• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj shkon te oferta e 10-të më e lartë për rrugën e banorëve të fshatit “Rolling Hills”

10:08 : 24/03/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Bashkia e Tiranës vijon të çudisë për mënyrën e bërjes së tenderëve, ku kësaj herë i është dashur që të shkojë te oferta e 10-të më e lartë për ta shpallur fituese. Të besuarit e Veliajt kanë s’kualifikuar nëntë firmat e para, me arsyetime nga më të ndryshmet, teksa diferenca nga oferta më e vogël deri te oferta fituese është plot 200 mijë euro. Por, për Lali Erin janë veçse “thërrime”, aq më tepër në këtë prag zgjedhjesh vendore të majit 2023. Skandali thellohet edhe më tej, kur mësojmë se ky tender i vjen në ndihmë njerëzve me të pasur të Shqipërisë, ata që po gllabërojnë fondet publike apo edhe ata me lidhje të forta deri sipër në qeveri. Bëhet fjalë për banorët e fshatit më të famshëm të Shqipërisë, “Rolling Hills”, ku vila me vlerë më të ulët është plot 800 mijë euro, ndërsa ajo më e larta shkon në disa miliona euro. Dhe, pikërisht këtyre banorëve, shteti jonë i varfër do të shpenzojë miliona euro që të shkojnë qetë-qetë te vilat e tyre, megjithëse aktualisht kanë disa rrugë alternative.

Njoftimi i fituesit të tenderit për rrugën e fshatit “Rolling Hills”

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Bashkia e Tiranës ka shpallur firmën “Vëllezërit Hysa” për një tender rruge. Është e njëjta firmë që u hetua për rrugën e Gjinarit në Elbasan, apo për një seri tenderësh të tjerë. Kësaj herë po përflitet nga Bashkia e Tiranës, e cila e ka shpallur fituese megjithëse ka dhënë ofertën e 10-të më të lartë në këtë procedurë.

Në të njëjtin dokument saktësohet se tenderi ka qenë me objekt “ndërtimi i infrastrukturës lidhëse me autostradën Tiranë-Elbasan” dhe ka pasur një fond limit 277.012.566 lekë pa TVSH. Kjo rrugë do të bëhet për 8 muaj, ndërsa kriter i përzgjedhjes së fituesit ka qenë “oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim”.

Lexo edhe:

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

Shtyhet për herë të dytë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, zbulohet arsyeja

Nga hulumtimi i dokumenteve rezulton se ofertën më të ulët e ka pasur bashkimi i operatorëve ekonomik “EURO-ALB”, “SIRETA 2F” me një vlerë 167.545.609 lekë pa TVSH. Dhe, për të shkuar te firma fituese, Veliaj s’kualifikoi plot 9 ofertë më të ulët. Në dokumente saktësohet se fituesi, firma “VELLEZERIT HYSA” ofruan 187.754.609 lekë pa TVSH. Pra, plot 200 mijë euro më shumë sesa oferta më e ulët. Në këtë moment u fut në “lojë” mekanizmi përjashtues, me arsyetime mungesë kapacitetesh, stafi, janë angazhuar në punë të tjera, etj, etj.

Në foto: Denoncimi i BoldNews.al për tenderin e fundvitit të kaluar, si “dhuratë” e Veliajt për banorët e pasur të fshatit “Rolling Hills”

Po çfarë rruge do të bëjnë?! Disa muaj më parë, BoldNews.al denoncoi procedurat e këtij tenderi, ku në ditët e para të vitit 2023, Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, firmosi tenderin e rrugës së fshatit “Rolling Hills”. Disa kohë më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri enkas një rrethrrotullim 14 milionë euro, që edhe u përmbyt. Apo edhe i aksidenteve fatale të kohëve të fundit. Dhe pa kaluar shumë kohë nga ky investim, Bashkia e Tiranës finalizoi tenderin e radhës.

Në dokumentet shoqëruese saktësohet se rruga do të shkojë pikërisht në “Rolling Hills”. Nëse deri më tani kalonin në një rrugë pak metra më larg, më të pasurit e Shqipërisë kanë kërkuar rrugë “private”, por me taksat e të varfërve. Në atë kohë, BoldNews.al shfletoi dokumentet shoqëruese të këtij tenderi, ku ndryshe nga objekti i parë “rrugët lidhëse me autostradën Tiranë-Elbasan”, në brendësi është nxjerrë “koka”. Bashkia shkruan se bëhet fjalë për rrugën “TEG – Secret Garden”, e cila shtrihet në pjesën juglindore të qytetit të Tiranës, në zonën e Lundrës. “Objekti ka shtrirje lineare me një gjatësi rreth 1100 ml. Rruga shtrihet në një nga zonat periferike të Tiranës e cila ka marrë zhvillim të rëndësishëm vitet e fundit. Rruga do ndërtohet pothuaj tërësisht e re, kalon pranë disa zonave të banuara dhe kufizohet herë nga parcela bujqësore dhe herë nga objekte banimi apo biznesesh” thuhet në këto dokumente.

LEXO EDHE:

“Babagjyshi” Veliaj, 3 miliardë lekë për rrugën e fshatit “Rolling Hills”

Etiketa: bashkia tiraneErion Veliajfirma "Vëllezërit Hysa"ROLLING HILLSrrugëtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet për herë të dytë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, zbulohet arsyeja

10:20 : 10/10/2025
AKTUALITET

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

21:05 : 09/10/2025
AKTUALITET

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

15:29 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025
Para

FOTO/ Magjike! Kuqezinjtë me risi për EURO2024, prezantohen fanellat e reja të Kombëtares

TË GJITHA

Ndalohet ‘Audi’ me targa angleze te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, arrestohen 3 persona

18:15 : 10/10/2025

Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

18:13 : 10/10/2025

Dueli në Leskovc/ Serbët nuk vendosin flamurin shqiptar për ndeshjen me Shqipërinë

17:58 : 10/10/2025

Vrasja e pronarit të kampingut dhe punëtorit shqiptar, autori fshihet në Athinë

17:42 : 10/10/2025

PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë Tepelenë

17:27 : 10/10/2025

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Kemi ardhur për fitore, as barazim e as humbje

17:12 : 10/10/2025

Çfarë ndodh pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës

17:07 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com