• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi nga PD: Safet Gjici shantazhe ndaj administratës para zgjedhjeve

15:58 : 04/02/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kandidati i opozitës për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, ka akuzuar sot kryebashkiakun socialist të Kukësit, Safet Gjici, se ka filluar me kërcënime, shantazhe dhe presion mbi administratën dhe qytetarët, të kërkojë vota për Partinë Socialiste.

Sinamati, nga foltorja e PD-së, denoncoi 3 nga mënyrat më të ulëta me të cilat Gjici, sipas tij, po ushtronte trysni në Kukës.

Deklarata

“Jam para jush për të denoncuar qëndrimet antidemokratike nga ana e “Kryetarit 8%” të bashkisë tonë si dhe bandës së Taulant Ballës dhe Edi Ramës në Kukës- tha ai. – Të gjendur në shkretëtirën e braktisjes, mllefin e urrejtjes ndaj tij dhe shpurës së injorancës moniste nga banorët e Kukësit, të ushqyer nga Diktatura e korrupsionit dhe krimit, të sëmurë nga ethet e humbjes së pushtetit të pamerituar, bashibozukët që nuk kanë lënë gjë pa i vjedhur Kukësit janë lëshuar si hiena për t’u vrarë kuksianëve krenarinë.

Ka ditë dhe muaj që njeriu, i cili me paratë e vjedhura nga xhepat e qytetarëve të Kukësit, falë korrupsionit të tij galopant, po bën çmos për të dëmtuar në mënyrë palcore demokracinë nëpërmjet deformimit kriminal të votës.

Lexo edhe:

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

Kam marrë me qindra mesazhe dhe telefonata, si dhe nga biseda me dhjetëra të punësuar në administratë, se nga ana e “Kryetarit 8%” dhe drejtuesve të institucioneve në Kukës u kërkohet plotësimi i formularëve, me të dhëna të mbrojtura, për emra të personave që do ta votojnë atë dhe Partinë Socialiste.

Këto veprime bien ndesh hapur me liritë dhe të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë dhe janë në shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit.

Gjithashtu jam vënë në dijeni nga shumë punonjës kurajozë të administratës, nga mësues, mjekë dhe infermierë se formularët e patronazhimit kriminal janë kthyer mbrapsht bosh, pa asnjë shënim, duke mbrojtur me dinjitet figurën e qytetarit të lirë dhe duke përbuzur vasalitetin”, tha ai.

“Kam mësuar gjithashtu se kanë filluar të tjetërsojnë në mënyrë kriminale listën e votuesve, ndaj gjej rastin t’u kërkoj punonjësve të zyrave të Gjendjes Civile: hiqni dorë sa më parë dhe mos u bëni kontigjent kriminal!

Jemi informuar gjithashtu se në shkelje të hapur të ligjeve të vendit, drejtuesit e institucioneve të bashkisë, deri në nivel shef sektori si dhe të gjithë drejtuesit e dikastereve të tjera, kanë dorëzuar deklaratë dorëheqje pa datë, kjo si formë primitive e presionit ndaj tyre në rast humbjeje në zgjedhjet e 14 Majit.

Ka ditë dhe muaj që “ujku” i pushtetit absolut në Kukës është bërë “qingj” duke toleruar paligjshmërinë në këmbim të një grushti vota. Ka kohë që flitet dhe pritet se thasët me para të krimit dhe korrupsionit do të derdhen për të manipuluar, blerë dhe shantazhuar votuesit kuksianë.

Me gjithë këto përpjekje të dëshpëruara, jam i bindur se Kukësi do ta ndëshkojë rëndë këtë barrë të keqe dhe turpëruese, duke e hedhur në honet e harresës me datë 14 maj.

Gjej rastin të falenderoj me mirënjohje për mbështetjen e pakursyer ndaj meje të gjithë intelektualët, punonjësit e ndershëm të administratës, mjekët, mësuesit, edukatoret, infermierët dhe gjithë qytetarët kurajoz të Kukësit që e kanë lënë në vetminë e madhe kajmekanin e Taulant Ballës në Kukës, dhe i garantoj se qëndrimet e tyre do të vlerësohen gjithmonë nga ana ime sot si kandidat e nesër si kryetar i bashkisë”, shtoi.

“Njëkohësisht paralajmëroj “Kryetarin 8%” të komitetit dhe gjithë kriminelët patronazhistë se nuk do të kursej asgjë për t’iu dhënë vendin që meritoni para ligjit dhe historisë.

Inkurajoj gjithë demokratët, qytetarët  pa parti dhe socialistët e ndershëm të Kukësit të përbuzin me neveri patronazhistët e “Rilindjes” dhe të “Kryetarit 8%” të Kukësit, të mbajnë lart emrin dhe dinjitetin e lumjanit, hasjanit, goranit dhe malziasit duke mos u shantazhuar dhe duke e braktisur njëherë e mirë këtë model të turpshëm të qeverisjes së Kukësit.

Gjithashtu ju ftoj të gjithëve që me datë 11 shkurt ora 12.00 të bëhemi bashkë në sheshin para Kryeministrisë për të protestuar ndaj vrasësve të demokracisë, pluralizmit dhe shpresës së shqiptarëve!”, vijoi më tej.

Etiketa: Admir sinamatikukesPDSafet Gjici

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Paqja Fiskale”, Tabaku: Amnisti fiskale e fshehur, rrezikon ekonominë dhe buxhetin e shtetit

10:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

10:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
Para

Kategoria e Dytë, Grupi A/ 15 gola në 4 sfida, Vora shkëlqen me “manita”! Rezultatet

TË GJITHA

Biznese pa transparencë, Ministria e Kulturës fsheh të dhënat për aktivitetet tregtare brenda kalave

18:21 : 15/11/2025

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

18:01 : 15/11/2025

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025

Përplasje fizike mes dy prezantueseve, çfarë ndodhi mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt?

17:34 : 15/11/2025

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com