• Kontakt
Thursday, March 23, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Meta: Rama i përfshirë në aferën korruptive “McGonigal”. Të protestojmë më 11 shkurt

14:22 : 01/02/2023
në AKTUALITET, POLITIKE
Meta: Rama i përfshirë në aferën korruptive “McGonigal”. Të protestojmë më 11 shkurt

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat, ndërsa i bëri thirrje SPAK që të nisë hetimet për çështjen ‘McGonigal’. Meta tha se ky është një skandal që provon korrupsionin e Ramës.

Më tej, duke iu referuar raportit të “Transparency International”, Meta deklaron se përgjegjësi kryesor për renditjen e Shqipërisë të parën në kontinent për korrupsionin dhe të dytën në botë për ryshfetin është Edi Rama. Meta shton se është jetike dhe vendimtare largimi i Ramës si armiku më i egër i lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, i shtetit ligjor dhe demokracisë në vend.

Meta u kërkon qytetarëve që të bashkohen më 11 shkurt në protestën kundër kësaj qeverie.

Deklarata e plotë:

Lexo edhe:

Meta takim me banorët e Njësisë Nr. 7: Më 14 maj triumfon demokracia

Berisha: Sot, kemi rrogën më të ulët në Ballkan dhe Europë

“Çdo shqiptar është njohur me dokumentet zyrtare të drejtësisë amerikane që provojnë angazhimin e drejtpërdrejtë të Edi Ramës në procesin mafioz të asgjësimit të demokracisë, pluralizmit politik dhe shtetit ligjor në Shqipëri nëpërmjet aferës shumë të rëndë korruptive shtetërore “McGonigal”.

SPAK duhet të kishte nisur hetimet për këtë skandal, që provon akuzat konkrete ndaj Ramës, që e ka shndërruar institucionin që çerdhe korrupsioni. Duke realizuar një goditje me thikë në zemër Shqipërisë. Është kjo arsyeja se pse Shqipëria nuk ka bërë përparim ndaj luftës kundër korrupsionit.

Për zbardhjen deri në fund të këtij skandali, në dritën e provave të pakundërshtueshme të zbuluara nga drejtësia amerikane por edhe fakteve të reja të publikuara në media për angazhimin edhe të ministrave, deputetëve, oligarkëve dhe zyrtarëve të lartë të sistemit të drejtësisë shqiptare në aferën “McGonigal”, SPAK duhet të vendoste një komunikim intensiv, serioz dhe shumë të ngushtë me institucionet e drejtësisë amerikane.

Mosveprimi i SPAK për nisjen zyrtare të hetimeve për këtë skandal shkon në të kundërt me interesat dhe sigurinë kombëtare por edhe me pritshmëritë e larta të shqiptarëve sa i përket luftës kundër korrupsionit në nivelet e larta shtetërore dhe pandëshkueshmërisë.

Është kjo arsyeja pse Shqipëria, sipas “Transparency International” nuk ka bërë përparim në luftën ndaj korrupsionit, duke shënuar një rritje vjetore krejtësisht të papërfillshme me vetëm me 1 pikë për të qëndruar në të njëjtën nivel me Serbinë, Turqinë, Ekuadorin, Kazakistanin, Panamanë, Perunë, Sri Lankën dhe Tajlandën.

E bashkëndaj të njëjtin qëndrim me Këshilltaren Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore në “Transparency International”, Lidija Prokiç e cila theksoi se ndryshimi prej një pike nuk është statistikisht i konsiderueshëm dhe konsiderohet si shenjë mospërparimi.

Me shumë të drejtë zyrtarja e lartë e “Transparency International” theksoi se “Shqipëria ka ngecur në vend në luftën ndaj korrupsionit duke mos bërë punë të mjaftueshme për garantimin e parimeve bazë të demokracisë mbi ndarjen e pushteteve, pasi autoritetet qeveritare kanë ende ndikim mbizotërues në veprimtarinë e institucioneve të pavarura”.

Sepse sipas saj “për sa kohë qeveritë do të fokusohen te interesat e partisë së tyre, te grupet me interesa ekonomike pranë pushtetarëve dhe interesi publik nuk do të jetë përparësi mbizotëruese, atëhere nuk mund të presim më shumë përparim domethënës”.

Gjithashtu një tjetër raport serioz i publikuar nga “Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes” për perceptimin publik ndaj drejtësisë dhe korrupsionit bëri të njohur faktin se gjendja e korrupsionit ka mbetur e njëjtë në 12 muajt e fundit, ndërsa mbi 25 për qind anketuarve u shprehën se gjendja është përkeqësuar dhe se tani ka më shumë korrupsion se më parë.

