• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vula e PD/ A mundet KLGJ të ndal reagimin qytetar pas vendimit politik të Apelit?

12:04 : 09/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

A ka detyrimin opinion publik që të ketë besim apriori tek vendimet e gjykatave? Gjyqtari i Arkansasit, David J. Sachar thotë se “është detyrë e gjyqësorit që të krijojë besim tek qytetarët” në një analizë të publikuar më herët në faqen zyrtare të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet (UNDOC).

Sërish, a janë të detyruar qytetarët që të besojnë çdo vendimmarrje të Gjykatave? Një sondazh i organizatës “Gallup”, i publikuar në vitin 2022, zbuloi se vetëm 25 përqind e amerikanëve kanë besim tek vendimet e Gjykatës Supreme, duke shënuar një rekord negativ perceptimi. Pra, edhe në “vendin e lirive” nuk përbën mëkat mos-besimi ndaj sistemit të drejtësisë.

A mund të jetë mirëkuptues opinioni publik, ose të paktën një pjesë e rëndësishme e tij, kur një vendim gjykate “as mish, as peshk” rrezikon pjesëmarrjen e rregullt të opozitës në zgjedhje, duke cënuar rëndë edhe demokracinë?

Lexo edhe:

Zgjedhjet për Tiranën/ Lëvizja Bashkë: Nuk do kemi kandidat të përbashkët me PD, në garë mund të jetë Qori

Këlliçi: PS minoi konsensusin 20-vjeçar, mazhoranca vepron me arrogancën e kartonit

Në këtë pikë, debati është shumë delikat dhe diskutimet e opinionit publik, ndoshta edhe me emocione të forta, jo vetëm që janë të pranueshme, por edhe të domosdoshme.

Gjyqtari i Arkansasit, Sachar, mban qëndrimin se “vendimet që njerëzit duhet të besojnë kanë ardhur nga zyrtarë gjyqësorë kompetentë, të ligjshëm dhe të pavarur”.

A ishte i pavarur Apeli?

A ishin tre gjyqtarët e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Astrit Kalaj, Elona Mihali dhe Irida Kacerja “kompetentë, të ligjshëm dhe të pavarur” kur vendosën në 3 mars 2023 që të mos i jepnin zgjidhje përfundimtare çështjet së legjitimitetit të strukturave drejtuese të Partisë Demokratike?

Për shumicën e demokratëve, të atashuar pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, vendimmarrja e gjykatës së Apelit ishte një goditje e fortë dhe gati asgjësuese për pluralizmin në Shqipëri.

Përfaqësues të spikatur të Partisë Demokratike kanë folur me tone të ashpra për vendimin e trupës gjykuese, duke nxitur reagimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Në një deklaratë me tone mbrojtëse, por diku-diku edhe politike, Këshilli i Lartë Gjyqësor e konsideron “shqetësuese dhe të papranueshme” atë që institucioni e cilëson si “gjuhë urrejteje ndaj gjyqtarëve”.

KLGJ thekson se “Për nga natyra e vet, veprimtaria gjyqësore shkakton pakënaqësi ndaj njërës apo tjetrës palë, por në një shtet të së drejtës, mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo përbaltja e gjykatës, apo e gjyqtarit”.

Por, në rastin konkret, pakënaqësia nuk është krijuar tek një palë për një vendim në favor të palës tjetër.

Procesi për regjistrimin e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike ishte një proces “pa palë kundërshtare”.

Por, vendimmarrja e gjyqësorit krijoi “një palë kundërshtare” që nuk ekzistonte dhe këtu është gjeneza e kundërshtisë së fortë politike dhe publike.

Gjyqësori shpiku “palë”

Për të kuptuar më së miri “pakënaqësinë e palës humbëse” tek Apeli, duhet të kthehemi në zhvillimet e fund-vitit 2021.

Partia Demokratike, në statusin dhe rregulloret e saj të brendshme organizative, ka parashikuar dy mënyrë për zgjedhjen e strukturave drejtuese;

– Mënyra e parë është ajo më normalja, ku kryetari dhe drejtuesit e tjerë zgjidhen në një proces rutinor që kalon nëpërmjet strukturave në qendër.

– Mënyra e dytë, që mund të përdoret në raste të rralla, është zgjedhja e strukturave drejtuese nga anëtarësia, nëpërmjet rregullave të miratuara nga ajo parti.

Kjo mënyrë e dytë u aplikua për herë të parë në Dhjetor 2021, kur “Grupi i Rithemelimit”, të bashkuar rreth Sali Berishës, angazhuar anëtarësinë dhe vendosën shkarkimin e të gjithë grupit drejtues të Partisë, duke filluar nga kryetari i asaj kohe, Lulzim Basha.

Pas këtij vendimi kolegjial të anëtarësisë, Grupi i Rithemelimit iu drejtua Gjykatës së Tiranës për të kryer regjistrimet përkatëse në Regjistrimin e Partive Politike.

Paralelisht, grupi politik i drejtuar nga Lulzim Basha, i drejtohet Gjykatës për regjistrimin e disa ndryshimeve statutore, të miratuara nga kryesia e partisë në Korrik të atij viti. Pas dorëzimit të kësaj kërkese, Grupi i Rithemelimit kërkoi të përfshihej si palë në këtë proces, ku do të prezantonte kundërshtitë e tij.

