çmimet për qytetarët

14:42 : 12/08/2025
AKTUALITET

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

19:34 : 11/08/2025
AKTUALITET

Skandal korruptiv në Tropojë/ PD: Rexhë Byberaj favorizon familjarët me tender 1 miliard lekë

12:51 : 11/08/2025
Para

“Media në Shqipëri e kërcënuar”, Ambasada holandeze: Veprime konkrete për lirinë e shtypit

TË GJITHA

Horoskopi, 19 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:10 : 18/08/2025

U ekzekutua në mes të Athinës, “Turabi” vëllai i Marsel Bashimit , lidhje me krimin në Shqipëri e Greqi

23:03 : 18/08/2025

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale, zbardhet identiteti i shqiptarit që u ekzekutua në Athinë

22:42 : 18/08/2025

CNN: Putin mungoi në Shtëpinë e Bardhë, por ndikimi i tij ishte i pranishëm

22:20 : 18/08/2025

Vritet me armë zjarri një shqiptar në Athinë

21:59 : 18/08/2025

Grabitën dhe dhunuan një çift të moshuar, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

21:48 : 18/08/2025

Bilisht/ Shoqërohet në polici dentisti i klinikës ku humbi jetën 59-vjeçari

21:25 : 18/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com