• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sfida SHBA-Kinë: Beteja e së Ardhmes

11:29 : 01/02/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, OP-ED

Nga Ilir Kalemaj

Që në vitin 2018, në strategjinë e mbrojtjes kombëtare të SHBA-ve shkruhet se “konkurrenca strategjike ndër-shtetërore dhe jo terrorizmi do të ishin shqetësimi kryesor amerikan në të ardhmen e afërt”. Vitin e shkuar Admirali Filip Davidson i cili është kreu i Komandës Amerikane të Indo-Paqësorit dëshmoi në senatin amerikan se Kina jo vetëm e ka rritur ndjeshëm presion global për të zëvendësuar lidershipin amerikan në botë por mund të pushtojë Taivanin Brenda gjashtë vjetësh. Elbridge A. Coly në librin e tij të fundit “Një Strategji e Mohimit: Mbrojtja Amerikane në Kohën e Konfliktit mes Fuqive të Mëdha” shkruan ndër të tjera se Azia sot është rajoni më i rëndësishëm në botë se prodhon rreth 40 përqind të ekonomisë botërore. Për të, duke qenë se ka stabilitet në Evropë dhe Gjirin Persik, rajoni i Paqësorit ka për të qenë teatri kryesor i konfliktit mes SHBA-së dhe Kinës në të ardhmen e afërt.

Në fakt ambiciet e Kinës ka vite, në mos dekada që nuk janë më rajonale. Jo vetëm Kina e ka zgjeruar ndjeshëm sferën e influencës së saj në atë që njihet si deti i Kinës së Jugut duke ndërtuar ishuj artificialë, por ka rritur dhe ndjeshëm presionin diplomatik dhe ushtarak në Azinë e Largët dhe vendet kufitare. Nga ana tjetër, përmes projektit “Brez dhe Rrugë” ka rritur ndjeshëm shkallën e penetrimit ekonomik por edhe muskujt gjeopolitikë përmes “kurthit të borxheve” dhe diplomacisë proaktive. Në dy dekadat e fundit Kina është kthyer në aktorin kryesor gjeopolitik në Afrikë duke lënë pas Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar ndërkohë që pesha amerikane dhe ruse në kontinentin evropian është rrudhur ndjeshëm qysh pas fundit të luftës së ftohtë.

Gjithashtu Kina është gjithnjë e më prezentë në Europën Juglindore përmes strategisë së saj të materializuar në formatin 16+1 dhe ndërkohë ka blerë porte kyç në Greqi dhe Itali apo investime të rëndësishme strategjike në Kroaci, Serbi, Mal të Zi dhe gjetkë. Hungaria në Evropën Qëndrore është një ndër vendet ku Kina ka investuar më tepër dhe në mënyrë të diversifikuar duke filluar nga telekomunikacioni dhe infrastruktura dhe deri te arsimi i lartë.

Lexo edhe:

BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it

Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë, ja arsyeja

Rezultantja e fuqizimit të Kinës shoqëruar me ambiciet globale të saj, për disa vëzhgues të vëmendshëm e ka bërë ballafaqimin e sotëm edhe më akut se përgjatë Luftës së Ftohtë. Disa madje e quajnë një luftë të re të ftohtë por me më tepër potencial shkatërrues. Kjo për shkak se ndryshe nga dy dekadat e fundit të luftës së ftohtë ku Kina dhe Bashkimi Sovjetik ishin rivalë strategjikë, gjë që u thellua me vizitën e Niksonit në Kinë, tashmë fuqitë revizioniste si Kina dhe Rusia janë duke bashkëpunuar gjithnjë e më ngushtë. Bashkëpunimi i tyre varion nga kryerja e stërvitjeve ushtarake të përbashkëta te kontratat e reja të furnizimit me gaz rus për Kinën por edhe Indinë dhe vende të tjera të rëndësishme si Afrika e Jugut të cilat kanë zhvendosur kompasin gjeopolitik dhe përbëjnë sfida të vazhdueshme për bllokun euro-atlantik.

SHBA-të së fundmi janë duke bërë investime të forta të mbështetura nga fonde publike sidomos në fushën e mikroprocesorëve për të rritur pavarësinë ndaj Kinës por edhe për t’i paraprirë një sulmi kinez mbi Tajvanin duke qenë se ky i fundit është lider botëror në këtë fushë. Në fakt një kompani tajvaneze sapo hapi një mega-fabrikë të dytë në Arizona me vlerë investimi që do të shkojë deri në 40 miliardë dollarë. Janë rreth 53 miliardë dollarë që Shtetet e Bashkuara kanë vënë në dispozicion të kompanive ndërkombëtare, kryesisht atyre tajvaneze që kanë dhe ekspertizën e duhur për të mbështetur investimet e tyre në tokën amerikane. Kjo bëhet jo vetëm për të rritur pavarësinë nga Kina dhe për t’i paraprirë një lufte të gjatë të kësaj të fundit në përpjekje për të aneksuar formalisht Tajvanin por edhe për të gjeneruar vende pune në SHBA, rritur ekonominë vendase dhe mbështetur prodhimin në shkallë të gjerë se mikroprocesorët i shërbejnë një sërë industrish nga makinat te tabletat dhe smartphon-ët.

Etiketa: ambicie globalefuqizimilir kalemajkinelider boterorSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it

18:40 : 03/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë, ja arsyeja

16:53 : 03/07/2025
BOTA

Ekonomia amerikane kalon pritshmëritë, ulet papunësia dhe rritet dollari

16:22 : 03/07/2025
BOTA

Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kreut të Bankës Qendrore Amerikane

08:29 : 03/07/2025
Pasojat e sulmit të kryer në qytetin Poltava të Ukrainës, më 1 shkurt
BOTA

SHBA ndalon furnizimet ushtarake për Ukrainën, në rrezik mburoja ajrore kundër raketave ruse

22:05 : 02/07/2025
AKTUALITET

Udhëtim në SHBA me qëllim për të lindur fëmijë? Ambasada amerikane del me një paralajmërim

17:43 : 02/07/2025
Para

Marcel Zabitzer huazohet te Manchester United

TË GJITHA

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025

Horoskopi, e premte, 4 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/07/2025

Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë

22:56 : 03/07/2025

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet

22:51 : 03/07/2025

Presidenti i Lille e konfirmon zyrtarisht: Zhegrova ka kërkuar largimin!

22:47 : 03/07/2025

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

22:43 : 03/07/2025

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com