• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Moti i keq në vend/ Jugu rrezikohet nga reshje të dendura

12:49 : 23/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq, ku disa zona ka reshje shiu dhe në disa zona bie borë.

Sipas Ministrisë, ka një përkeqësim të fortë të motit, me reshje të larta bore dhe ngrica.

Ministria Mbrojtjes dhe Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bëjnë thirrje qytetareve të shmangin udhëtimet me qëllime turistike në zonat ku ka prezence dëbore, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të qarkullojnë me goma dimërore dhe zinxhirë sipas rekomandimeve të autoriteteve rrugore dhe të njoftojnë strukturat vendore dhe operacionale në çdo rast nevoje.

Në qarqet, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

Në zonat malore në lartësitë 700 – 800 mbi nivelin e detit do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët.

Lexo edhe:

Greqi, kushtet e motit “fundosin” çmimet e energjisë

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, juristët: Duhet të përfshihen edhe zjarret e përmbytjet

Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile nuk paraqiten problematika të theksuara.

Lumenjtë

Niveli i lumenjve Drin dhe Buna janë nën nivelin kritik dhe lumenjtë e tjerë janë në kuota normale duke mos paraqitur problem për përmbytje.

Kuotat e lumit Drin në pikëmatjen në Lezhë është në nivelin 0,5 m nga 2 m që është niveli kritik.

Në Shkodër në hidrometrin Ura e Bahçallëkut shënon kuotën 5,85 m nga 7,5 m niveli kritik.

Niveli i liqenit në hidrometrin Ura e Bunës shënon kuotën 8,4 m nga 8,7 m niveli kritik.

Niveli i lumit Vjosa në pikëmatjen Ura e Mifolit është 4,7 m nga 8 m që është niveli kritik.

Hidroforët janë gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë.

Sasia e prurjeve në basenin ujëmbledhës të Fierzës ditën e sotme është 600 m3/s; në basenin ujëmbledhës Koman – Vau i Dejës është në Koman 290 m3/s dhe Vau i Dejës 50 m3/s.

Në kaskadën e Drinit vijojnë shkarkimet me 303 m3/s. Shkarkimet në digën Ura e Fanit janë 39 m3/s. Në hidrocentralin Ulëz dhe Shkopet shkarkimet janë 220 m3/s.

Energjia

Për sa i përket furnizimit me energji, ka problematika në të gjitha qarqet, më të pakta janë në qarkun Korçë dhe Kokës.

Strukturat e OSHEE janë duke punuar në terren pa ndërprerje për të rikthyer energjinë elektrike në kohë.

Në qarkun e Shkodrës në total ka rreth 1400 ha tokë bujqësore të përmbytur. Në njësinë administrative Ana e Malit është 1300 ha dhe njësinë administrative Dajç është 100 ha.

Më qarkun e Lezhës kemi zvogëlim të sipërfaqes së tokës së përmbytur nga 690 ha që ishte në datën 22 janar 2023 në 350 ha. Në bashkinë Lezhë janë 250 ha dhe në bashkinë Kurbin 200 ha.

Rrugët e bllokuara

Për sa i përket infrastrukturës rrugore, vijon qarkullimi normalisht në të gjitha rrugët nacionale.

Në bashkinë e Tropojës trashësia e dëborës ndryshon nga 15 cm deri në 50 cm, në bashkinë Kukës në disa zona trashësia e dëborës është nga 10 cm deri në 25 cm.

Ne aksin rrugor Korçë – Dardhë trashësia e dëborës arrin deri në 10 cm.

Vijon të mbetet i bllokuar nga ortekët e dëborës aksi Bogë – Theth i cili ka prezencë dëbore mbi 1 cm.

Vazhdon të jetë i lartë niveli i ujërave të “Përroit të Thatë” duke mbajtur të bllokuar segmentin rrugor Dedaj – Boge, pikërisht në kilometrat 5,5 dhe 13,5, ku nëpërmjet sinjalistikës provizore kalimi orientohet në rrugë alternative.

Rruga e Obotit vijon me prezencë uji edhe ditën e sotme me një nivel 65 cm, për të cilën Forcat e Armatosura po mundësojnë transportin e qytetarëve.

Aksi rrugor në Currila, bashkia Durrës, i cili u bllokua mëngjesin e sotëm nga rrëshqitjet e dherave është pastruar nga strukturat e bashkisë dhe vijon qarkullimi normalisht.

Strukturat e ARRSH dhe strukturat e pushtetit vendor po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre për të bërë të mundur qarkullimin e mjeteve.

Nga Ministria e Arsimit dhe Sportit është pezulluar procesi mësimor në 13 shkolla të njësive administrative Pult, Shosh dhe Shalë të bashkisë Shkodër.

Situata e emergjencës në të gjithë territorin e RSH është nën kontroll, vazhdon pa ndërprerje bashkëpunimi dhe angazhimi i të gjithë institucioneve dhe strukturave të Sistemit të Mbrojtjes Civile.

Deri me tani janë angazhuar në nivel qendror 60 forca ushtarake me 7 mjete të kalueshmërisë së lartë.

Etiketa: energjiaMinistria e Mbrojtjesmoti i keqpermbytjerrugëshkodra

Lajme të lidhura

RAJONI

Greqi, kushtet e motit “fundosin” çmimet e energjisë

21:51 : 14/08/2025
AKTUALITET

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, juristët: Duhet të përfshihen edhe zjarret e përmbytjet

13:24 : 14/08/2025
AKTUALITET

Belinda do ta mbyllë patjetër deri në tetor “pazarin” 365 milionë euro të koncesionit Milot-Balldre

10:22 : 12/08/2025
AKTUALITET

Aksidenti në Fier/ Policia: Benz-it ia “preu” rrugën një makinë tjetër, arrestohet 45-vjeçari

10:44 : 10/08/2025
AKTUALITET

“Jam i çmendur, hap rrugën”/ Denoncimi: U fut kundra-vajtje dhe më nxorri pistoletën (VIDEO)

08:28 : 05/08/2025
AKTUALITET

Ekzekutohet me armë zjarri 65-vjeçari në Vaun e Dejës, viktima i dënuar për vrasjen e kushëririt

21:38 : 04/08/2025
Para

Kënaqësia diabolike për ta bërë me baltë Bashkimin Europian

TË GJITHA

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025

VIDEO/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

22:22 : 16/08/2025

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com