Përgjegjësi kryesor për renditjen e Shqipërisë të parën në kontinent për korrupsionin dhe të dytën në botë për ryshfetin është Edi Rama.

Sot është jetike dhe vendimtare largimi i tij, si armiku më i egër i lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, i shtetit ligjor dhe demokracisë në vend.

Edi Rama është i provuar botërisht se me paratë e korrupsionit ka financuar trafikun e influencës dhe ka shfrytëzuar postin e tij për të mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe mafioze pushtetin, duke korruptuar deri edhe një ish-zyrtar të lartë të FBI dhe kompromentuar rëndë marrëdhëniet me SHBA, që për të kanë qenë gjithmonë marrëdhënie aferash dhe jo vlerash.

Ndaj i ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen në 11 shkurt, në ora 12:00 në një protestë kombëtare kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më ç’njerëzore duke i vjedhur ata në mënyrë të pamëshirë dhe duke i përzënë nga vendi i tyre përmes një axhende antikombëtare shpopullimi.

Opozita do të jetë në këmbë kundër këtij armiku të lirive të tyre deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar në çdo qelizë.”, tha Meta.

Etiketa: Edi RamaIlir MetamcgonigalPDplprotesteSali Berisha

Lajme të lidhura

Meta takim me banorët e Njësisë Nr. 7: Më 14 maj triumfon demokracia
AKTUALITET

Meta takim me banorët e Njësisë Nr. 7: Më 14 maj triumfon demokracia

18:27 : 22/03/2023
Berisha: Sot, kemi rrogën më të ulët në Ballkan dhe Europë
AKTUALITET

Berisha: Sot, kemi rrogën më të ulët në Ballkan dhe Europë

18:23 : 22/03/2023
Berisha: Qeveria e Ramës organizatë kriminale, vjedh çdo orë fondet publike
AKTUALITET

Berisha në Mat: 14 Maji fitore e një Shqipërie që nuk e pranon monizmin

18:16 : 22/03/2023
Berisha: Çdo ditë, Rama vjedh dhe forcon lidhjet me krimin, mafian e drogën
AKTUALITET

Berisha: Çdo ditë, Rama vjedh dhe forcon lidhjet me krimin, mafian e drogën

18:10 : 22/03/2023
Rama “terror” te “Mjekësia”, ja si do i ndalojë studentët që synojnë Gjermaninë të marrin diplomat
AKTUALITET

Rama “terror” te “Mjekësia”, ja si do i ndalojë studentët që synojnë Gjermaninë të marrin diplomat

15:52 : 22/03/2023
Rama shpalli Vjosën Park Kombëtar, PD: Nuk ekziston në hartë. Cila pjesë do mbrohet?
AKTUALITET

Rama shpalli Vjosën Park Kombëtar, PD: Nuk ekziston në hartë. Cila pjesë do mbrohet?

15:45 : 22/03/2023
Para
Nikolla i përjashtoi, Berisha: S’e lëshojmë Parlamentin, të përgatiten Rama e Alibasha

Nikolla i përjashtoi, Berisha: S'e lëshojmë Parlamentin, të përgatiten Rama e Alibasha



TË GJITHA

“Do të ta marr hakun”/ Luizi ndryshon papritur mendje? Ja çfarë i tha Kiarës

“Do të ta marr hakun”/ Luizi ndryshon papritur mendje? Ja çfarë i tha Kiarës

23:55 : 22/03/2023
A po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?

A po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?

23:52 : 22/03/2023
CR7, Jordan apo Woods? Kush e fiton garën e më të pasurit? Ja lista

CR7, Jordan apo Woods? Kush e fiton garën e më të pasurit? Ja lista

23:49 : 22/03/2023
Fundoset varka pranë brigjeve të Tunizisë, 5 të vdekur dhe 28 të zhdukur

Fundoset varka pranë brigjeve të Tunizisë, 5 të vdekur dhe 28 të zhdukur

23:41 : 22/03/2023
Plagosje me thikë në Shkodër

Parashikimi i motit për ditën e enjte, 23 mars 2023

23:31 : 22/03/2023
Hajdarmataj: Garancia që Shqipëria i ka dhënë “kokave të krimit” të Kolumbisë

Hajdarmataj: Garancia që Shqipëria i ka dhënë “kokave të krimit” të Kolumbisë

23:28 : 22/03/2023
Shtrenjtohen kreditë për shtëpi

Shtrenjtohen kreditë për shtëpi

23:24 : 22/03/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com