• Kontakt
Thursday, September 28, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Një tërheqje e Berishës, hap i vogël për një ndryshim të madh

19:13 : 20/02/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE
Një tërheqje e Berishës, hap i vogël për një ndryshim të madh

Nga Bardh Frangu

Zhvillimet në Shqipëri janë tepër shqetësuese për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Për më keq nuk ka asnjë shenjë të vetme që të ngjallë shpresën se mund të dilet nga kjo krizë e thellë politike dhe morale, përkundrazi gjithnjë e më shumë kemi shenja të dukshme se ky shtet po futet nën kthetrat e mafisë, e cila ka kohë që dikton edhe vullnetin e qytetarëve të shprehur nëpërmjet një vote plotësisht të kontrolluar nga pushteti.

Është e dukshme se transicioni në këtë vend vazhdon të zhvillohet në dy binarë paralel; në njërin nëpërmjet përballjes së komunizmit me antikomunizmin dhe në një tjetër nëpërmjet elementit gjeografik, përkatësisht përballjes Veri-Jug. Në kontekst të kësaj më duhet të ritheksoj një pandehmë profetike të një miku nga Tirana, i cili në prag të zgjedhjeve të viti 2013, më pat thënë tekstualisht: “Nëse fitojnë socialistët, demokratët mund të kthehen në pushtet vetëm atëherë kur Kosova do të bashkohet me Shqipërinë”. Kjo gjë po dëshmohet gjithnjë e më shumë. Kjo gjë u dëshmua edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale, ku demokratët fituan vetëm qendrën kryesore të Veriut, përkatësisht Shkodrën.

Kur kësaj i shtojmë faktin se gjuha para së gjithash është çështje politike, shohim se sulmet që i bëhen standardit të gjuhës janë po në këtë vijë të ndarjes territoriale, e cila mund të jetë me pasoja të paparashikueshme për vendin. Një refleksion të tillë ndarjeje paraqet edhe Ballkani i hapur, i cili në thelbin e vetë është një krijesë ortodokse.  Në këtë kontekst provohet të ndërtohet edhe narracioni se Veriu sikur përfaqëson ndryshimet demokratike, ndërsa Jugu sikur përfaqëson një konservim të diktaturës komuniste, të identifikuar me socialistët, të cilët vazhdojnë të kenë shenjë dalluese propagandën si një lloj dhune të ngjashme me atë të diktaturës. Mjafton të analizohet vetëm propaganda e kryebashkiakut të Tiranës dhe të bindeni për këtë.

Sigurisht që konflikti ndërmjet të majtës, të identifikuar si bartës të ish diktaturës dhe të djathtës, të identifikuar si bartës të logjikës antikomuniste, është një konflikt që për gjatë kohë do ta mbajë Shqipërinë të mbërthyer në një konflikt, i cili do të pengojë krijimin e hapësirave për iniciative qytetare, kaq të nevojshme për zhvillimin e demokracisë. Kështu është gati e pamundshme të krijohet klimë e nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lexo edhe:

Berisha: Djallëzore kërkesa e Ramës që në veri të Kosovës të vendoset KFOR-i

Berisha: Vuçiçi i pabesë! Së bashku me Ramën, kryeministri më i lidhur me krimin

Po çështja është si mund të dilet nga kjo krizë dhe cili mund të jetë njëri nga hapat që do të mund të diktonte një rrugë shpëtimi. Ndërsa socialistët kanë arritur që në një masë të madhe ta kriminalizojnë edhe shoqërinë dhe ta kontrollojnë atë nëpërmjet krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të pakrahasueshëm me cilindo vend të Evropës, demokratët të ndodhur në një situatë të riorganizimit të brendshëm partiak, me në krye liderin e tyre Berisha, i cili si i sanksionuar nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kësaj gare politike i është futur si shumë i  hendikepuar, pak gjasa ka që të ndodhë ndonjë ndryshim i mundshëm.

Në kontekst të kësaj besoj se një hap i mirë do të ishte sikur Berisha publikisht të hiqte dorë nga ambiciet e tij për kryeministër dhe të fokusohej vetëm në udhëheqjen e partisë. Në këtë kuptim ai do të ndiqte shembullin e liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, i cil vazhdon të jetë kryetar i partisë, por pa pasur ndonjë funksion në ekzekutivin e shtetit. Kështu në një mënyrë Berisha do të ishte edhe më i pranueshëm jo vetëm për elektoratin e partisë së tij, por edhe për elektoratin gri si dhe për faktorin ndërkombëtar, përkatësisht për diplomacinë e huaj, përfaqësuesit e të cilës nuk do të ishin të obliguar që të kishin punë me të. Për më tepër, ndërsa tek ne shqiptarët edhe për shumë kohë do të vazhdojë të dominojë logjika e partisë shtet, Berisha do të ndjehej si njeriu i parë, gjë e nevojshme për egon e tij prej antikomunisti dhe lideri të pakontestueshëm.