Gjyqtarja e çështjes, Blerina Muça, nuk e pranoi këtë kërkesë të Grupit të Rithemelimit, me argumentin se proceset e regjistrimit të ndryshimeve statutore partiake nuk janë “me palë”.

Në raste të tilla, gjykata nuk kryen një proces gjyqësor “standart”. Më shumë, është një lloj noterizimi i vendimmarrjes së partisë politike, ku gjykata vlerëson nëse janë respektuar përcaktimet statutore, si edhe nëse ndryshimet në formacionin politik nuk prekin parimet kushtetuese.

Pra, vendimi i gjyqtares Muça, e cila nuk pranoi “palë” Grupin e Rithemelimit në atë moment ishte i logjikshëm.

Ndërkohë, gjykata e Tiranës, me gjyqtar Agron Zhukrin, po shqyrtonte kërkesën e Grupit të Rithemelimit për regjistrimin e vendimmarrjes së procedurës “së veçantë”, atë të ndryshimit të kuadrit drejtues me vendimmarrje nga anëtarësia.

Në Mars 2022, gjykata pranoi kërkesën e Grupit të Rithemelimit, nëpërmjet të cilit shkarkohej Lulzim Basha dhe e gjithë kryesia e deri-atëhershme e Partisë Demokratike.

Grupimi “Basha”, i cili në atë moment përfaqësohej nga Enkelejd Alibeaj pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, e ankimoi vendimin e Zhukrit, duke pretenduar se duhet të ishte “palë” në procesin e kërkuar nga Grupi i Rithemelimit.

Kërkesa e grupimit që tashmë emërtohej “grupi Alibeaj”, u shqyrtua nga gjyqtarja Blerina Muça, e cila, në kundërshtim të plotë me standartin që kishte vendosur më herët, vendosi të pranojë të rregullt kërkesën e përfaqësuesve të Enkelejd Alibeaj për t’u konsideruar “palë” dhe për t’i njohur të drejtën e ankimit, me një vendim të marrë në Maj 2022.

Pas rreth një viti, ankimi i “Grupit Alibeaj” u shqyrtua në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Treshja gjykuese, Kalaja-Kacerja-Mihali vendosi të pranojë ankimin e “palës Alibeaj” dhe ta rikthejë çështjen e emërimit/zgjedhjes së strukturave drejtuese të Partisë Demokratike në shkallë të parë.

Goditje për pluralizmin

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, Gjykata e Apelit nuk e ka zbardhur vendimin e saj. Megjithatë, për aq sa kuptohet nga vendimmarrja, duket qartë se gjykata nuk i ka hyrë themelit të çështjes, por duhet të ketë konstatuar mangësi proceduriale, për sa kohë vendosi ta rikthejë në shkallën e parë.

Por, më e rëndësishmja në vendimmarrjen e Apelit është që grupimi “Alibeaj” u pranua si palë në ankim, ndërkohë që nuk ishte palë në procesin gjyqësor të shkallës së parë.

Dhe, në këtë pikë, rikthehemi në pikën fillestare të diskutimit – kur vendimi i gjykatës shkel disa parime të forta ligjore, siç është edhe ai i legjitimitetit të palëve, a ka të drejtë opinioni publik të reagojë kundër gjyqësorit?

Për më tepër, nëse vendimmarrja “e habitshme” e gjyqësorit cënon pjesëmarrjen e partisë kryesore opozitare në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023, a kanë të drejtë të acarohen mbështetësit e Partisë Demokratike?

Për të cituar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Theodore Roosevelt: “Askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është nën të; as nuk kërkojmë leje nga dikush kur i kërkojmë që t’i bindet atij. Bindja ndaj ligjit kërkohet si një e drejtë, nuk kërkohet si favor”.

Dhe bindja ndaj ligjit, në fillim u takon gjyqtarëve. E më tej qytetarëve.

Dhe kur gjyqtarët nuk i binden ligjit, qytetarët kanë të gjithë të drejtën që të reagojnë ndaj vendimmarrjeve gjyqësore, pavarësisht thirrjeve pa brumë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Etiketa: Astrit Kalajelona mihaligjykata e apelitIrida KacerjaKLGJPDvula e PD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet për Tiranën/ Lëvizja Bashkë: Nuk do kemi kandidat të përbashkët me PD, në garë mund të jetë Qori

19:55 : 16/09/2025
AKTUALITET

Këlliçi: PS minoi konsensusin 20-vjeçar, mazhoranca vepron me arrogancën e kartonit

18:56 : 16/09/2025
AKTUALITET

Kuvendi miraton vetëm emrat e PS-së te Komisionet Parlamentare, PD nuk i dorëzon

17:27 : 16/09/2025
AKTUALITET

Zbardhen EMRAT, PD cakton 4 kryetarët e Komisioneve që do të drejtojë opozita

15:07 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Diella po bëhet sterrë”, Berisha: Do të dërgojmë në Kushtetuese edhe ndryshimimin e rregullores së Kuvendit

14:50 : 16/09/2025
AKTUALITET

Deputetët demokratë mblidhen në seli, Bardhi: Braktisëm sallën për shkak të shkeljes së Kushtetutës

14:15 : 16/09/2025
Para

Pas një beteje të gjatë me kancerin, ndërron jetë aktori i njohur/ FOTO - EMRI

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com