Qytetarët kanë dalë sot në protestë para Parlamentit, ndërkohë policia ka vendosur një perimetër më të gjerë se herët e tjera.
Për pasojë, është bllokuar rruga përpara godinës së Kuvendit, ndërsa kalimi i qytetarëve në zonë është kufizuar.
Kujtojmë se në seancën e kaluar parlamentare pati incidente jashtë Kuvendit, ku protestuesit hodhën vezë në drejtim të automjeteve që transportonin deputetë dhe ministra. Pikërisht për shkak të këtyre ngjarjeve, autoritetet kanë vendosur të forcojnë masat e sigurisë për protestën e sotme.














