• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Martesa Rama-McGonigal, thikë pas shpine NATO-s e SHBA”, Berisha: Korruptoi njeriun kryesor të sigurisë në FBI

18:09 : 06/02/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Në takimin ku për herë të parë janë mbledhur të gjithë së bashku në selinë blu kandidatët e Partisë Demokratike e opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit, Sali Berisha është ndalur gjatë te afera McGonigal.

Pasi akuzoi Edi Ramën se “bën 137 udhëtime me charter, sikur të ishte sheiku më i pasur i Gjirit e përdor 200-300 milionë në vit vetëm për rrogat e pilotëve”, kreu i PD u shpreh se duke korruptuar zyrtarin e FBI, kryeministri i ka ngulur thikën pas shpine NATO-s dhe SHBA-ve.

“Kryeministri ynë shkon dhe blen njeriun më kryesor në agjencitë e zbulimit për sigurinë e SHBA-së. Ka krijuar një skandal jashtë imagjinatës. Ai ndrydhet në Surrel dhe përpiqet ta kalojë. Është e pakalueshme. Çdo ditë mediat e mëdha amerikane trajtojnë këtë akt të turpshëm. Këtë akt të papërgjegjshëm. Në fushën e sigurisë, i futi thikë pas shpine SHBA-së. Nëse ju fut thikë pas shpine SHBA-së, që janë përgjegjës për mbrojtjen e vendeve të lira, këtë akt e ke kryer ndaj NATO-s dhe ndaj vendeve të lira”, tha Berisha.

Për Berishën turp më të madh se skandali i korruptimit me qëllim lobingun për të shuar opozitën në Shqipëri i një zyrtari të intiligjencës amerikane, nuk mund të ketë për një kryetar qeverie.

“Këtë e bën kryeministri i Shqipërisë, një vend anëtar i NATO-s. Nuk e bën Lukashenko por Tirana e Edi Ramës. S’ka turp më të madhe se ky. Del dhe zvarritet si zvarranik nëpër media. Kur i thoshte mik me krenari dhe kërcënonte kundërshtarët e tij, duke i paralajmëruar në Kuvend se do shpalleshin non-grata. Këtë, ai e harron, por duhete të jemi realist”, nënvizoi lideri opozitar.

Lexo edhe:

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

Ndër të tjera, Berisha beson se SHBA-ve i është bërë një dëm shumë i madh dhe ndaj mediat më të fuqishme si Neë York Times dhe CNN prej mëse një jave merren me dosjen e McGonigal duke zbërthyer në detaje lidhjen e tij miqësore me Ramën.

“Dëmi bëhet i jashtëzakonshëm, nëse miku i tij, McGonigal që u martua së fundmi me Edi Ramën, u ka dhënë të dhëna rusëve për sekretet agjenturore të SHBA-së. Do kishte kosto të shumta në jetë njerëzore. Sot CNN është marrë gjithë ditën me Edi Ramën. Si mundet kryeministri i një vendi mik të veprojë në këtë mënyrë. Si mund të trajtojë në këtë mënyrë, një prej njerëzve më të çmuar”, deklaroi ai.

Etiketa: afera McGonigalCharles McGonigalEdi RamaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

A po e lëshon Rama – Ballukun? Berisha: Korrupsioni i saj kaloi Malin e Dajtit

13:35 : 28/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, ja lidhjet me Serbinë

13:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Berisha: 2.2 miliardë euro të vjedhura nga agjencitë e Ballukut, Tuneli i Llogarasë simbol i abuzimit

13:15 : 28/10/2025
Para

Tërmeti shkatërrimtar, lojtarët shqiptarë solidarizohen me gjëndjen e rëndë në Turqi

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com