Hapi ngjit me të do të ishte ai i formimit të një qeverie në hije. Kaq e nevojshme është kjo jo vetëm për elektoratin e të djathtës, por për qytetarët shqiptarë në përgjithësi që të shohin se cili do të ishte modeli qeverisës dhe cilët do të ishin emrat  që do të përfaqësonin këtë qeveri në përpjekje për ndërrim të pushtetit. Sigurisht që shumë i rëndësishëm do t ishte emri i kryetarit të kësaj qeverie në hije, përkatësisht i kryeministrit. Për situatën aktuale mirë do të ishte që emri i kryeministrit të vinte nga shoqëria civile, ndërsa nëse vije nga partia, së paku të ishte një nga ata që në jetën publike nuk ka përdorur zhurmën si argument (gjë e zakonshme kjo për politikanët shqiptarë) dhe që është një emër i respektuar sa në veri po aq edhe në jug. Këta dy hapa të vegjël do të kishin ndikim edhe në zgjedhjet lokale që janë në prag e në veçanti për ato qendrore që për gjendjen në të cilën ndodhen demokratët nuk janë fare larg.

/lapsi.al/

Etiketa: Bardh FranguSali Berisha

Lajme të lidhura

Vula e PD/ Berisha paralajmëron Ramën: Ke frikë përballjen, po luan me fatin tënd
AKTUALITET

Berisha: Djallëzore kërkesa e Ramës që në veri të Kosovës të vendoset KFOR-i

15:03 : 28/09/2023
Berisha: Vuçiçi i pabesë! Së bashku me Ramën, kryeministri më i lidhur me krimin
AKTUALITET

Berisha: Vuçiçi i pabesë! Së bashku me Ramën, kryeministri më i lidhur me krimin

21:40 : 26/09/2023
Vrasja e policit nga serbët, Berisha: Vuçiç e pranoi se qëndron pas sulmit terrorist në Kosovë
AKTUALITET

Vrasja e policit nga serbët, Berisha: Vuçiç e pranoi se qëndron pas sulmit terrorist në Kosovë

17:49 : 26/09/2023
Sulmi në veri, Berisha: PD në mbështetje të Kosovës!
AKTUALITET

Sulmi në veri, Berisha: PD në mbështetje të Kosovës!

11:05 : 26/09/2023
Sulmet ndaj mediave, Berisha: Rama dha licenca për të vrarë
AKTUALITET

Berisha: Vuçiç organizator i kryengritjes në Kosovë. U porosit nga Kremlini

12:40 : 25/09/2023
PD prezanton dosjen e “farsës së 14 Majit”, Berisha: Tetori përvëlues për Ramën
AKTUALITET

Sulmi në Kosovë, Berisha: Dështoi skenari i Beogradit

22:21 : 24/09/2023
Para
Së shpejti Instagram dhe Facebook do të bëhen me pagesë, ja përse

Së shpejti Instagram dhe Facebook do të bëhen me pagesë, ja përse



TË GJITHA

“Nëse ikën me vrap do shpëtosh”/ Gazetari: Vrasja e “kinezit”, më e tmerrshmja e Laert Haxhiut

“Nëse ikën me vrap do shpëtosh”/ Gazetari: Vrasja e “kinezit”, më e tmerrshmja e Laert Haxhiut

18:47 : 28/09/2023
Zyrtare/ Vincenzo Montella trajneri i ri i Turqisë

Zyrtare/ Vincenzo Montella trajneri i ri i Turqisë

18:40 : 28/09/2023
VIDEO/ Sulm me armë zjarri në një spital në Roterdam, disa të vrarë dhe të plagosur

VIDEO/ Sulm me armë zjarri në një spital në Roterdam, disa të vrarë dhe të plagosur

18:29 : 28/09/2023
Man.City eliminohet me “dashje”, Guardiola: Nuk donim të harxhonim energji

Man.City eliminohet me “dashje”, Guardiola: Nuk donim të harxhonim energji

18:27 : 28/09/2023
Lala: Si u zbërthye grupi kriminal i Laert Haxhiut, po përdoret një pajisje përgjuese

Lala: Si u zbërthye grupi kriminal i Laert Haxhiut, po përdoret një pajisje përgjuese

18:16 : 28/09/2023
Di Biagio e ka me arbitrimin: Nëse Dinamo është e bezdisshme, mjafton të na thonë

Di Biagio e ka me arbitrimin: Nëse Dinamo është e bezdisshme, mjafton të na thonë

18:09 : 28/09/2023
Punimet në rrugë, ndalohet qarkullimi i mjeteve në aksin Tiranë-Peshkopi në këto data

Punimet në rrugë, ndalohet qarkullimi i mjeteve në aksin Tiranë-Peshkopi në këto data

18:06 : 28/09/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com