• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E shiti Rama para zgjedhjeve? Berisha zbulon pse u arrestua kryebashkiaku i Bulqizës

20:03 : 16/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili u kap nga SPAK pas abuzimit me një tender rreth 2 milionë euro.

Berisha e cilësoi Allën si “narkomanin e Bulqizës”, ndërsa tregoi se ai u arrestua për shkak se nuk donte të largohej dhe se donte të kandidonte sërish si kryetar bashkie nën logon e Partisë Socialiste.

“Arrestuan për një tender 2 milion euro narkomanin e Bulqizës, e arrestuan se nuk pranoi të largohej, donte të kandidonte patjetër dhe ia mbanin dosjen. Ja ku e keni, kryebashkiakun e Fierit, i cili tokën bujqësore e shpall truall për të vjedhur, burgosen vartësit dhe jo kryesori”, deklaroi Berisha.

  • Berisha prezanton kandidatin e opozitës për bashkine e Lushnjes:

Gjatë pasdites së sotme kryedemokrati Sali Berisha prezantoi në Lushnje kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Eduart Sharka. Zgjedhjet e 14 majit, Berisha i cilësoi një moment kritik që ndan historinë.

“Është nderi veçantë të flas sot para jush, të diskutoj me ju në këtë moment kritik, në këtë moment kur në thellësitë e kësaj toke, të shpirtit të çdo shqiptari buron një kushtrim, buron një thirrje; të bëjmë gjithçka për të ndaluar këtë rrokullisje të madhe të Lushnjes dhe Shqipërisë, këtë shkretim të madh të kombit shqiptar.

Lexo edhe:

Rama harron Lilon, Salillarin e Morinën, paralajmëron listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet

A u anulua pritja zyrtare? Anija luftarake amerikane mbërrin në Porto Romano

Në këtë kontekst, 14 maji është një datë që ndan historinë, sepse ju me 14 maj pas 32 vitesh jeni të ftuar të votoni kandidatin që ju keni zgjedhur me votën e lirë, që nuk ua ka emëruar as kryetari as kryesia e Partisë. Erdha këtu 1 vit e gjysmë më parë në këtë sallë dhe në çdo sallë ku shkova, demokratët me të drejtë kërkuan; ti emërojmë ne me votën përfaqësuesit tanë dhe kjo sot është një realitet.

Me votën tuaj ju përzgjodhët për qytetar të parë Eduart Sharkën, njërin nga qytetarët shembullorë, një nga njerëzit më punëtorë, më të aftë, i cili e do me shpirt Lushnjes dhe e njeh në të gjithë problematikën e saj, një njeri i cili, një specialist, ekspert, demokrat i gatshëm për të vendosur të gjithë energjitë e tij, dijen, ndershmërinë përkushtimin në shërbimin tuaj. I gatshëm të shndërrojë bashkinë e Lushnjes në shtëpinë e parë të qytetarëve të Lushnjes. I gatshëm të bëjë gjithçka që çdo qindarkë e taksave tuaja të shndërrohet në mirësi, përmirësim të infrastrukturës, jetës së banorëve të këtij qyteti”, u shpreh Berisha.

 

  • Drejtori i Parkut të Divjakës u rikthye në punë, Berisha tregon prapaskenat e shkarkimit

Berisha komentoi shkarkimin nga puna të Drejtorit të Parkut Kombëtar të Karavastasë, Ardian Koçi, i cili u pushua nga puna pas një interviste të dhënë për Zërin e Amerikës, vendim që u anulua sot nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Berisha tregoi një anë tjetër nga prapaskena e shkarkimit, u shpreh se Koçi ishte pushuar nga puna se nuk pranonte të firmoste për ndërtimet e oligarkëve në Karavasta.

“Çdo socialist i ndershëm dhe qytetar i ndershëm duhet të bashkohet me ne. Ardian Koçi, drejtori i Karavastasë, socialist i thekur, nuk ka rëndësi por punëtor i thekur më kanë thënë, që u rrinte i bënte shërbime. E pushuan sepse dha intervistë Zërit të Amerikës?! Nuk ishte halli i intervistës, por se nuk firmoste ndërtimet e oligarkëve, në Karavasta. Mbronte Karavastanë.

Shtroheni ju pyetjen. Çdo socialist i ndershëm duhet të bashkohet me ne. Të dalim nga monizmi, i cili ndrydh lirinë. Ndaj dhe ne në 14 maj nuk votojmë vetëm për Eduard Sharkun, por për demokracinë. Ne nxjerrim mësime nga gabimet. Në statutin që votuam në Kuvendin e 11 dhjetorit, thamë; nuk ka bojkot zgjedhjesh kurrë. Tani duhet ta bëjmë natën ditë për t’i rikthyer Shqipërisë pluralizmin në 14 maj. Edhe si akt. Ju keni konstatuar se çfarë qëndrimesh antikushtetuese mban Edi Rama për përpjekjen e tij të turpshme që PD mos të marrë pjesë në zgjedhje. Përpjekja e tij tregon tmerrin dhe frikën që ka nga vota juaj.

Në 14 maj të gjithë shqiptarët do i jepni përgjigje. Kjo qeveri vjedh pasuritë tuaj, taksat tuaja, djersën tuaj. Ju përçmon dhe ju mashtron. Kjo nuk është retorikë, apo akuza boshe, jo jo! Ju them ju, është KLSH që deklaroi se në vitin 2022, në 9 muajt e parë u vodhën dhe u shpërdoruan 122 mld lekë, që do të thotë të dyfishosh rrogat në të gjithë Shqipërinë.”, tha Berisha.

Etiketa: BurgEdi RamaLefter AllaSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama harron Lilon, Salillarin e Morinën, paralajmëron listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet

20:59 : 09/09/2025
AKTUALITET

A u anulua pritja zyrtare? Anija luftarake amerikane mbërrin në Porto Romano

20:46 : 09/09/2025
AKTUALITET

Teliti: Tiranën e drejton Rama, jo bashkia! Mbledhjet e Këshillit, atipike

20:30 : 09/09/2025
AKTUALITET

A është Rama një spiun rus dhe kinez?!

16:01 : 09/09/2025
AKTUALITET

Parashutë me mesazh për Safet Bajrin në burgun e Reçit/ VIDEO

15:49 : 09/09/2025
AKTUALITET

Rama: Ndërtuesit dhe arkitektët që shkelin ligjin, do të futen në listë të zezë

14:39 : 09/09/2025
Para

“Lul Brava përgjegjës për 700 mijë euro”, Berisha paralajmëron dhe Alibeajn: Po të vjen radha!

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 10 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 09/09/2025

Anglia “shkërmoq” Serbinë në Beograd, “Tre Luanët” shkëlqejnë me 5 gola

22:58 : 09/09/2025

A duhet të zëvendësohen Noka e Bardhi në PD? Xhaferri: Jam për përmirësim…

22:55 : 09/09/2025

Mbi 81% e certifikatave të pronësisë në fshat janë në emër të burrave

22:51 : 09/09/2025

Shqipëria mban gjallë shpresat për Botëror, penalltia e Asllanit vulos fitoren ndaj Letonisë

22:44 : 09/09/2025

Parlamenti Europian dënon dhunën në Serbi, paralajmërohet Vuçiç

22:42 : 09/09/2025

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë e Greqinë, “magneti” i ri janë Gjermania dhe Europa Veriore

22:24 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com