• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Spaho: Lufta ndaj PD-së, një investim i Ramës dhe Yuri Kim-it

19:22 : 15/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka diskutuar mbrëmjen e sotme, të gjitha zhvillimet e e fundit lidhur me Partinë Demokratike.

I ftuar në Fax News, Spaho është shprehur së pari për koalicionin, i cili ka për të përfshirë PL, PBDNJ dhe PDK-në dhe se ky koalicion ka për të qenë tepër i madh si për nga përbërje, po dhe nga forca që do të ketë te zgjedhjet e 14 majit.

Deputeti thotë që Edi Rama ka frikë nga Partia Demokratike dhe prandaj në bashkëpunim me Yuri Kim ai është duke bërë gjithçka që PD të mos regjistrohet në zgjedhje, për të cilat Spaho shprehet i frikësuar se kështu ka për të ndodhur.

Kandidatët që do të përfaqësojnë koalicionin do të jenë ata të primareve dhe të gjithë kanë rënë dakord për këtë, megjithëse mund të ketë parti që do duan të sfidojnë veten e tyre për të parë se çfarë force kanë kësisoj mund të dalin me kandidatë të pavarur. Për ‘palët’ mes PD-së, Sapho u shpreh se ka vetëm një parti, ajo që njihet gjerësisht nga anëtarësia dhe zgjedhësit, e cila është partia e Sali Berishës.
Për deputetin demokrat nuk është mungesa e një gjuhe të përbashkët mes PD-së, po veprimtaria antiligjore e Edi Ramës për ta dëmtuar Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.

Gazetarja: Ta nisim bisedën nga njoftimi i fundit i z.Berisha në lidhje me koalicionin, që ka thënë se do jetë me PL, PBDNJ dhe PDK. Në fakt nuk janë aleatët historik të PD-së, si është përjetuar kjo në PD?

Lexo edhe:

Përplasja për emigrantët/ Farage: Do kujdesem që Rama të mbajë fjalën!

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

Spaho: Ne e kemi deklaruar prej kohësh që do të hyjmë në koalicion, pavarësisht luftës për siglën. Sa më i lirë të jetë koalicioni aq më mirë është për objektivat që kemi për zgjedhjet, sidoqoftë kjo është një zgjedhje e secilës partisë, sipas interesit që mund të kenë. Disa prej partive mund të duan të masin forcën duke u regjistruar në listë më vete, ata që nuk do prezantojnë kandidatë, do mbështesin ata të koalicionit më të madh, po kjo është zgjedhje e tyre.

Gazetarja: Duhet të diskutojmë për vendimet nga dhoma e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që ka patur një sërë diskutimesh nga Celibashi, duke patur parasysh që nuk ka regjistruar atë që e cilësojmë si grupimi e Alibeajt, vendim që është ankimuar prej tij, po ashtu si është ankimuar dhe vendimi juaj për regjistrimin në zgjedhje. Nga ajo që shihet është shumë  e vështirë, ka mundësi PD e kryesuar nga Berisha të regjistrohet në zgjedhje, duke patur parasysh që Lulzim Basha është kryetar?

Spaho: Nuk besoj që do na lejojnë, sepse Edi Rama frika partinë PD , të dalë nga komisioni i Rithemelimit, ka frikë nga Berisha, prandaj e ka bërë gjithë këtë luftë. Megjithatë këtë nuk e arrin dot, pasi ne do futemi në koalicion, të gjithë partitë pjesëmarrëse do të mbështesin kandidatët e primareve. Çështja nuk është te këto aspektet teknike, njerëzit në Shqipëri e dinë që shumica absolute mbështesin kandidatët e Rithemelimit. Duan të mos na lejojnë të marrim pjesë në zgjedhje dhe ky është një investim i Edi Ramës dhe Yuri Kim-it, të jem i qartë në këtë pikë.

Gazetarja: Pse mund të ndërhyjë në këtë pikë ambasadorja?

Spaho: E ka thënë vetë kur shkoi në Gjyaktën e Apelit për të pranuar padinë, e ka shprehu publikisht, aq më tepër kur u zhvillua procesi i gjyqit, atje përafqësuesit e amabasadës ishin, ndërhyrja ishte e qartë. Ne ankimimet do t’i bëjmë dhe pse e dimë që nuk do të ajpin produkt, do vijë një ditë që gjëja do shkojë te i zoti. Sipas ligjit shqiptar, kryetari i partisë zgjidhet nga anëtarësia dhe jo nga gjykata.

Gazetarja: Ajo që më bënë përshtypje kësaj here është që nga momenti që ka nisur përçarja, PD është në një linjë edhe kur i referohen KQZ, apo vendimeve të gjykatave, a do të ishte më e thjeshtë nëse PD do të gjente një gjuhë të përbashkët mes vetes për ta bërë të mundur regjistrimin në zgjedhje?

Spaho: Thelbi i kësaj që po përballemi nuk është te mungesa e gjuhës së përbashkët, pasi atë e përcakton anëtarësia dhe zgjedhësit. Problemi këtu është që mazhoranaca me në krye Edi Ramën nuk do opozitë, do ta eleminojë pluralizmin, e do PD jashtë zgjedhjeve. Nuk është problem i dy palëve, pasi ka vetëm një palë, se ajo palë që nuk ak vulën nuk është parti. Po marr rastin e një lëvizje tjetër që do të regjistrohet në zgjedhje dhe aty u bë një lojë e shëmtuar duke përfshirë praktika joligjore për të bërë të mundur mosregjistrimin. Qytetarët, intelektualët duhet të kuptojnë që kjo nuk është çështje e PD, po e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri.

Gazetarja: Si do ta kundërshtoni këtë skenar?

Spaho: Me protestë, te parlamenti, me votë, që njerëzit të kuptojnë që ky duhet hedhur nga pushteti pasi nuk ngopet, do vetëm të shkelë popullin.

Gazetarja: Arritët diçka me protestat, keni bërë disa?

Sapho: Nuk pres unë që me një protestë a me dy të rrëzohet Edi Rama, aq më tepër kur mendoj që shoqëria ka nevojë për emancipim dhe ndërgjegjësim. Kjo nuk është çështje e një partie politike apo luftës për pushtet, po një betejë për të ruajtur bazat e demokracisë.

Gazetarja: Kandidatët e primareve kanë patur një ftesë nga Alibeaj, që nuk është regjistruar në zgjedhje, për të garuar me siglën e PD-së.

Spaho: Kjo është një nga çuditë e tjerë që mund të ofronte ky grupim ”më jepni kandidatët tuaj, unë ju jap vulën, ju na jepni votat dhe kur të mbarojnë zgjedhjet do të mburremi ne me këto votat”.

Gazetarja: A nuk mendoni që nëpërmjet këtij koalicioni mund të fuqizohet PL, duke patur parasysh që Berisha nuk e ka një vulë?

Spaho: Partitë e tjera do të bëjnë fushatë për programin e tyre, ne do të bëjmë punën tonë duke shfaqur pikat tona të forta. Njerëzit e dinë që kandidatët janë të Berishës dhe ata kanë për të votuar Berishën. Koalicioni do të ketë siglën e tij, emrin e tij.

 

Etiketa: Edi RamaPDspahoYuri Kimzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasja për emigrantët/ Farage: Do kujdesem që Rama të mbajë fjalën!

16:51 : 28/06/2025
AKTUALITET

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025
AKTUALITET

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

09:25 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

08:54 : 28/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
AKTUALITET

Dogjani: KAS legjitimoi deformimin e votës nga Edi Rama

17:43 : 27/06/2025
Para

Zv.trajneri i Vllaznisë vendos “bast”: I shkojmë deri në fund Kupës dhe kampionatit

TË GJITHA

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

19:06 : 28/06/2025

Abdixhiku pas takimit: Qëndrimet e Kurtit nuk kanë ndryshuar, Kosova vazhdon të mbetet në krizë

18:56 : 28/06/2025

Ndërtoi dron nënujor për të trafikuar drogë, kush është shqiptari që bleu 3 mln dollarë tokë në Karaibe

18:30 : 28/06/2025

Paralajmëron Merz: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

18:19 : 28/06/2025

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

18:02 : 28/06/2025

Zjarr në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe disa banesa

17:49 : 28/06/2025

23-vjeçari nga Kosova dërgohet në spitalin e Lezhës pa shenja jete, dyshimet

17:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com