• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria nën monitorim nga BE për “mosbashkëpunim fiskal”

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian rikthyen Shqipërinë në listën e vendeve që duhet të mbahen në monitorim për çështje fiskale, një goditje tjetër kjo për kryeministrin që dëshiron të bëjë amnisti fiskale pavarësisht kundërshtive të partnerëve.

18:40 : 15/02/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Ministrat e Financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian vendosën të martën të riklasifikojnë Shqipërinë si pjesë e një liste me 18 vende të cilat duhet të “përmirësojnë qeverisjen e mirë fiskale”, si pjesë e luftës kundër parajsave fiskale, një goditje tjetër për qeverinë e kryeministrit Edi Rama, i cili këmbëngul prej kohësh në planet e tij për të bërë amnisti fiskale në Shqipëri.

Vendimi [link njoftimi] thotë se lista me 18 vende, ku përfshihet Shqipëria “bazohet në angazhimet që ata kanë marrë për të përmirësuar qeverisjen e mirë fiskale,” ndërsa shton se “BE do të monitorojë nga afër këto angazhime që të sigurohet që ato do të zbatohen.”

Shqipëria u hoq nga lista e vendeve nën monitorim në vitin 2019 për t’i rikthyer në vitin 2023. Shkaqet konkrete të rikthimit të monitorimit nuk jepen, por lista përfshin vendet që sipas BE-së, dështojnë në transparencën fiskale, taksimin e ndershëm dhe që nuk respektojnë standardet minimale të bashkëpunimit me BE-në. Rikthimi në listë nuk ka lidhje me planet për amnisti fiskale por ka të bëjë me ligjet fiskale aktualisht në fuqi në Shqipëri.

Drejt një parajse fiskale?

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian filluan të luftojnë fenomenin e parajsave fiskale në vitin 2016 me një zyrë të Komisionit Evropian të ngarkuar për të identifikuar shtetet, të cilat efektivisht kërkojnë të përfitojnë të ardhura duke lejuar kompanitë e vendeve të tjera të shmangin detyrimet fiskale në vendet ku operojnë. Gjashtëmbëdhjetë shtete, të tilla si American Samoa, Anguila, Bahamas, Rusia apo Ishujt Virgjin Britanikë, janë në listën e zezë të BE-së për shkak se kanë refuzuar të ndërveprojnë me Bashkimin Evropian në përpjekjet e Brukselit për të krijuar një sistem të drejtë taksimi ndërkombëtar. Tetëmbëdhjetë shtete të tjera, ku përfshihet Shqipëria, Turqia, Izraeli dhe të tjera, janë në listën gri, vende të cilat panë pranuar të bashkëveprojnë me Brukselin por në legjislacionet e tyre ka vrima të cilat korporatat ndërkombëtare mund t’i shfrytëzojnë për të shmangur detyrimet fiskale normale. Pjesa tjetër e vendeve të botës është në listën e bardhë.

Lexo edhe:

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

Shqipëria ka aktualisht disa ligje të tilla që mundësojnë që kompanitë e huaja të paguajnë normë të reduktuar tatimi mbi fitimin, të tilla si përjashtimi nga tatimi mbi fitimin për hotelet me pesë yje apo tarifë e reduktuar për “bizneset e informatikës”, gjë që supozohet se do të nxisë ekonominë por që në fakt, është në përfitim të një numri minimal biznesmenësh.

Shqipëria ka qenë përgjatë viteve viktimë e fenomenit të transferimit të fitimeve, ku kompani të ndryshme shumëkombëshe kanë arritur me sukses të trasferojnë fitimet e realizuara në Shqipëri në kompanitë motra apo nëna në parajsa të ndryshme fiskale me qëllim që të mos paguanin tatim fitimi në Shqipëri. Një ligj i vitit 2016 supozohej se do të ndihmonte të luftonte këtë fenomen, por të dhënat e administratës fiskale nuk tregojnë nëse ligji është zbatuar ndonjëherë.

Ndërkohë, planet e qeverisë aktuale për një amnisti fiskale, për të cilën qeveria e kryeministrit Edi Rama këmbëngul se janë ende në fuqi pavarësisht kundërshtive të prera të Komisionit Evropian, rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë jo vetëm në një parajsë fiskale, por edhe në parajsë të krimit të organizuar ndërkombëtar. Qeveria ka tentuar të miratojë një ligj të tillë dy herë dhe të dyja herët është tërhequr në çastin e fundit nga presionet ndërkombëtare. Ajo thotë se do ta tentojë sërish më vonë këtë vit.

/Reporter.al/

Etiketa: amnistia fiskaleBEEdi Rama

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026
AKTUALITET

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026
Para

Incidenti në fushë gjatë ndeshjes, Interi merr vendimin për Lukakun dhe Barella-n

TË GJITHA

Borxhi 3 mln lekë për një bashkëpunim, qytetarja merr paratë pas një viti

22:07 : 04/06/2026

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom