• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndalesat dhe mesazhet e Berishës nga Ministria e Brendshme, Bashkia, PS e selia blu

15:04 : 11/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Tre institucione zgjodhi kryetari i PD-së, Sali Berisha për të dhënë disa mesazhe pas fjalës së mbajtur në podiumin e protestës para kryeministrisë.

Pas kryeministrisë, Berisha i shoqëruar nga protestues, u ndal fillimisht te bunkeri pranë Ministrisë së Brendshme, nga ku kërkoi dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi.

“Erdhëm këtu për t’i dhënë një mesazh ministrit të familjes Çuçi, i cili është një anëtar familjar i organizatës kriminale të Edi Ramës se ai duhet të japë urgjentisht bashkë me Edi Ramën dorëheqjen. Ky marshim pranë shtyllave kryesore është paqësor sot, por ky ka objektivat e veta taktike dhe strategjike. Do t’i mësoni në ditët në vazhdim. Sot, kaluam para parlamentit ditën e hënë revolucioni është para parlamentit”, deklaroi Berisha.

Më tej, marshimi vijoi te Bashkia e Tiranës. Prej, aty kryedemokrati tha se Veliaj e ka vendin në burg. Ai u shpreh se “revolucioni do të flasë me të”.

Lexo edhe:

Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, janë “bandat” më të rrezikshme në Fier

Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë

“Njeriu që ka uzurpuar këtë zyrë të nderuar të qytetarëve shqiptarë është një nga hajdutët më të shpifur, më të neveritshëm që ka patur qyteti ndonjëherë. Ne erdhëm këtu për të dhënë mesazhin tonë. Vjedh ditën dhe natën qytetarët shqiptarë. Ky nuk ka të drejtë të hyjë asnjë ditë në këtë ndërtesë, ky njeri vjedh, ka shndërruar fushën e Sharrës në minierë floriri për veten dhe familjet e tyre. Vjedhin çdo qytetar të qarkut Tiranë. 18 Euro për ton sepse kontrata thotë për çdo ton plehra që depozitohen do paguhen 11 Euro. Ky njeri vjedh 18 Euro në çdo ton. Deri tani janë bërë në llogaritë offshore të Edi Ramës dhe Erion Veliaj vetëm nga fusha e Sharrës 54 milionë Euro të vjedhura. Erion Veliaj është një hajdut më të shpifur të historisë së Tiranës dhe Shqipërisë. Ka vendosur taksën për arsimin dhe ky hajdut ndërton shkolla me çmim të dhjetëfishtë, të 8-fishtë krahasuar me çminin që del nga manualet europiane të ndërtimit të një shkolle. Ky hajdut që është turpi i dheut, fillon hap tenderin tek rruga Gjon Belushi. E ndërton atë me fondet e bashkisë dhe paratë i fut në xhepin e vetëm me një firmë false. Ky do nxjerrë 1 minutë e më parë nga çdo strofull, ky vendin e ka në burg. Revolucioni do flasë me të”, deklaroi.

Ndalesa e fundit ishte jashtë selisë së Partisë Socialiste.

“Merreni këtë ardhje te selia juaj, mereni si mesazh për ju dhe si armë denoncimi të këtyre që vendin e kanë në burg“, theksoi kryedemokrati.

“Ju siguroj se aq sa kanë ata respekt për lirinë dhe votën e tjetrit aq ka dhe Berisha respekt për ta. Kjo ndërtesë është shndërruar në simbol të së keqes, prej Edi Ramës i cili me ldihjet e tij me krimin ka përzënë nga vendi që nga 2014-a, mijëra qytetarë të të gjitha bindjeve. Erdha t’ju them se në piramidën e krimit e të drogës nuk është i vetëm, e kam denoncuar dhe do vazhdoj ta bëj. Këta s’mbrojnë interesat e socialistëve por të pasurimit të tyre. Merr Gjiknurin, o socialistë të ndershëm…”, tha Berisha.

“Të nderuar socialistë të ndershëm, nëse Alda Klosit iu gjetën 700 mijë euro, Damianit tuaj i kanë humbur 6 milionë euro. Po ku i mori ai ato?! Vendi i tij është vetëm në burg. Jemi në betejë me ta. Po Xhaçka, më thoni pak. Ajo me skemat piramidale se s’po flas më tutje se i dini vetë. Me çfarë merite e bëri Xhaçka burrin investitor strategjik, e ëma e saj ka qenë në ndjekje penale për trafik fëmijësh. Çfarë ju lidh ju o shokë socialistë me këta individë fund e krye krim. Merreni këtë ardhje te selia juaj, mereni si mesazh për ju dhe armë denoncimi të këtyre që vendin e kanë në burg”, shtoi ai.

Më tej, Berisha dhe mbështetës u drejtuan për te selia e PD-së, nga ku deklaroi përfundimin e protestës.

“Dhamë një mesazh se revolucioni ynë është një betejë jetike, një mision i shenjtë për demokracinë dhe pluralizmin. Shpërndahemi tani, të betuar, të vendosur më shumë se kurrë për të vazhduar revoluacionn deri në përmbysjen e plotë të monizmit në Shqipëri, gjer në fitoren e plotë”, tha ai.

Më tej, ai bëri me dije se protestues janë ndaluar nga policia dhe bëri apel që ata të lirohen: I kërkoj policisë të lirojë protestuesit.

Kreu i PD-së kujtoi se protesta e radhës do të mbahet të Hënën para parlamentit në 17:00, kur është planifikuar të zhvillohet te protesta e radhës. Nëse ndryshon orari i seancës, do ndryshojë dhe orari i protestës, tha ai.

Etiketa: PDprotesteSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, janë “bandat” më të rrezikshme në Fier

09:38 : 02/07/2025
AKTUALITET

Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë

14:47 : 01/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Sqarimi i avokatit Beçi: Ja pse dështoi gjyqi i sotëm për Berishën

22:13 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja kërkesë për dorëheqje/ Avokati i Berishës: Nuk mendoj se Elsa Ulliri ndikohet nga Andia

21:49 : 30/06/2025
AKTUALITET

Ish-zyrtari i lartë i SHBA: ‘Non Grata’ e Berishës, pa prova! Ja si hiqet masa nga DASH

17:32 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Piramidë mashtrimi”/ Gjyqi për dosjen “Partizani”, Berisha: Drejtësia armë politike

11:42 : 30/06/2025
Para

Pas protestës, mblidhet grupi parlamentar i PD

TË GJITHA

Zjarri në fushën e mbetjeve/ Ambientalisti: Elbasani po përjeton një katastrofë mjedisore

17:20 : 02/07/2025

Leverkusen gjen pasuesin e Wirtz, arrin akordin me sulmuesin e PSV Eindhoven

17:17 : 02/07/2025

EMRAT/ Arrestohen dy drejtuesit e “Bankers Petroleum”, shkak dyshohet borxhi ndaj shtetit

17:04 : 02/07/2025

Zyrtare/ 45 milionë euro, Atletico Madrid prezanton sulmuesin e ri

17:03 : 02/07/2025

Përfundon rinumërimi në Fier: Zegjine Çaushi humbet mandatin, shpresa tek SPAK-u

16:54 : 02/07/2025

Zjarri në Elbasan, Lapaj: Inceneratori duhet të garantonte cilësinë e mjedisit, shkaktoi ndotje masive

16:52 : 02/07/2025

Zyrtare/ Dështon transferimi në Itali, Enea Mihaj vijon karrierën në MLS

16:35 : 02/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com